Saturday, July 27, 2024

Irani: Zyrtarë të qytetit  nxjerrin nga varrezat njerëz që

NCRI – Pas njoftimeve të botuara në gazetën Sh

flinin në toahrvand mbi njerëzit që flinin në varret bosh, zyrtarët në Nasirabad, Shahryar, nxorrën nga varreza të pastrehët të martën në mëngjes, më 27 dhjetor.

Në lajmin me titull ‘edhe një herë, duke u përpjekur të zgjidhin problemin me fshirje të tij’, një gazetë shtetërore ka reaguar ndaj ngjarjes, duke shkruar: “pas një njoftimi në gazetën Shahrvand mbi njerëzit që flinin në varret bosh në varrezat Nasirabad në Sharyar, zyrtarët e qytetit mundën të nxirrnin të pastrehët jashtë varrezës në një plan urgjent të martën në mëngjes. Kjo ndodhi ndërsa Guvernatori i Sharyar Saeid Naji kishte premtuar në intervistën e tij me agjencinë e lajmeve IRNA se situata e të pastrehëve që flinin  në varrezën Nasirabad të Shahryarit do të trajtohej në mënyrë të veçantë . “

Gazeta Ghanoon shkroi: «Çuditërisht, qyteti i Baghestan ku ndodhet varreza e  Nasirabad, ka numrin më të madh të qendrave të rehabilitimit të drogës në provincën e Teheranit.”

Pasi u nxorrën nga varrezat, të pastrehët u strehuan në një ndërtesë të papërfunduar pranë.

Sipas njoftimeve, 50 persona flenë në varret bosh çdo natë. Çdo varr i zbrazët mund të strehojë deri në katër persona.