Thursday, February 9, 2023

Pas Disa Vitesh Fshehje të Fakteve, ish-Deputeti Pohon se Regjimi Ka Masakruar Njerëz Gjatë Protestave Iraniane në 2019-ën

Iran-Tehran-IRCG-uprising-2019Ditët e fundit, në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Mahmoud Sadeghi, ish-anëtar i parlamentit, e ka pohuar se forcat e sigurisë të regjimit kanë vrarë protestues të pafajshëm gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019.

“Në komisionet që kishin për detyrë trajtimin e [kryengritjes së nëntorit] është pyetur nëse ka patur shenja të grupeve opozitare, por ata thanë jo. I thashë Z. Shamkhani se këta janë njerëz. Ata po vrasin njerëz në rrugë. Çfarë po bëni? Do të vazhdoni të vrisni nëse ata vazhdojnë të dalin në rrugë? Shamkhani tha, po, do ta bëjmë,” tha Mahmoud Sadeghi.

Ali Shamkhani është Sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare.
Gjatë protestave madhore të Iranit në nëntor 2019, njerëzit e zemëruar mësynë qendrat e represionit të regjimit dhe bënë thirrje për ndryshim regjimi. Kryengritja e nëntorit 2019 i tronditi themelet e regjimit. Kështu, për të mos lejuar rrëzimin e regjimit të tij, Lideri Suprem Ali Khamenei u dha urdhër forcave të sigurisë dhe Gardës Revolucionare (IRGC) që të “bëjnë çfarë të munden.” IRGC dhe Forcat e Sigurisë së Shtetit (SSF) vranë mbi 1500 protestues.
Regjimi refuzoi të shpallte se sa protestues ishin vrarë, dhe zyrtarët janë munduar ta minimizojnë numrin e dëshmorëve.