Friday, July 26, 2024

Mungesa e Ujit Është një ‘Tërmet i Heshtur’ në Iran

 

Një nga prioritetet kryesore të të gjitha qeverive, veçanërisht në vendet ku thatësira dhe mungesa e ujit janë problem, është jo vetëm menaxhimi dhe ruajtja por edhe përmirësimi i burimeve ujore.

Ndërsa në botë precipitimi mesatar në thellësi është 850 mm, në Iran është vetëm 250 mm; prandaj edhe kategorizohet si një nga rajonet e thata/gjysmë të thata të botës. Nga ky fakt, do të mendonim natyrisht se menaxhimi i ujit është një nga prioritetet më të larta të qeverisë së Iranit. Por a është e vërtetë kjo?

Ekspertët besojnë se menaxhimi i ujit në Iran është në prag të një krize, së cilës shpesh i referohen si një “tërmet i heshtur”; ata parashikojnë se në vitet e ardhshme, shumë pjesë të vendit do të përballen me mungesa uji.

CEO i Kompanisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore të Iranit thotë se për shkak të tharjes së pendave “Lar” dhe “Latyan”, elektriciteti në rrethinat lindore të Teheranit do të ndërpritet për më shumë se 7 orë në ditë.

Si po e menaxhon regjimi këtë krizë?

Autoritetet qeveritare flasin shumë për këtë çështje, duke dhënë edhe paralajmërime. Megjithatë, nuk ka asnjë plan të plotë veprimi për zgjidhjen e këtij problemi.

Vendet me kushte të ngjashme me ato të Iranit, priren të investojnë në ‘ujra të ëmbla’ të rinovueshme; një lloj uji i cili gjendet në sasi të konsiderueshme 130 million mm2 në vit.

Por regjimi nuk e ka konsideruar dhe vazhdon të mos e konsiderojë këtë alternativë. Për shkak të menaxhimit të keq, një pjesë e konsiderueshme e ujrave të ëmbla të Iranit shkon dëm, veçanërisht në përdorimin agrikulturor dhe urban, i cili krahasuar me pjesën tjetër të botës, është shumë më i lartë se standarti optimal.

Sipas Ministrisë së Energjisë së Iranit, nga 130 million mm2 të ujit të ëmbël të disponueshëm, 92% harxhohet në agrikulturë, 6% për konsumim urban dhe rural, dhe 2% në industri. Ndërsa mesatarja globale është vetëm 70% në agrikulturë, 8% në konsumim, dhe 22% në industri.