Thursday, February 9, 2023

Rezoluta e 68-të e OKB-së dënon dhunimet e të drejtave të njeriut në Iran

UN Adopts 66th Resolution Censuring Human Rights Abuses in Iran

Maryam Rajavi: Rezoluta e OKB-së konfirmon se ky regjim ka qenë gjithmonë shkelësi numër një i të drejtave të njeriut në botë. Dosja që përfshin katër dekada të shkeljeve të të drejtave të njeriut, krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit nga regjimi iranian, veçanërisht masakrën e vitit 1988, duhet t’i referohet Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe Khamenei, Raisi dhe Eje’i (kreu i gjyqësorit) duhet të gjykohen nga një gjykatë ndërkombëtare.

 

Para disa orësh, sesioni i 76-të i Asemblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (UNGA) miratoi rezolutën e 68-të të OKB-së që dënon shkeljen e rëndë dhe sistematike të të drejtave të njeriut nga regjimi iranian. Rezoluta “Shpreh shqetësim serioz për frekuencën e lartë alarmante të dhënies dhe kryerjes së dënimeve  me vdekje”, “përdorimin në shkallë të gjerë dhe sistematike të arrestimeve dhe ndalimeve arbitrare”, “privimin e qëllimshëm të të burgosurve nga aksesi në pajisjet dhe trajtimin e duhur mjekësor” dhe “aktet e tmerrshme të kryera nga rojet e burgut në burgun Evin”, “ngacmimin, frikësimin dhe persekutimin, duke përfshirë rrëmbimet, arrestimet dhe ekzekutimet, e kundërshtarëve politikë dhe mbrojtësve të të drejtave të njeriut” dhe “arrestimet dhe ndalimet arbitrare, torturimin dhe trajtimet apo ndëshkimet e tjera mizore, çnjerëzore dhe poshtëruese ndaj protestuesve paqësorë”, dhe “përdorimin e torturës për t’i detyruar të burgosurit të pranojnë fajin, dhe rastet e vdekjeve të dyshimta në paraburgim”.

“Duke përsëritur rëndësinë e hetimeve të besueshme, të pavarura dhe të paanshme për të gjitha rastet e shkeljeve të rënda të të drejtave të njeriut…përfshirë zhdukjet me forcë, ekzekutimet pa gjyq dhe shkatërrimin e provave në lidhje me shkelje të tilla”, rezoluta bën thirrje për t’i dhënë fund “mosndëshkimit të këtyre shkeljeve.”

Duke përshëndetur miratimin e rezolutës së 68-të të OKB-së që dënon shkeljet brutale dhe sistematike të të drejtave të njeriut në Iran, zonja Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), tha: edhe pse kjo rezolutë pasqyron vetëm një pjesë të vogël të krimeve të fashizmit fetar në pushtet në Iran, ajo, megjithatë, dëshmon se ky regjim ka qenë gjithmonë shkelësi numër një i të drejtave të njeriut në botë.