Friday, March 29, 2024

Konferencë Online: “Islami, një fe e mëshirës, vëllazërisë, barazisë, dhe solidaritetit”

2,000 lokacione në 37 vende u bashkohen anëtarëve të MEK në Ashraf 3, Shqipëri, online

Thirrje të gjithë myslimanëve anti-fondamentalistë që të qëndrojnë në anën e popullit iranian dhe përpjekjes së tyre për ta përmbysur regjimin. Përpjekja për të themeluar një republikë demokratike dhe pluraliste do të kumtojë bashkë-jetesën tolerante dhe paqësore mes ndjekësve të feve e denominimeve të ndryshme.

Të mërkurën, më 14 prill 2021, u zhvillua konferenca me titull “Islami, Fe e Mëshirës, Vëllazërisë, dhe Barazisë; Solidaritet i të Gjitha Feve Kundër Ekstremizmit”, me ftesën e Komitetit Ndërkombëtar Islam në Mbrojtje të Muxhahedinëve Iranianë (PMOI/MEK) dhe Rezistencës Iraniane, kryesuar nga ish-kryeministri algjerian Sid Ahmed Ghozali. Kjo konferencë lidhi më shumë se 2000 lokacione në 34 vende me anëtarët e MEK në Ashraf 3. Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), iu bashkua konferencës nga rezidenca e saj në Auvers-sur-Oise, Francë. Në këtë konferencë morën pjesë online edhe dhjetëra personalitete e udhëheqës fetarë nga 28 vende, duke përfshirë Shqipërinë.

Në fjalimin e saj, Znj. Rajavi shprehu urimet e saj për ardhjen e muajit të shenjtë të Ramazanit për të gjithë myslimanët, veçanërisht për ata në Iran dhe në vendet fqinje Irak, Siri, Jemen, Liban, Palestinë, dhe Afganistan, të cilët janë viktima të fashizmit fetar të mullahëve. Duke iu referuar pandemisë së COVID-19, ajo tha: Sot, pandemia ua ka ndryshuar fytyrën shumë shteteve, por rasti i Iranit ndryshon. Regjimi që sundon Iranin e ka lejuar qëllimisht numrin masiv të viktimave njerëzore për të parandaluar protestat popullore. Ai e ka përdorur koronavirusin si mburojë kundër kryengritjeve deri në atë pikë saqë lideri suprem i mullahëve Ali Khamenei ka deklaruar ndalim të blerjes së vaksinave nga SHBA, Britania dhe Franca. Me 250,000 vdekje nga një popullsi prej 85 milion njerëzish, Irani ka bilancin më të lartë të vdekjeve në botë, pas SHBA-së dhe Brazilit. Përgjegjësia e plotë për bilancin masiv të vdekjeve i takon Khamenei-t.

Në të vërtetë, populli iranian po përballet njëkohësisht me dy përbindësha: virusin e fashizmit fetar, si dhe koronavirusin, shtoi ajo.

Duke krahasuar Islamin e MEK me Islamin e mullahëve, Znj. Rajavi përsëriti se: Tibari i veçantë i Islamit në të cilin ne besojmë, është demokracia. Ky Islam njeh të drejtat e denominimeve e besimeve të ndryshme dhe të shkollave të tjera të mendimit…

Duke theksuar faktin që sot, fashizmi fetar që sundon Iranin ka kaluar në një fazë dështimesh dhe disfatash pavarësisht gjithë gjakderdhjeve e shtypjeve që ka kryer, Presidentja e zgjedhur e NCRI shtoi: Për sa kohë që regjimi klerikal të mos jetë përmbysur, ai nuk do ta braktisë represionin, diskriminimin fetar, dhe misogjininë. Nuk do t’i braktisë ndërhyrjet dhe krimet në vendet e Lindjes së Mesme pasi  ai mbështetet tek këto politika për të mbijetuar. Por ekziston një zgjidhje për këtë gjëmë të madhe që ka marrë peng fatet e vendeve të Lindjes së Mesme dhe që paraqet rrezikun më të madh për paqen e sigurinë globale. Kjo zgjidhje është përmbysja e fashizmit fetar të mullahëve nga Rezistenca Iraniane dhe kryengritja e popullit iranian. Dhe sot, MEK, populli i Iranit, dhe fëmijët e tij të guximshëm janë ngritur për ta rrëzuar sundimin e diktaturës fetare. 

Znj. Rajavi përsëriti se: Në emër të popullit dhe Rezistencës Iraniane, i nxis të gjithë myslimanët anti-fondamentalistë, dhe të gjitha shtetet në Europë e në Lindjen e Mesme, që të qëndrojnë në anën e popullit iranian dhe përpjekjes së tij për ta përmbysur regjimin. Kjo përpjekje për të themeluar një republikë demokratike e pluraliste do të mundësojë bashkë-jetesën tolerante dhe paqësore të ndjekësve të feve e denominimeve të ndryshme. 

Në këtë konferencë foli edhe Znj. Elona Gjebrea, Sekretare e Komitetit Parlamentar për Marrëdhëniet me Jashtë të Shqipërisë. Ajo theksoi se: Për dekada të tëra, regjimi iranian e ka shtypur popullin e vet dhe ua ka mohuar të drejtat qytetarëve të tij. Jemi të shqetësuar nga përdorimi i vazhduar i torturës kundër protestuesve iranianë.
E dimë që kërcënimet terroriste të regjimit iranian në Shqipëri kanë vazhduar. Autoritetet shqiptare i kanë dënuar këto veprimtari. Po punojmë për të mbështetur të drejtat njerëzore të popullit iranian dhe kauzën e 
MEK. Shpresoj që shumë shpejt, të jemi në një Iran të lirë.

Në konferencën “Solidariteti i të gjitha besimeve kundër ekstremizmit”, folën personalitete dhe udhëheqës të shquar fetarë në të gjithë botën. Folësit përfshinin : Sid Ahmed Ghozali – ish kryeministër Algjerian; Bassam Al-omoush – ish ministër jordanez dhe ambasador i Jordanisë në Teheran; Anwar Malek – Shkrimtar dhe president  Algjerian i “Human Rights Watch”, Azze Haikal -Këshilltar i Presidentit Egjiptian; Najima Thay Thay – ish Ministre Marokane e Arsimit; Elona Gjebrea -Sekretare e komisionit të punëve të jashtme të parlamentit shqiptar dhe ish Zëvendës ministre e brendshme; Riyad Yassine -ish ministri i jashtëm i Jemenit dhe ambasador në Francë; Azzam al-Ahmad-një nga udhëheqësit e Organizatës Çlirimtare të Palestinës (Fatah); Ahmad AbouHashish- Zëvendës kryetar i parlamentit Palestinez; Taisir Altamimi-ish shefi i drejtësisë Palestineze; Mohammad Kaboli, Këshilltar i presidentit të Afganistanit dhe kryetar i partisë Mosharekat; Tahar Boumedra-ish përfaqësues i UNAMI-t në Irak; Peshkopi Jacques Gaillot; Udhëheqësit fetarë myslimanë në Francë, Dhaou Meskine, Khalil Merroun dhe Assani Fassassi; -Përfaqësues nga parlamentet e Bahreinit, Jordanisë dhe Egjiptit; Nazir Hakim -ish sekretari i përgjithshëm i koalicionit kombëtar Sirian; Ahmed Jarallah- shkrimtar nga Kuvajti; Struan Stevenson – ish-eurodeputet dhe president i shoqatës Evropiane të Lirisë së Irakut (EIFA); Mark Ginsberg-ish Ambasador i SHBA në Marok; Walid Phares- Bashkë sekretar i përgjithshëm i grupit parlamentar Transatlantik kundër terrorizmit; Peshkopi John Brichard – ish Peshkopi i Oksfordit; Rabini Moshe Levin -nënkryetar i konferencës së Rabive Evropiane dhe Zëdhënës i Rabbit të madh të Francës, Jalal Ganjei -Kryetar i komitetit të feve dhe emërtimeve të këshillit kombëtar të rezistencës dhe Kak Baba i Organizatës revolucionare Khabat të Kurdistanit Iranian.