Friday, July 26, 2024

“Largimi i Trurit” nga Irani Mban Vendin e Parë në Botë

Irani mban vendin e parë në botë, për sa i përket largimit të trurit; pothuajse 25% e popullit të tij të arsimuar jeton aktualisht në vendet e zhvilluara.

Sipas Fondit Monetar Ndërkokmbëtar (IMF), emigrimi jashtë vendit i iranianëve të arsimuar është rritur në mënyrë të konsiderueshme; çdo vit, 150 deri në 180 mijë njerëz lënë pas vendin e tyre, gjë që është ekuivalente me një shumë të stërmadhe prej150 bilion dollarë në vlerë kapitali.

Një outlet mediash në pronësi të shtetit, i njohur si “eqtesad va kasb-o kar” (domethënë “ekonomi dhe biznes”) e adreson këtë rritje, e cila vihet re veçanërisht që nga viti 1979, kur ndodhi revolucioni anti-mbretëror; përpara revolucionit, maksimumi 50 mijë njerëz emigronin çdo vit; por nuk ndodh më ashtu. Ndërsa popullsia është rritur dyfish që atëherë, emigracioni është rritur me një shifër tronditëse prej 140-fish!

Në një nga artikujt e tij, ky outlet ndan gjithashtu një deklaratë nga një këshilltar ekonomik në Bashkimin Europian: “Dëmi që largimi i vazhdueshëm i trurit i ka bërë ekonomisë së Iranit është 300 herë më i madh se dëmi i shkaktuar nga lufta me Irakun”.

Artikulli shton: “Bazuar në IMF, Irani ka shifrën më të lartë të largimit të trurit midis 91 vendeve; nga 2003 në 2007, 180 emigrantë iranianë kanë qenë me kualifikime të larta, 380 kanë qenë medalistë olimpikë, dhe 350 studentë me pikët më të larta në Provimin kombëtar të Hyrjes në Universitet”.

IMF raporton gjithashtu se mbi 250 mijë inxhinierë dhe doktorë iranianë jetojnë sot në Shtetet e Bashkuara.

Sipas statistikave zyrtare të Departamentit të Pasaportës në Iran, vetëm në 2008-ën, 15 të diplomuar me master dhe 4 mbajtës doktorature e kanë lënë Iranin çdo ditë; 5475 të diplomuar me baçelor janë larguar gjithashtu në të njëjtin vit.

Në 2012, 150 mijë studentë u larguan për jashtë vendit, shumica prej të cilëve ishin Kandidatë Doktorature.

64% e studentëve të emigruar në 14 vitet e shkuara, kanë qenë gjithashtu fitues të medaljeve të arta olimpike.

Pse largohen “trutë iranianë”?