Regjimi iranian i trembet kombinimit të ardhshëm të Kabinetit të SHBA

398

E mërkurë, 23 nëntor 2016

NCRI – Pas prezantimit të gjeneralit James Mattis si kandidat kryesor për sekretar të mbrojtjes në kabinetin Trump, Agjencia e lajmeve e Forcës terroriste Quds të regjimit iranian më 20 nëntor 2016 në një artikull të titulluar “Pentagoni është duke pritur për një Gjeneral që e konsideron Iranin më kërcënues se al- Qaeda dhe ISIS-i ” shkruan:
“Donald Trump prezantoi gjeneralin në pension si një kandidat kryesor për sekretar të mbrojtjes.”

Gjenerali Mattis është kundër regjimit iranian dhe ai beson se regjimi është kërcënimi kryesor për stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe se është edhe më i rrezikshëm se al-Qaeda dhe ISIS-i.
Agjencia e lajmeve e Forcës terroriste Qods shtoi: “. Mattis më parë kishte thënë se sipas mendimit të tij ISIS-i është veçse një pretekst për regjimin iranian për të vazhduar veprimet e tij. Regjimi iranian nuk është armik i ISIS-it. Ata përfitojnë nga trazirat e rënda në rajon të shkaktuara nga ISIS-i “.
Agencia e lajmeve e Forcave Quds të lidhura me Gardën Revolucionare iraniane (IRGC) shkroi se opsioni i Trumpit për sekretar të mbrojtjes është një Gjeneral anti-regjim. Trumpi synon të caktojë për këtë post një person të cilin Obama nuk mundi ta tolerojë për qëndrimet e tij ekstremiste kundër regjimit iranian gjë që bëri që Gjenerali Mattis të tërhiqej.
Revista “Foreign Policy” shkruante se gjenerali Mattis u detyruar të dilte në pension të parakohshëm nga Barack Obama në vitin 2013 pasi ai kishte pikëpamje radikale në lidhje me marrëdhëniet me regjimin iranian.
Agjencia e lajmeve “Entekhab” shkroi për shqetësimin e Iranit për kabinetin e mundshëm të Trumpit “:.” Nëse Lopez, Giuliani, Bolton apo Gingrich marrin poste në qeverinë e Trumpit, MEK-u do të ketë nivelin më të lartë të aksesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Giuliani nuk është i vetmi anëtar i mundshëm i qeverisë së ardhshme që ka mbajtur lidhje me MEK-un. John Bolton është një tjetër anëtar i mundshëm i kabinetit Trump, sipas fjalëve të përhapura. Clare Lopez është gjithashtu në listën e kandidatëve si zëvendës këshilltare për sigurinë kombëtare dhe Newt Gingrich refuzoi postin e sekretarit të shtetit, por ai është i gatshëm të marrë postin e këshilltarit politik në qeverinë Trump. Të gjithë këta njerëz janë përkrahës të MEK-ut dhe lavdërojnë Maryam Rajavin.