Iran – Tehran, Tubim para Kombeve të Bashkuara për të protestuar për vazhdimin e arrestit të Mohammad Ali Taherit

355

E mërkurë, 23 nëntor 2016
NCRI – Të martën në mëngjes, 22 nëntor, dhjetëra simpatizues të të burgosurit politik Mohammad Ali Taheri, organizuan një protestë para zyrës së Kombeve të Bashkuara kundër vazhdimit të arrestit, ndërkohë që ai është në ditën e pesëdhjetë e gjashtë të grevës së urisë.

Protestuesit dorëzuan, në Zyrën e Kombeve të Bashkuara, dokumente të sulmit brutal ndaj demonstruesve nga forcat e sigurisë të hënën, 21 nëntor ,para Parlamentit.
Vlen të përmendet se, të hënën, 21 nëntor, po ashtu duke bërë thirrje për lirimin pa kushte të të gjithë të burgosurve politikë, veçanërisht të z Taheri, përkrahësit e këtij të burgosuri politik, u grumbulluan për të tretën ditë përpara parlamentit të Iranit dhe në 7 vende të tjera të Teheranit, ku agjentë të veshur civilë dhe agjente të sigurimit sulmuan brutalisht dhe goditën protestuesit.