Saturday, July 27, 2024

Amnesty International nis një fushatë të veprimit urgjent duke iu bërë thirrje autoriteteve iraniane për të liruar menjëherë dhe pa kushte Maryam Akbari Monfared-in

E enjte, 03 nentor 2016

“Autoritetet iraniane duhet të lirojnë Maryam Akbari Monfaredin menjëherë dhe pa kushte, dhe t’i sigurojnë asaj akses të menjëhershëm dhe të vazhdueshëm të kujdesit mjekësor që do t‘i nevojitet jashtë burgut dhe ta mbrojnë atë nga tortura dhe keqtrajtime të tjera, që mund të shkaktojë mohimi i kujdesit mjekësor, Amnesty International gjithashtu nxit autoritetet iraniane që të ndalojnë sulmet dhe persekutimet e familjeve të viktimave të ekzekutimeve masive të vitit 1988 dhe të respektojnë të drejtat e tyre për të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimin, duke përfshirë kryerjen e një hetim të plotë, efektiv dhe të pavarur dhe sjelljen para drejtësisë të atyre që janë përgjegjës në procedura të paanshme pa rekurs ndaj dënimit me vdekje. “, tha Amnesty International të enjten.

VEPRIMI URGJENT
TË BURGOSURËS I MOHOHET TRAJTIMI PËR SHKAK TË PARAQITJES SË NJË ANKESE
Të burgosurës së ndërgjegjes Maryam Akbari Monfared, e cila po vuan një dënim 15-vjeçar në burgun Evin në Teheran, po i mohohet aksesi në trajtim mjekësor. Ajo po përballet me hakmarrje, pas paraqitjes së një ankese formale që kërkonte një hetim zyrtar për vrasjet masive të të burgosurve politikë, duke përfshirë vëllezërit e motrat e saj, në verën e vitit 1988.
Zyrtarët iranianë kanë refuzuar ta çojnë të burgosurën e ndërgjegjes Maryam Akbari Monfared në vizitat e saj të planifikuara mjekësore jashtë burgut për të trajtuar problemet e saj të artritit reumatoid dhe tiroideve. Prokurori (e dadyar) i burgut Evin i tha familjes së saj më 24 tetor se marrëveshjet e saj të kujdesit mjekësor janë anuluar për shkak se ajo është bërë shumë “e pacipë” (por-rou).
Komenti është bërë në lidhje me një ankesë formale të paraqitur nga Maryam Akbari Monfared nga brenda burgut më 18 tetor, duke kërkuar një hetim zyrtar për ekzekutimet masive në vitin 1988 të rreth 5,000 të burgosurve politikë, duke përfshirë edhe vëllain dhe motrën e saj, vendndodhjen e varrezave masive ku u varrosën trupat e tyre, dhe identitetin e autorëve që morën pjesë në të. Mohimi i aksesit në kujdesin mjekësor ndjek forma të tjera të raprezaljeve kundër saj, duke përfshirë edhe një urdhër nga Zyra e Prokurorit për të ndaluar vizitat në burgu të familjes së saj, dhe kërcënime për të paraqitur akuza të reja penale kundër saj.
Maryam Akbari Monfared u arrestua në mëngjes herët më 31 dhjetor 2009. Për pesë muaj, familja e saj nuk pati dijeni për fatin dhe vendndodhjen e saj. Në maj të vitit 2010, ajo u nxorr para Gjykatës Revolucionare në Teheran, e cila e dënoi me 15 vjet burg për disa akuza, duke përfshirë “armiqësi kundër Perëndisë” (moharebeh) përmes anëtarësimit në grupin e ndaluar opozitar të njohur si Organizata Popullore Mojahedin e Iranit (PMOI ). Procesi gjyqësor në rastin e saj qe jashtëzakonisht i padrejtë dhe dënimi u bazua vetëm në faktin se ajo kishte telefonuar vëllezërit e motrat e saj të cilët janë anëtarë të PMOI dhe i kishte vizituar ata një herë në afërsi të Kampit Ashraf të drejtuar nga PMOI në Irak. Ajo u mbajt në izolim gjatë 43 ditëve të para të arrestimit të saj, ku iu nënshtrua marrjes intensive në pyetje dhe iu mohua avokati gjatë gjithë procesit. U takua me avokatin e saj të emëruar nga shteti për herë të parë në gjyq, i cili u kufizuar në një seancë të shkurtër. Kurrë nuk iu bë një gjyq i arsyetuar, ku të paraqiteshin provat dhe një arsyetim ligjor për të mbështetur dënimin e saj. Burri i Maryam Akbari Monafredit ka thënë se gjatë seancës së gjykimit, gjykatësi i tha asaj se”ajo po paguante për aktivitetet e vëllait dhe të motrën saj me PMOI-n”. Apelimet e saj u hodhën poshtë në mënyrë të përmbledhur dhe pa i dhënë arsye.