Delegacioni i Komitetit të Grave të  NCRI merr pjesë në Federatën Ndërkombëtare të Grave Juriste

395

NCRI – Me ftesë të Maria Elena Elverin-it, presidente e Federatës Ndërkombëtare të Grave Juriste, një delegacion nga Komiteti i Grave i NCRI mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare të mbajtur nga organizata.

Në konferencën 4-ditore të mbajtur në Buenos Aires, Argjentinë, morën pjesë gra  të shquara juriste nga Amerika e Veriut, Amerika Latine, Afrika dhe Evropa.

Mesazhe solidariteti nga gra të shquara nga e gjithë bota u lexuan në konferencë, mes të cilave ishin Hillary Clinton, kandidatja e Partisë Demokratike për presidente  e  SHBA, Bandana Rana, gruaja e vitit 2016 e zgjedhur  nga OKB, dhe Ingrid Betancourt, ish- kandidatja për  presidente e  Kolumbisë.

Gjithashtu Presidentja e zgjedhur e rezistencës iraniane  znj Maryam Rajavi dërgoi një mesazh në konferencën ndërkombëtare në Buenos Aires.

Delegacioni i Komitetit të Grave të NCRI në konferencë u përpoq t’u shpjegonte pjesëmarrësve  fushatën për kërkimin e drejtësi së për martirët e masakrës  së 1988.

Në fjalën e saj, anëtar ja e Komitetit  të Grave të  NCRI Elaheh Arjmandi shpjegoi represionin institucional ndaj grave nga regjimi mizantrop i mullahëve dhe paraqiti detaje në lidhje me masakrën e 30.000 të burgosurve politikë.