Friday, March 29, 2024

Yasaman Aryani-t dhe nënës së saj, Monireh Arabshahi, nuk u jepet leje daljeje nga burgu

Yasaman Aryani and her mother, Monireh Arabshahi, not granted leave

Yasaman Aryani dhe nëna e saj, Monireh Arabshahi

Yasaman Aryani dhe nëna e saj, Monireh Arabshahi, janë privuar nga leja për të dalë nga burgu. Dy aktivistet për të drejtat e grave janë burgosur për kundërshtimin e tyre ndaj politikës së regjimit iranian për mbulimin e detyrueshëm të kokës.

Farzad Aryani, babai i Yasaman, postoi një regjistrim audio në mediat sociale, në të cilin thotë: “Pse nuk respektohen të drejtat e të burgosurve, përfshirë të gruas dhe vajzës sime?”

“Gruaja dhe vajza ime nuk kanë përvetësuar para dhe as nuk kanë kryer vrasje”, shton Farzad Aryani. “Ato u shprehën në formën më të mirë të mundshme duke u dhuruar lule [grave në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.] Atyre nuk duhet t’u hiqet e drejta për të marrë leje nga burgu.”

Në një pjesë tjetër të audioregjistrimit, Z. Aryani thotë: “Në dy vitet e shtatë muajt e fundit, ata i kanë dhënë vetëm pak ditë leje gruas sime, Monireh Arabshahi, e cila duhej t’i nënshtrohej një operacioni, dhe vajzës sime, Yasaman Aryani. e cila kishte nevojë për një operacion dentar. Por u kanë thënë se nuk e meritojnë t’u jepet leje sepse janë aktiviste”.