Saturday, July 27, 2024

Zëvendës Komandanti i IRGC-së pranon ndërhyrjen e regjimit iranian në rajonin

E enjte, 03 nëntor 2016

NCRI – Duke pranuar se, regjimi klerikal është në një nga situatat e tij më të ndjeshme në kushtet e ndryshimeve të thella politike në botë dhe në rajon, zëvendës komandanti i Gardës Revolucionare të regjimit iranian (IRGC), tha: “Gjendemi në një nga periudhat më të ndjeshme, duke u përballur me ndryshime të thella në botë dhe kjo është një epokë shumë e rëndësishme për ne. “

Sipas agjencisë shtetërore të lajmeve ILNA, të martën më 1 nëntor, (Garda Revolucionare) Hossein Salami duke folur në një tubim të studentëve të universitetit Sharif në Teheran në përvjetorin e “Ditës së Studentëve” pranoi ndërhyrjen e regjimit iranian në rajon.
Në një pjesë të fjalimit të tij ai tha: “Në Siri nuk lejuam që të aplikoheshin dhe të çoheshin përpara politikat amerikane. Në Irak, kemi përdorur (shfrytëzuar) mundësitë e krijuara nga SH.B.A. për të krijuar dhe për t’i dhënë formë një qeverie që revolucioni (regjimi) (ynë) të ketë efekt (ndikim) në të; dhe në Liban është krijuar një pengesë e madhe kundër Izraelit dhe diskursi i Revolucionit Islamik sot është shtrirë në Mesdheun Lindor dhe Bab el-Mandeb. Po të ishim në gjendje të lokalizonim saktësisht dhe të lëshonim raketa balistike kundër një kryqëzori (luftanije) në lëvizje do të ishte një punë e mrekullueshme. “
Duke iu referuar zgjedhjeve në Liban, Salami u mburr: “Më në fund dëshira e Hezbollahut për të caktuar (emëruar) një president në Liban u përmbush dhe sot hapësira ë frymëmarrjes së Shteteve të Bashkuara në rajon është ngushtuar. Sot, jemi në luftë, dhe në masën që kjo luftë është e madhe dhe e efektshme, kjo nuk ndihet njëlloj (si kur të mos kishte luftë). “
“Në luftë, neutraliteti nuk është opsion dhe Shtetet e Bashkuara kërkojnë të pushtojnë mendjet dhe zemrat e të rinjve iranianë,” përsëriti ai.