
Regjimi luftënxitës i mullahëve, armiku i Fatah, Organizatës Palestineze për Çlirim, dhe popullit palestinez, është e vetmja palë që do të përfitojë nga vrasja e të pafajshmëve dhe sulmet me raketa e bombardime kundër popullit të Gazës dhe lufta e përshkallëzuar që nisi ditët e fundit të Ramazanit dhe Fitër Bajramit. Regjimi do ta përdorë këtë konflikt për të fshehur krizat e veta.
Të shtunën, Presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin palestinez Mahmoud Abbas. Biden “theksoi nevojën që Hamas t’i ndalë sulmet me raketa kundër Izraelit”, dhe të dy personalitetet “shprehën shqetësimin e përbashkët për faktin që qytetarë të pafajshëm, përfshirë fëmijë, kanë humbur jetën tragjikisht në mes të dhunës që vazhdon,” raporton Reuters.





