E mërkurë, 23 nëntor 2016
Do të ishte në interes të popullit iranian dhe një parakusht i paqes dhe stabilitetit në rajon, që administrata e Trumpit të miratojë një politikë të vendosur në Iran, argumenton Heshmat Alavi në The Hill. Në vijim është teksti i tij në faqen e pasme të editorialit i cili u botua më 22 nëntor:
The Hill
Politika e Trumpit në Iran mundet më në fund të korrigjojë dështimet e Obamës dhe Bushit
NGA HESHMAT Alavi, BASHKËPUNËTOR
22 nëntor 2016
Zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe fitorja e Donald Trumpit aludon për fundin e një epoke të gjatë. Në fund të fundit, Irani ka përfituar në mënyrë të konsiderueshme nga 16 vitet e fundit të zbutjes të miratuara nga të dy administratat e fundit të SHBA-së.
GABIMET KRYESORE të të dy presidentëve
George W. Bush filloi një luftë me Irakun, duke e zhvendosur gjithë vëmendjen nga Teherani në Bagdad, dhe duke ia hapur dyert e Mesopotamisë ndërhyrjes vdekjeprurëse të Iranit. Barack Obama i zgjati një dorë mullahëve, duke i siguruar dritë jeshile regjimit për të goditur rëndë popullin iranian.
Mbështetja e angazhimit të politikës së jashtme të Obamës me Iranin çoi në periudhën më të vështirë për popullin iranian që nga Eisenhoweri dhe grushti i shteti të 1953 kundër qeverisë së vetme të Iranit të zgjedhur në mënyrë demokratike. Mullahët morën mbështetjen e fundit jetike, kur Shtëpia e Bardhë e Obamas refuzoi t’i zbatojë të plota shumë nga masat e përfshira në marrëveshjen bërthamore tashmë të gabuar, Plani i Përbashkët i Veprimit Gjithëpërfshirës (JCPOA).
Prandaj, pa asnjë dyshim, fundi i mandatit të Obamës do të konsiderohet si një goditje e rëndë për Iranin
Në 16 vitet e fundit, Teherani arriti të përfitojë në maksimum nga gabimet strategjike të Uashingtonit për ta zhytur të gjithë rajonin në kaos, siç e shohim tani në Siri, Irak, Jemen dhe Liban. Politika e SHBA-së ndaj Iranit nga Bushi tek Obama ka shtuar vuajtjet e popullit iranian.
Zgjedhja e Obamës shënoi fillimin e kryengritjes së vitit 2009 në Iran pas rizgjedhjes (lexo ri-zgjedhjes) shumë të diskutueshme të elementit turbullues Mahmud Ahmadinexhad. Nëse Obama do të kishte mbështetur kryengritjen, ose të kishte mbajtur një qëndrim kundër Ahmadinexhad, ose thjesht të kishte vënë në pikëpyetje besueshmërinë e zgjedhjeve, fjalët e tij do të kishin ushqyer frymën e lëvizjen popullore.
Për fat të keq, pozicionet e marra nga Obama dhe Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e ulën presionin mbi mullahët.
ÇFARE PRITET
Pyetja nëse Trumpi do t’i mbetet besnik të gjitha premtimeve të tij të fushatës zgjedhore është një pyetje e arsyeshme. Sidoqftë, nga pikëpamja e Teheranit , kjo Shtëpi e Bardhë e re do të jetë krejt e ndryshme nga një Shtëpinë e Bardhë e Hillary Klintonit.
Fakti që Trumpi ka marrë pozicione shumë të forta kundër Iranit, duke përfshirë edhe kërcënimin për të prishur marrëveshjen bërthamore, që përfaqëson një kontrast të madh me “epokën e artë” nën Obamën, ka tmerruar tashmë Teheranin.
Ndonëse Trumpi nuk mund të eliminojë JCPOA, është e qartë se ai nuk është i angazhuar për çdo zotim të dhënë. Irani ka nevojë që JCPOA të mbetet e paprekur, siç shihet në fushatën e fundit të lobimit.
Çdo presion mbi JCPOA mund të sjellë ndryshim të madh për Iranin në marrëveshjen bërthamore të projektuar nga Obama, dhe ta shndërrojë paktin në një përvojë e hidhur të padëshiruar.
Megjithatë, më me rëndësi janë të emëruarit në formacionin e administratës së mundshme të Trumpit. Ky ekip ka qenë plotësisht kundër Iranit. Teherani është i tmerruar tashmë nga preferencat e ish-kryebashkiakut të qytetit të New Yorkut, Rudy Giuliani, ish-Kryetarit të Dhomës Newt Gingrich dhe Ambasadorit Xhon Bolton.
Shumë kandidatë të mundshëm të kabinetit Trump kundërshtojnë marrëveshjen bërthamore të Iranit dhe / ose kanë mbështetur MEK-un, opozitën kryesore iraniane, në thirrjen e saj për ndryshimin e regjimit në Iran. Lobet e mullahëve në të dy anët e Atlantikut kanë nisur një fushatë kundër këtyre figurave, por megjithatë ata i kanë ruajtur pozitat e tyre.
SA I VLERËSON IRANI VITET E OBAMËS
Analistët në media shtetërore iraniane tashmë janë duke menduar seriozisht rreth formacionit të kabinetit Trump. Çdo vendim nga Shtëpia e Bardhë e re për të rritur presionin mbi marrëveshjen me Iranin do të nxisë mosmarrëveshjet e brendshme tashmë të ndezura brenda regjimit.
Hossein Mousavian, një anëtar i ekipit të bisedimeve bërthamore të Iranit, hodhi më shumë dritë mbi stimujt e mëdha të Obamës për Teheranin. Mousaviani theksoi se asnjë president tjetër nuk do t’i kishte ofruar shërbime të tilla të rëndësishme mullahëve, duke paralajmëruar zyrtarët e lartë të regjimit që të mos sulmonin Trumpin.
MENDIME PËRFUNDIMTARE
Një president i ri amerikan me një qëndrim të fortë do të ketë një ndikim të madh në politikën brenda Iranit. A do të thotë kjo se administrata e re amerikane do ta lërë plotësisht mënjanë të gjithë politikën zbutëse dhe do të qëndrojë përkrah popullit iranian?
Koha do ta tregojë.
Një epokë e re në politikën e jashtme SHBA-Iran filloi më 8 nëntor. Me zgjedhjen e Trumpit, një ristrukturim i plotë pritet të bëhet në Uashington. Adoptimi i një politike të vendosur ndaj Iranit nga administrata Trump është në interes të popullit iranian, dhe një parakusht i paqes dhe stabilitetit në rajon. Sa më shumë që ky regjim tmerrohet nga presidenca e Trumpit, aq më shumë dëshmohet se Obama ka vepruar në favor të mullahëve.
Zgjedhja e Donald Trumpit shënon një fillim të ri, dhe vetë mullahët e kuptojnë këtë shumë mirë.
Alavi është një aktivist politik iranian dhe mbrojtës i të drejtave të njeriut. Ai shprehet me tweet në @HeshmatAlavi