Sunday, February 5, 2023

Regjimi i Iranit Nuk Vepron për të Ndaluar Krizën e Përkeqësuar të COVID-19

iran-street-people-walking

Ministria e Shëndetësisë e regjimit iranian e ka pranuar ditët e fundit që vendi është në mesin e një “vale të katërt” të infektimeve me koronavirus. Disa zyrtarë madje thonë se përhapja e sëmundjes kohët e fundit ka qenë edhe më e shpejtë dhe më vdekjeprurëse sesa valët e mëparshme, gjë që e ka shkakun pjesërisht tek fakti që variani britanik i virusit të Covid-19 po mbizotëron në shumicën e 31 provincave të Iranit, për të mos thënë në të gjitha provincat.

“Kur fillon një valë e re, ajo zgjat dy muaj, dhe mund ta reduktojmë amplitudën e valës me disa masa parandaluese, por nuk mund të shkaktojmë ndryshime në vetë valën. Spitalet dhe seksionet e terapisë intensive do të jenë plot për të paktën dy muaj dhe bilanci i vdekjeve do të rritet,” tha Payam Tabarsi, anëtar i këshillit shkencor të Taskforcës për Covid-19, për agjencinë shtetërore të lajmeve Mehr të mërkurën.

Sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbi 245,600 njerëz kanë humbur jetën sipas shifrave deri të mërkurën.

Pavarësisht gjithë këtyre, shumë pak masa parandaluese janë marrë për të ndaluar përkeqësimin e situatës. Regjimi ka promovuar vetëm idenë e vendosjes së kufizimeve të reja mbi udhëtimin dhe grumbullimet publike në një pikë të papërcaktuar në të ardhmen pasi situata të përkeqësohet edhe më shumë sesa këto ditë. Vrojtimet më të fundit flasin për numrin më të lartë të vdekjeve në mbi 100 ditë, por llogaritjet nga Ministria e Shëndetësisë në fakt përfaqësojnë një keqraportim dramatik të bilanceve të infektimeve dhe vdekjeve.