Monday, February 6, 2023

Përditësim lidhur me koronavirusin në Iran: Mbi 290,100 vdekje, zyrtarët paralajmërojnë që tani për një valë të pestë

The novel coronavirus, also known as COVID-19, has taken the lives of over 290,100 people throughout Iran, according to the Iranian opposition PMOI/MEKKoronavirusi i ri, i njohur gjithashtu si COVID-19, ua ka marrë jetën mbi 290,100 njerëzve në mbarë Iranin, sipas opozitës iraniane PMOI/MEK

Mbi 290,100 njerëz kanë vdekur nga koronavirusi i ri në 541 qytete të shpërndara në të 31 provincat e Iranit, sipas raporteve të mbledhura nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), deri mbasditen e të dielës me orën lokale, 16 maj. Bilanci zyrtar i vdekjeve i deklaruar nga regjimi është 76,936, pra rreth një e katërta e shifrës së vërtetë.

Infografikë-PMOI/MEK raporton mbi 290,100 vdekje nga koronavirusi (COVID-19) në Iran

“E kemi kapërcyer me siguri valën e katërt, domethënë e kemi arritur pikun gjithkund dhe e kemi kapërcyer, dhe aktualisht jemi në kurbën zbritëse,” tha dje presidenti i regjimit, Hassan Rouhani.

“E kemi vënë nën kontroll valën e katërt të koronavirusit. Shifrat për sa i përket kësaj vale kanë nisur të ulen në mbarë vendin,” tha të dielën Ministri i Shëndetësisë i regjimit Saied Namaki. Ndërkohë, numri i njerëzve që kanë vdekur nga koronavirusi, sipas vetë shifrave të fabrikuara të regjimit të shpallura nga Ministria e Shëndetësisë, ësthë rritur nga 200 të shtunën duke arritur në 303 të dielën. Të shtunën kishte 7723 raste të reja, ndërkohë që të dielën kjo shifër arriti në 11,291.

Sipas raporteve nga universitetet mjekësore në mbarë Iranin, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 25 pacientë me koronavirus në Isfahan, 21 në Alborz, dhe 21 në Fars. Këto shifra përfshijnë njerëzit që kanë vdekur në spitale dhe që kishin rezultuar pozitiv për Covid-19, sipas një raporti të së dielës të publikuar nga agjencia e lajmeve Mehr, e cila është e lidhur me Ministrinë e Inteligjencës dhe Sigurisë (MOIS) të regjimit.