Nga 4,000 të burgosurit e një burgu, mbetën vetëm 170, thotë i mbijetuari i masakrës së 1988-ës në Iran

837

In the summer of 1988, more than 30,000 political prisoners, mostly members and supporters of the People’s Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) were executed based on a fatwa of Ruhollah KhomeiniNë verën e 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK) u ekzekutuan mbi bazën e një fetva nga Ruhollah Khomeini

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 31 tetor 2021—Miliona njerëzve në mbarë Iranin u është shkatërruar jeta pas masakrës së verës së 1988-ës, gjatë të cilës regjimi i mullahëve ekzekutoi mbi 30,000 të burgosur politikë. Shumica e viktimave, mbi 90 përqind bazuar në dëshmi të shumta, ishin anëtarë e mbështetës të opozitës iraniane, Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK), gjë që tregon se regjimi kishte patur si qëllim specifik shfarosjen e atij entiteti të cilin vazhdon ta konsiderojë edhe sot si kërcënimi kryesor ndaj diktaturës së tij.

“Më arrestuan në 1982-in për shkak se isha mbështetës i MEK dhe kalova dhjetë vite në burgjet e regjimit. Më 30 korrik 1988, më çuan në pavijonin e përgjithshëm të burgut. Kur u riktheva, e kuptova se situata nuk ishte normale. Shokët e qelisë më thanë se autoritetet po i ndanin të burgosurit sipas dënimeve të tyre… Shumë pak prej nesh mbetën në qeli,” ka thënë Z. Mojtaba Akhgar për sa i përket ditëve që i paraprinë masakrës së verës së 1988-ës.

“Kisha komunikuar përmes kodit mors me të burgosurit në qelitë ngjitur. Kështu e mësova se kë kishin marrë për ta ekzekutuar. Më 6 gusht 1988, na morën nga ajo qeli dhe na çuan në ‘Korridorin e Vdekjes’ ku prita për disa orë. Thirrën emrin tim, dhe më dërguan në një dhomë ku u gjenda përballë Komisionit të Vdekjes me Ebrahim Raisi-n në krye,” shton ai.

“Më nxorën jashtë pas nja dy pyetjesh, dhe po qëndroja në korridorin e vdekjes. Pashë shumë zyrtarë të burgut, përfshirë ata që njiheshin si Naserian dhe Hamid Abbassi [ose Hamid Noury], dhe roja të tjera që i çonin të burgosurit te komisioni i vdekjes, dhe më pas i transferonin ata në fund të korridorit, ku i rreshtonin për t’i varur. Na i lidhnin sytë në korridorin e vdekjes, por ia dilnim të shihnim çfarë po ndodhte duke e lëvizur pak lidhësen e syve. Pashë një nga të burgosurit, Nasser Mansouri, të shtrirë në një barelë. Po i bënin presion të rëndë për të dhënë informacione rreth të burgosurve të tjerë. Ai kishte refuzuar, dhe kur rojat dolën nga dhoma, ai u hodh nga dritarja e katit të tretë, duke këputur kështu palcën kurrizore. Ai ishte gjithmonë i shtrirë në barelë, por e kishin çuar te komisioni i vdekjes pavarësisht gjendjes së tij,” vazhdon Z. Akhgar.

“Pas pak çastesh, rojat e nxorën Nasser-in nga dhoma dhe e çuan në fund të korridorit. Dërguan 10-12 të burgosur të tjerë te komisioni i vdekjes, duke përfshirë Ali Haqverdi-Mamaghani, i cili ishte i sëmurë. Rojat e burgut Ghezelhesar ia kishin përplasur kokën Ali-ut në cepin e një dritareje. Si pasojë, ai vuante nga epilepsia. Disa prej nesh në qeli e kontrollonim dhe e mbanim që të mos përplasej për mur apo për derë kur e kapte kriza e epilepsisë… Ali ishte i sëmurë, dhe Nasser kishte këputur palcën kurrizore, por autoritetet e regjimit i mbajtën ata një ditë para se t’i ekzekutonin më 6 gusht 1988, pa u ofruar asnjë kujdes mjekësor,” shton ai.

Duke komunikuar me anë të kodit mors, të burgosurit politikë kishin mësuar për fatin e tyre, duke e kuptuar që shumë nga shokët e tyre po ekzekutoheshin. Shumë të burgosur madje kishin filluar t’i mbanin shënim ata që ekzekutoheshin.

“Ekzekutimet vazhduan, dhe unë i shihja këto skena gjithë ditën. Natën më rikthenin në qelinë time. Kalova disa ditë aty dhe vazhdova të komunikoja me të burgosurit e tjerë në qelitë ngjitur përmes kodit mors. Ata më tregonin për ekzekutimet dhe se sa njerëz nxirreshin nga secila qeli,” thotë Z. Akhgar.