NCRI – Sipas dëshmitarëve okularë, më 28 dhjetor, është kryer në publik në qytetin e Iranshahrin – Irani Juglindor, dënimi me fshikullim i një të riu të akuzuar për vjedhje dhe identiteti i të cilit është i pazbuluar.
Vlen të përmendet se Kombet e Bashkuara kishin bërë të ditur se fshikullimi në Iran është çnjerëzore, mizor, degradues dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.
Kombet e Bashkuara thonë se në të drejtën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, në veçanti në Konventën kundër Torturës, dënimi me fshikullim është i ndaluar dhe mund të konsiderohet si akt torture.