Yasaman Aryani dhe nëna e saj, Monireh Arabshahi, janë privuar nga leja për të dalë nga burgu. Dy aktivistet për të drejtat e grave janë burgosur për kundërshtimin e tyre ndaj politikës së regjimit iranian për mbulimin e detyrueshëm të kokës.
Farzad Aryani, babai i Yasaman, postoi një regjistrim audio në mediat sociale, në të cilin thotë: “Pse nuk respektohen të drejtat e të burgosurve, përfshirë të gruas dhe vajzës sime?”
“Gruaja dhe vajza ime nuk kanë përvetësuar para dhe as nuk kanë kryer vrasje”, shton Farzad Aryani. “Ato u shprehën në formën më të mirë të mundshme duke u dhuruar lule [grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.] Atyre nuk duhet t’u hiqet e drejta për të marrë leje nga burgu.”
Në një pjesë tjetër të audioregjistrimit, Z. Aryani thotë: “Në dy vitet e shtatë muajt e fundit, ata i kanë dhënë vetëm pak ditë leje gruas sime, Monireh Arabshahi, e cila duhej t’i nënshtrohej një operacioni, dhe vajzës sime, Yasaman Aryani. e cila kishte nevojë për një operacion dentar. Por u kanë thënë se nuk e meritojnë t’u jepet leje sepse janë aktiviste”.
Disa iranianë u arrestuan ditën e djeshme nga Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) për arsye se ishin anëtarë të një “rrjeti anti-revolucionar” në Robat Karim, në jugperëndim të Teheranit. Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Rokna, prokurori i Robat Karim tha se IRGC ka qenë në gjendje ta identifikonte dhe ndalonte “udhëheqësin” e rrjetit dhe anëtarët e tij. Ai shtoi se ata janë transferuar në burg.
Identitetet dhe numri i personave të ndaluar, si dhe burgu në të cilin janë dërguar, nuk tregoheshin në raport.
Në një rast tjetër të botuar dje në agjencinë shtetërore të lajmeve ISNA, përfaqësuesi i Marrëdhënieve me Publikun i IRGC-së ka thënë se një rrjet njerëzish me “mendime dhe besime divergjente” janë arrestuar në provincën Kerman të Iranin juglindor.
Sipas raportit, ky “rrjet” zhvillonte seanca në parqe dhe ndërtesa publike dhe “mashtronte” njerëzit, duke i çuar drejt “mendimeve divergjente dhe masave kundër sigurisë”.
Përfaqësuesi i Marrëdhënieve me Publikun i IRGC-së tha se ky grup kërkon të godasë “shtyllat e shenjta të Republikës Islamike” dhe “të shqetësojë mendjet e publikut” dhe t’i transmetojë “veprimtaritë e tyre kriminale” në mediat e grupit opozitar.
Raporti i ISNA shkruante gjithashtu se disa anëtarë të grupit aktualisht ndodhen jashtë vendit, por anëtarët brenda Iranit janë identifikuar dhe arrestuar. Identitetet dhe numri i personave të ndaluar nuk janë deklaruar në raport.
Teksa krizat sociale dhe ekonomike në Iran vazhdojnë të intensifikohen dhe shoqëria bëhet gjithnjë e më e trazuar, mediat shtetërore të Iranit fundjavën e kaluar kanë vazhduar të publikojnë paralajmërime në lidhje me shtimin e reagimeve ndaj përkeqësimit të krizës.
Pandemia e Covid-19 vazhdon të bëjë kërdinë në Iran, me mijëra njerëz që vdesin çdo ditë për shkak të koronavirusit të ri. Valët e reja të infektimeve po godasin vendin njëra pas tjetrës, dhe me regjimin iranian që vonon programin e vaksinimit dhe përdor vaksina më pak të efektshme, është rritur shkalla e infektimeve dhe vdekshmërisë.
Gazeta shtetërore Arman-e Meli shkroi më 30 tetor se sipas shifrave shtetërore, 47% e popullsisë së Iranit ka marrë dy doza vaksine dhe 75% kanë marrë një dozë. Megjithatë, raportimet e qytetarëve nga i gjithë vendi kanë treguar për mungesën e efektshmërisë së vaksinave të përdorura, veçanërisht për shkak të mutacioneve të fundit të virusit dhe rritjes së numrit të pacientëve të infektuar.
Shumë ekspertë të shëndetësisë tani paralajmërojnë se me ardhjen e dimrit dhe përhapjen e virozave të stinës, numri i infektimeve nga Covid-19 në Iran mund të rritet, duke çuar në më shumë vdekje.
Për sa i përket krizës ekonomike në Iran, vendi është ende i prekur rëndë nga korrupsioni i regjimit dhe rastet e përvetësimeve të fondeve. Regjimi vazhdon të financojë grupet e tij terroriste në Lindjen e Mesme, ndërkohë që qytetarët iranianë luftojnë dëshpërimisht për të siguruar jetesën për vete dhe familjet e tyre, të rënë poshtë pragut të varfërisë.
E përditshmja MardomSalarie shkruan: “Sipas qendrës statistikore të Iranit, norma e inflacionit në të gjithë vendin në tetor ishte 45.4%, ndërkohë kjo normë luhatet. Çmimet e orizit, sheqerit dhe mishit në shtator janë rritur nga 28.4 në 71.6 për qind. Sheqeri ka patur rritjen më të madhe të çmimeve.”
Vlen të theksohet se pagat e punëtorëve dhe punonjësve iranianë janë rreth 4 milionë toman. Megjithatë, autoritetet e regjimit vonojnë dhënien e pagave.
Arman-e Meli paralajmëron se nivelet në rritje të varfërisë në Iran po e trazojnë edhe më tej shoqërinë, duke thënë se zyrtarët duhet t’i zgjidhin këto çështje së bashku me ekspertët ekonomikë sa më shpejt që të munden.
Më 30 tetor, e përditshmja Mostaghel shkruante: “Sistemi politik në Iran është përballur me krizat e legjitimitetit politik, efikasitetit ekonomik dhe korrupsionit strukturor për shumë vite”.
Ata paralajmëruan se nëse nuk bëhen reforma në strukturat dhe strategjitë në sistem, atëherë kjo mund të çojë në kolapsin e të gjithë qeverisë. Duke diskutuar për periudhën pas-revolucionare të vendit, ata deklaruan se shteti “nuk ka liri apo pavarësi ekonomike dhe politike” dhe se asgjë nuk ka mbetur “nga republika dhe krahët islamikë të sistemit”.
E përditshmja Hamdeli iu referua normës në rritje të inflacionit në Iran në botimin e saj të së shtunës, duke thënë se norma aktuale prej 58% është niveli më i lartë në Iran që në vitet 1940. Si rezultat i përkeqësimit të krizave, ata paralajmëruan për një “zemërim social të përgjithshëm” i cili do të “rezultojë në trazira të hidhura sociale”.
Më 31 tetor, media Aftab-e Yazd paralajmëroi: “Kur njerëzit nuk janë në gjendje të plotësojnë nevojat e tyre bazë, ata u bashkohen klasave shoqërore të varfra. Kur klasat e varfra zgjerohen së tepërmi, miliona njerëz nuk kanë më asgjë për të humbur dhe i drejtohen dhunës. Kjo sigurisht që do ta rrezikonte sigurinë e sistemit.”
Me sa duket, migrimi i individëve të arsimuar e të specializuar nga Irani drejt vendeve të tjera, dukuri që njihet si shterimi i trurit, po bëhet gjithnjë e më intensiv me kalimin e viteve. Sipas studimeve të kryera në 2019-ën, Irani renditej i dyti në botë për sa i përket shterimit të trurit, me rreth 180,000 profesionistë të emigruar. Sigurisht, me përkeqësimin e të gjitha aspekteve të jetës në Iran gjatë gjithë këtyre viteve të fundit, me marrjen nën kontroll të të tre pushteteve shtetërore në Iran nga individët më të afërt e më të besuar të Khamenei-t (Raisi, Ejei, dhe Ghalibaf) dhe me rritjen e pakënaqësisë publike, pa dyshim që kjo statistikë është rritur.
Shterimi i trurit në një shtet zakonisht ndodh për tre arsye: probleme ekonomike, shoqërore, ose politike. Kriza e vazhdueshme e shterimit të trurit në Iran mund t’i atribuohet efekteve të ndërthurura të shumë faktorëve, duke përfshirë dekada të tëra qeverisjeje të dobët, represionin e gjerë të vazhduar politik e shoqëror, dhunimet e rënda të të drejtave njerëzore, perspektivën e zymtë ekonomike, korrupsionin, dhe faktorë socio-demografikë.
Momentalisht, gjithë këta parametra duket se janë bashkuar për të mos lënë asnjë zgjidhje për shumë iranianë, përveç largimit nga vendi. Këta faktorë kanë shkaktuar pakënaqësi tek shumica e iranianëve, dhe sipas studimeve, 30% e popullsisë ka prirjen të emigrojë jashtë vendit. Nga njëra anë, kjo pakënaqësi mund të shihet në statistikat dhe shifrat ekonomike që tregojnë se, për shembull, 80% e popullit është nën pragun e varfërisë. Klasa e mesme pothuajse është zhdukur dhe ushqimet thelbësore janë të papërballueshme për miliona njerëz. Lajmet për grevat e punëtorëve të cilët nuk paguhen që prej disa muajsh, shihen pothuajse çdo ditë në media dhe janë bërë një gjë e zakonshme. Papunësia e të rinjve ka arritur një të tretën e kësaj popullsie dhe tani ka një numër të madh të diplomuarish që bëjnë punë të tilla si shofer taksie.
Në provincën Kurdistan ka shumë njerëz që mbartin mallra mbi shpinë dhe i çojnë në anën tjetër të kufirit, të njohur si “kolbar” ose hamaj të kufirit. Çdo muaj, ata vriten nga policia kufitare që qëllon mbi ta pa u ndëshkuar.
Situata e Iranit është aq e zymtë sa gati një e treta e popullsisë metropolitane, e cila nuk mund të përballojë më të paguajë qiratë e rënda brenda qyteteve, detyrohet të largohet drejt periferive të qyteteve dhe jeton në kushte shumë të këqija, në kasolle që nuk kanë as standardet minimale të jetesës, si uji i pijshëm, energjia elektrike, banjo të përshtatshme, etj
Për më tepër, korrupsioni i përhapur dhe i institucionalizuar në qeveri ka çuar në ndarje të pabesueshme klasore midis zyrtarëve e anëtarëve të regjimit dhe njerëzve të thjeshtë. . Është zbuluar se zyrtarët e regjimit dhe personat që kanë lidhje me ta kanë akses në monedhën e huaj me normë më të ulët, që është rreth një e shtata e kursit të tregut. Ata e shesin atë në tregun e hapur me një çmim shumë më të lartë dhe fitimet i fusin në xhepin e tyre. Kjo është arsyeja pse Irani është renditur me numrin më të madh të milionerëve në Lindjen e Mesme.
Korrupsioni qeveritar që ka shkaktuar një varfëri të gjerë është një nga arsyet kryesore që shumë të rinj kanë humbur shpresat për të ardhmen dhe janë bërë të varurnga droga. Kjo është parë rrallë përpara revolucionit të 1979-ës. Fakti që shumë të rinj studentë, madje edhe nxënës të shkollave të mesme bëhen të varur nga droga është shumë i zakonshëm në Iranin e sotëm. Presioni i pamundësisë për të përballuar një jetë normale i detyron ata të të mdërpresin studimet dhe të gjejnë një qoshe në periferitë e qyteteve për të kaluar natën. Në Iran, ata quhen si fjetësit në kartona, që do të thotë se jetojnë dhe flenë në kuti kartoni.
Sipas statistikave të publikuara të regjimit, aktualisht ka 4.4 milion persona të varur nga droga në Iran. Shifra reale është shumë më e lartë, sigurisht. Të njëjtat statistika tregojnë se numri i këtyre personave në vend është dyfishuar në dhjetë vitet e fundit. Qendrat e shpërndarjes së drogës drejtohen dhe menaxhohen në mënyrë indirekte nga Garda Revolucionare e Iranit dhe zyrtarët e regjimit. Ata operojnë rrjetin e shpërndarjes së drogës pa frikë nga arrestimi apo kërkesa e llogarisë. Për të mbuluar një operacion kaq fitimprurës, herë pas here arrestohen dhe ekzekutohen disa përdorues dhe shpërndarës droge. Por numri në rritje i personave të varur nga droga tregon qartë se rrjetet e shpërndarjes së drogës janë imune. Në fakt, sigurimi i drogave tani është më i lirë dhe më i lehtë sesa sigurimi i disa artikujve ushqimorë.
Duke marrë parasysh sa më sipër, është e natyrshme që shumica e njerëzve të arsimuar, të cilët kanë punuar shumë për vite me radhë, kanë studiuar, kanë fituar përvojë për të patur një jetë më të mirë dhe që shohin kushte të tilla, arratisen nga vendi për të shpëtuar nga ky burg i tmerrshëm. Por duke qenë se jo të gjithë e kanë të mundur të emigrojnë dhe jo të gjithë duan të largohen nga Irani, shumë prej tyre po përpiqen ta ndryshojnë situatën në Iran
Motivimi pas pjesës më të madhe të këtij imigrimi është fakti se iranianët nuk mund ta tolerojnë despotizmin e mullahëve që u imponon kufizime të padurueshme politike dhe shoqërore. E vërteta e trishtë është se, për sa kohë që mullahët të jenë në pushtet, do të shohim vetëm rritje të numrit të studentëve dhe ekspertëve që largohen përgjithmonë nga Irani.
Por sipas politikanëve dhe sociologëve që e njohin mirë situatën në Iran, kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Kjo korrespondon edhe me atë që po thonë vetë disa zyrtarë iranianë. Shoqëria iraniane është si një bombë që po i afrohet me shpejtësi fazës së shpërthimit, ose sipas Ahmadinejad, ish presidentit të këtij regjimi, po afrohet një përmbytje që do t’i marrë me vete të gjithë.
Në mes të Samitit Global të Cop26, iranianët bëjnë thirrje për politikë të qëndrueshme ndaj regjimit të Iranit
Të hënën, komunitetet anglo-iraniane, mbështetësit e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dhe Muxhahedinët-e Khalq (MEK) në Mbretërinë e Bashkuar mbajtën një tubim proteste duke u bërë thirrje udhëheqësve botërorë që t’i japin fund pandëshkueshmërisë sistematike në Iran.Ky tubim u mbajt njëkohësisht me Konferencën e 26-të të OKB-së për Ndryshimet Klimatike (COP26) në Glasgow. Mbështetësit e NCRI dhe MEK u bënë thirrje udhëheqësve botërorë që të kërkojnë llogari nga regjimi iranian për dekada të krimeve kundër njerëzimit.Tubimi dhe pjesëmarrësit e tij theksuan gjithashtu përfshirjen e presidentit të ri të Teheranit, Ebrahim Raisi, në masakrën e vitit 1988 të mbi 30,000 të burgosurve politikë. Ata gjithashtu theksuan rolin e Raisit dhe zyrtarëve të tjerë të lartë të Iranit në shkatërrimin e mjedisit të Iranit.Raisi ishte planifikuar të fliste në COP26 por ai anuloi pjesëmarrjen e tij pasi një grup ish të burgosurish politikë, të mbijetuar dhe familje të viktimave të masakrës së 1988 depozituan një ankesë ligjore kundër tij në MB dhe Skoci nën juridiksionin universal të MB duke kërkuar arrestimin e tij për “krim kundër njerëzimit” dhe ” gjenocid’ nëse merrte pjesë në Samitin e OKB-së në Glasgow.
Të shtunën dhe të dielën, media shtetërore e Iranit u mbush me paralajmërime për një shoqëri të trazuar dhe kriza sociale dhe ekonomike
COVID 19
Irani po kalon epokën e tij më të errët. Mijëra njerëz vdesin çdo ditë për shkak të koronavirusit të ri. Vendi përjeton valë të reja Covid-19 njëra pas tjetrës. Regjimi iranian vonoi vaksinimin e përgjithshëm, duke rritur infektimin dhe vdekshmërinë nga Covid-19. Teherani ka përdorur gjithashtu vaksina më pak efektive dhe të pamiratuara me efekte të ndryshme anësore.
“Shteti ka pohuar se 47% e popullsisë së vendit kanë marrë dy doza të vaksinës dhe 75% kanë marrë dozën e parë. Mjerisht, raportimet e qytetarëve nga qytete dhe fshatra të ndryshme tregojnë se vaksinat e disponueshme nuk janë efektive për shkak të mutacioneve të reja të virusit dhe rritjes së numrit të pacientëve”, shkruante gazeta shtetërore Arman-e Meli më 30 tetor.
Shumë ekspertë shëndetësorë paralajmërojnë tani se me dimrin që vjen dhe përhapjen e gripit dhe gripit, numri i infeksioneve Covid-19 në Iran mund të rritet, duke çuar në më shumë vdekje.
“Kombinimi i koronavirusit dhe gripit në shoqëri është shumë shqetësues, sidomos tani që moti është i ftohtë dhe kemi ndotje të ajrit që ndihmon koronavirusin dhe gripin dhe shkakton një valë të gjerë të të dyja sëmundjeve në vend”, shtoi Arman-e Meli. .
Krizë ekonomikeEkonomia e Iranit është e zhytur në korrupsion dhe vjedhje. Njerëzit mezi ia dalin mbanë, ndërkohë që Teherani vazhdon të financojë grupet e tij terroriste.“Sipas qendrës statistikore të Iranit, norma e inflacionit në të gjithë vendin në tetor ishte 45.4% ndërsa kjo normë luhatet. Çmimet e orizit, sheqerit dhe mishit në shtator janë rritur nga 28.4 në 71.6 %. Sheqeri pati rritjen më të madhe të çmimeve”, shkruante e përditshmja shtetërore Mardom Salarie më 31 tetor.“Vlen të përmendet se në muajin e fundit kostoja minimale e jetesës për një familje katër anëtarëshe ishte 10 milionë tomanë, ndërsa një burim tjetër thotë se kufiri i varfërisë ishte rreth 10 milionë tomanë. Kjo do të thotë se të gjithë ata që fitojnë më pak se 10 milionë tomanë në muaj konsiderohen të varfër”, pranoi Arman-e Meli duke folur për gjendjen e mjerueshme të shumë familjeve iraniane.Vlen të theksohet se pagat e punëtorëve dhe punonjësve iranianë janë rreth 4 milionë tomanë. Megjithatë, autoritetet e regjimit vonojnë rrogat. Kështu, siç paralajmëroi Arman-e Meli, varfëria e shfrenuar kishte rritur shqetësimin e shoqërisë.Paralajmërojmë se nëse zyrtarët nuk ndërmarrin veprimet e nevojshme për të përballuar situatën aktuale përmes një detyre të përbashkët me ekspertë të ekonomisë, nuk do të mund të dalim lehtësisht nga kjo krizë”, shkruan Arman-e Meli. Shumë gazeta iraniane e përsëritën këtë paralajmërim më 30 dhe 31 tetor.
Në verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) u ekzekutuan mbi bazën e një fetva nga Ruhollah Khomeini
Raportim nga PMOI/MEK
Iran, 31 tetor 2021—Miliona njerëzve në mbarë Iranin u është shkatërruar jeta pas masakrës së verës së 1988-ës, gjatë të cilës regjimi i mullahëve ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë. Shumica e viktimave, mbi 90 përqind bazuar në dëshmi të shumta, ishin anëtarë e mbështetës të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), gjë që tregon se regjimi kishte patur si qëllim specifik shfarosjen e atij entiteti të cilin vazhdon ta konsiderojë edhe sot si kërcënimi kryesor ndaj diktaturës së tij.
“Më arrestuan në 1982-in për shkak se isha mbështetës i MEK dhe kalova dhjetë vite në burgjet e regjimit. Më 30 korrik 1988, më çuan në pavijonin e përgjithshëm të burgut. Kur u riktheva, e kuptova se situata nuk ishte normale. Shokët e qelisë më thanë se autoritetet po i ndanin të burgosurit sipas dënimeve të tyre… Shumë pak prej nesh mbetën në qeli,” ka thënë Z. Mojtaba Akhgar për sa i përket ditëve që i paraprinë masakrës së verës së 1988-ës.
“Kisha komunikuar përmes kodit mors me të burgosurit në qelitë ngjitur. Kështu e mësova se kë kishin marrë për ta ekzekutuar. Më 6 gusht 1988, na morën nga ajo qeli dhe na çuan në ‘Korridorin e Vdekjes’ ku prita për disa orë. Thirrën emrin tim, dhe më dërguan në një dhomë ku u gjenda përballë Komisionit të Vdekjes me Ebrahim Raisi-n në krye,” shton ai.
“Më nxorën jashtë pas nja dy pyetjesh, dhe po qëndroja në korridorin e vdekjes. Pashë shumë zyrtarë të burgut, përfshirë ata që njiheshin si Naserian dhe Hamid Abbassi [ose Hamid Noury], dhe roja të tjera që i çonin të burgosurit te komisioni i vdekjes, dhe më pas i transferonin ata në fund të korridorit, ku i rreshtonin për t’i varur. Na i lidhnin sytë në korridorin e vdekjes, por ia dilnim të shihnim çfarë po ndodhte duke e lëvizur pak lidhësen e syve. Pashë një nga të burgosurit, Nasser Mansouri, të shtrirë në një barelë. Po i bënin presion të rëndë për të dhënë informacione rreth të burgosurve të tjerë. Ai kishte refuzuar, dhe kur rojat dolën nga dhoma, ai u hodh nga dritarja e katit të tretë, duke këputur kështu palcën kurrizore. Ai ishte gjithmonë i shtrirë në barelë, por e kishin çuar te komisioni i vdekjes pavarësisht gjendjes së tij,” vazhdon Z. Akhgar.
“Pas pak çastesh, rojat e nxorën Nasser-in nga dhoma dhe e çuan në fund të korridorit. Dërguan 10-12 të burgosur të tjerë te komisioni i vdekjes, duke përfshirë Ali Haqverdi-Mamaghani, i cili ishte i sëmurë. Rojat e burgut Ghezelhesar ia kishin përplasur kokën Ali-ut në cepin e një dritareje. Si pasojë, ai vuante nga epilepsia. Disa prej nesh në qeli e kontrollonim dhe e mbanim që të mos përplasej për mur apo për derë kur e kapte kriza e epilepsisë… Ali ishte i sëmurë, dhe Nasser kishte këputur palcën kurrizore, por autoritetet e regjimit i mbajtën ata një ditë para se t’i ekzekutonin më 6 gusht 1988, pa u ofruar asnjë kujdes mjekësor,” shton ai.
Duke komunikuar me anë të kodit mors, të burgosurit politikë kishin mësuar për fatin e tyre, duke e kuptuar që shumë nga shokët e tyre po ekzekutoheshin. Shumë të burgosur madje kishin filluar t’i mbanin shënim ata që ekzekutoheshin.
“Ekzekutimet vazhduan, dhe unë i shihja këto skena gjithë ditën. Natën më rikthenin në qelinë time. Kalova disa ditë aty dhe vazhdova të komunikoja me të burgosurit e tjerë në qelitë ngjitur përmes kodit mors. Ata më tregonin për ekzekutimet dhe se sa njerëz nxirreshin nga secila qeli,” thotë Z. Akhgar.
Irani, nën sundimin klerik, është një nga vendet ku liria e fjalës dhe e medias nuk janë gjë tjetër veçse një shaka absurde.Që në fillim, ky regjim ka shtypur gratë dhe liritë demokratike të popullit. Në këtë kontekst, mbyllja e gazetave, ndalimi i revistave dhe librave të organizatave dhe partive e universiteteve përparimtare me justifikimin e të ashtuquajturit “Revolucioni Kulturor” ishte ndër veprimet e saj represive kundër popullit.Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut përcakton se çdokush ka të drejtën ligjore për të shprehur mendimet e tij, duke përfshirë të drejtën për të shprehur mendimet e tij pa ndërhyrje nga qeveritë. Sipas Reporterëve pa Kufij, diktatura fetare që qeveris Iranin është një nga qeveritë e pakta ku nuk respektohet liria më e vogël e shtypit dhe e medias.Në Iran, ka shumë gazeta dhe revista të ndryshme dhe shumëngjyrëshe, por ato nuk mund të futen nën grupin e “medias së lirë”. Secila prej tyre i përket një prej fraksioneve të regjimit. Ato janë të gjitha mjetet e regjimit për censurimin dhe devijimin e mendjeve të njerëzve për realitetet e vendit, regjimin si korrupsioni dhe represioni i tij, si dhe të vërtetën e botës së jashtme.Bazuar në ligjet e regjimit, drejtorët e mediave dhe anëtarët e redaksisë duhet të pranojnë ‘besimin e përzemërt dhe angazhimin praktik’ ndaj Velayat-e Faqih (rregulli suprem fetar) dhe të kërkojnë të mbështesin parimin e sistemit.Në një deklaratë, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Regjimit deklaroi detyrën e këtyre mediave:“Tani që armiqtë e Republikës Islamike të Iranit, më shumë se aktivitetet e sigurisë dhe ekonomike me propagandë të gjerë mediatike dhe operacione psikologjike, po përpiqen të minojnë besimet fetare dhe të tregojnë joefikas sistemin e shenjtë të Republikës Islamike, të fusin ndarje dhe mosbesim midis kombit dhe pushtetit qeverisës, dhe duke deformuar ngjarjet, kërkojnë të krijojnë tension dhe pasiguri në nivel rajonal, shoqëruesit e medias në vijën e parë të përballjes së luftës së butë, kanë një mision shumë të rëndë në sensibilizimin dhe përballjen inteligjente, me thashethemet dhe dyshimet e perandorinë mediatike, sistemin e dominimit (SHBA) dhe mbrojtjen e qëllimeve dhe aspiratave të shenjta të Revolucionit Islamik.” (Agjencia shtetërore e lajmeve Moj, 7 gusht 2021)Por detyra më e rëndësishme që u është caktuar këtyre mediave është të trembin popullin për çdo ndryshim thelbësor në Iran në një situatë ku qeveria është përmbysur. Ata shkruajnë për çdo gjë në lidhje me interesat e fraksionit të tyre, por dy gjëra janë vija e tyre e kuqe:1. Ata nuk adresojnë parimin e Velayat-e Faqih dhe përjashtojnë Udhëheqësin Suprem Ali Khamenei, zyrën e tij dhe institucionet e lidhura me të nga çdo kritikë. 2. Vija e dytë e tyre e kuqe është Rezistenca Iraniane. Ata nuk kanë të drejtë të pasqyrojnë realitetin apo edhe të shpërndajnë në mënyrë të paanshme lajme për Muxhahedinët e Popullit (MEK/PMOI) dhe Njësitë e tij të Rezistencës. Në çështjet që synojnë sigurinë e sistemit, ata ndjekin urdhrin që jepet nga institucionet e larta.Këto janë vetëm shembuj të detyrës së medias së diktatorit për të dhënë ‘këshilla dashamirëse’ për të ruajtur diktaturën. Por realiteti është se ndryshimi dhe revolucioni janë disa nga rregullat themelore të çdo shoqërie dhe këto media nuk do të jenë në gjendje t’i ndryshojnë këto rregulla.
Pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura nga ekspertët për shfaqjen e shpërthimit të gjashtë të COVID-19, Ebrahim Raisi urdhëroi rihapjen e shkollave dhe universiteteve më 22 nëntor 2021.
Universiteti Mjekësor i Mashhadit: Javët e fundit, Khorasan Razavi ka pasur një nga nivelet më të larta të infeksionit COVID-19, shtrimeve në spital dhe vdekjeve. (Agjencia e lajmeve Mehr, 30 tetor 2021)
Anëtari i Komitetit Shkencor të Task Forcës Kombëtare të Luftimit të Koronavirusit (NCCT): Së shpejti, do të përballemi me shpërthimin e gjashtë të COVID-19. Prania e nxënësve në shkolla mund të jetë fillimi i një kulmi të ri. (E përditshmja e drejtuar nga shteti, Hamshahri, 30 tetor 2021)
Vendi është ende i përfshirë në shpërthimin e pestë të COVID-19. Numri i vdekjeve është i lartë dhe shkalla e infeksionit është e konsiderueshme. (E përditshmja Hamshahri, 30 tetor 2021)
Universiteti Mjekësor i Kurdistanit: Përhapja e pestë e COVID-19 në Provincë ishte shpërthimi më i zgjatur që nga pandemia dhe ende po merr jetë në Kurdistan. (Agjencia e lajmeve Tasnim, 30 tetor 2021)
Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) njoftoi të shtunën, më 30 tetor 2021, se numri i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete i kalon 467,100.
Arrestimet janë reagimi i mullahëve ndaj afrimit të përvjetorit të dytë të kryengritjes së nëntorit 2019
Regjimi klerikal burgos mbështetës të PMOI/MEK në Iran.
Nga frika e shpërthimit të protestave në vigjilje të përvjetorit të dytë të kryengritjes së nëntorit 2019, regjimi klerikal ka arrestuar dhe burgosur një numër mbështetësish të grupit kryesor opozitar iranian, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).
Agjentë të Ministrisë së Inteligjencës në Rasht të provincës veriore Gilan, kanë arrestuar një grup mbështetësish të PMOI/MEK dhe ish të burgosurish politikë, dhe i kanë transferuar ata në burgun Lakan të qytetit Rasht.
Në një deklaratë të bërë më 30 tetor 2021, Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ka publikuar emrat e disa prej të arrestuarve, ku përfshihen edhe gra.