E mërkurë, 02 nëntor 2016
Thirrje për të shpëtuar jetën e 7 të burgosurve të dënuar me vdekje në burgun e Salmas
Pesë të burgosur janë varur në burgjet e Orumiyeh dhe Salmas. Tre prej tyre u ekzekutuan në agim të mërkurën, 2 nëntor, në burgun Orumiyeh. Dy të tjerë, të ekzekutuar më 1 nëntor, ishin ndërmjet nëntë të burgosurve të cilët janë çuar në izolim në Burgun Salmas më 29 tetor, 2016. Shtatë të burgosurit e mbetura janë aktualisht në qeli izolimi në pritje të ekzekutimit në burgun Salmas.
Familjet e këtyre të burgosurve kanë organizuar një grumbullim jashtë burgut Salmas për të pasur një vizitë të fundit me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Megjithatë autoritetet e burgut refuzuan të japin leje për vizitat. Grumbullimi u shndërrua në përleshje me forcat e sigurisë.
Diktatura e pamëshirshme e mullahëve ka shtuar torturat, ekzekutimet dhe shtypjen sociale nga frika e kryengritjeve dhe protestave sociale në rritje. E vetmja mënyrë për t’u përballur me regjimin është solidariteti dhe uniteti mes gjithë popullit të Iranit, veçanërisht të rinjtë dhe gratë, dhe mbështetja ndaj të burgosurve dhe familjeve të tyre.
Rezistenca iraniane bën thirrje për veprim për të shpëtuar jetën e shtatë të burgosurve në prag të ekzekutimit në burgun Salmas. NCRI u kërkon të gjitha organizatave dhe përkrahësve të të drejtave të njeriut në nivel ndërkombëtar për të marrë masa urgjente dhe efektive për të shpëtuar këta të burgosur.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
2 nëntor, 2016