Spastrimi i Kandidatëve të Zgjedhjeve Është një Përpjekje për të Konsoliduar Regjimin, për të Ushtruar Represion Maksimal, si dhe një Pasqyrim i Qartë i Krizës së Përmbysjes dhe Fazës Finale të një Diktature Fetare dhe Terroriste
Ebrahim Raisi, laroja i masakrës së 1988-ës, një nga kriminelët më të këqij kundër njerëzimit, do të jetë presidenti i ardhshëm i regjimit.
Zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se Khamenei ka hedhur hapa për ta konsoliduar regjimin dhe rritur në maksimum represionin duke i spastruar kandidatët presidencialë që kishin marrë pjesë në të gjitha krimet e regjimit gjatë 40 viteve të fundit. Kjo është shenjë e qartë e krizës së përmbysjes të regjimit dhe fazës finale të diktaturës fetare e terroriste.
Nga frika e përmbysjes së regjimit dhe kryengritjes së ushtrisë së të papunëve e të uriturve, Khamenei ka përgatitur terrenin për eliminimin e rivalëve të Ebrahim Raisi-t, i cili është laroja i masakrës së 1988-ës, vrasësi i anëtarëve të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI), dhe një nga kriminelët më të këqij kundër njerëzimit në 50 vitet e fundit.
Skualifikimi i individëve si Brigadier Gjeneral Ali Larijani i IRGC-së, i cili është arkitekt i censurës dhe represionit, kryetar i parlamentit të regjimit për 12 vite, dhe ka qenë gjithmonë pjesë e rrethit të brendshëm të Khamenei-t, do ta bëjë bazën e pushtetit të regjimit më të ngushtë e më të brishtë, do t’i ashpërsojë në mënyrë të paprecedent grindjet e brendshme të regjimit, dhe kështu, do ta përshpejtojë procesin e shpërthimit të brendshëm e përmbysjes së regjimit.


Spastrimi i Kandidatëve të Zgjedhjeve Është një Përpjekje për të Konsoliduar Regjimin, për të Ushtruar Represion Maksimal, si dhe një Pasqyrim i Qartë i Krizës së Përmbysjes dhe Fazës Finale të një Diktature Fetare dhe Terroriste


Një grua është varur mëngjesin e të dielës, më 23 maj 2021, në Burgun Qendror të Yazd. Kjo është gruaja e 117-të e ekzekutuar gjatë mandatit të Hassan Rouhani-t si president i mullahëve. Të paktën 15 gra janë ekzekutuar çdo vit në Iran gjatë tetë viteve të fundit.









Tetë vitet e fundit e kanë ilustruar edhe më tej këtë fakt, pasi mandati i presidentit të ashtu-quajtur reformist, Hassan Rouhani, nuk mbajti asnjë nga premtimet e fushatës së tij zgjedhore dhe madje rezultoi në kushte edhe më të këqija në shumë aspekte. Kjo nuk ka qenë asnjëherë më e qartë sesa në nëntor 2019, kur populli iranian zhvilloi një kryengritje anti-qeveritare që u përhap në gati 200 lokalitete, dhe autoritetet u përgjigjën duke hapur zjarr mbi turmat e 


Mehran Gharabaghi, Behbahan
Majid Khademi