AHVAZ, Irani Jug-perëndimor. Protestë e punëtorëve të Grupit Kombëtar Indrustrial të Çelikut
Të hënën në mëngjes, më 11 qershor, 2018, mbi 400 punëtorë të Grupit Kombëtar Industrial të Çelikut në Ahvaz kërkuan edhe një herë të merrej në konsideratë statusi i kompanisë dhe pagesa e rrogave të tyre të vonuara në një tubim përpara njësisë administrative në Ahvaz.
Pas tubimit tek ndërtesa qeveritare e Ahvazit, punonjësit e kompanisë së çelikut u drejtuan për në Kianpars dhe marshuan drejt Rrugës Mahin të rrethuar nga forca policie dhe makina policie.
Në këtë marshim, punëtorët dhe punonjësit protestues bllokuan rrugën, duke shkaktuar trafik të rëndë në zonë për orë të tëra. Më pas punëtorët u drejtuan për tek zyrat e disa anëtarëve të parlamentit nga ky qytet duke thirrur:
– “Ta dini, bashkatdhetarë, Ahvazi nuk ka pronar”
– “Nuk duam një guvernator të papërshtatshëm.”
TEHERAN, Protesta e Shoferëve të Kompanisë së Autobusëve të Teheranit
Të hënën, më 11 qershor, 2018, një grup shoferësh nga Kompania e Autobusëve të Teheranit, anëtare e grupit të projektit të shtëpive Sepidar 2 dhe 3 në “Sepidar Housing Cooperative” të Teheranit, protestuan ndaj vonesës pesë-vjeçare në përfundimin e shtëpive të tyre.
Policia, që po përpiqej t’i heshtte protestuesit me premtime, u përball me kundërshtime dhe ankesa të mëtejshme nga shoferët.
Projektet Sepidar 2 dhe 3, me 270 anëtarë, u nisën në vitin 2010 dhe 4 blloqe të projektit duhej të ishin përfunduar brenda 36 muajsh dhe t’i ishin dhënë të zotërve. Por pesë vjet që nga koha e shpalljes, projekti ende nuk ka përfunduar, dhe asnjë njësi nuk u është dhënë punonjësve të Kompanisë së Autobusëve të Teheranit të cilët ishin regjistruar për të marrë shtëpitë e tyre, dhe projekti u la përgjysëm.
SHADEGAN, Irani Jug-perëndimor. Njerëzit Tubohen në Protestë Ndaj Papunësisë
Në vijim të disa ditëve protestë, njerëzit e qytetit Shadegan u tubuan të hënën në mëngjes, më 11 qershor, 2018, në protestë kundër papunësisë së tyre përpara derës së hyrjes së Korporatës së Kultivimit dhe Industrisë Farabi në Provincën Khuzestan, në Iran.
Protesta kundër situatës së papunësisë së popullit të qytetit Shadegan ka ndodhur ndërkohë që, sipas planeve të miratuara nga komitetet teknike të provincës dhe distriktit vitin e shkuar, punësimi per kapita në Shadegan nga objektet Rurale dhe Përfshirëse ishte raportuar në shifrën 721 milion rialë.
Gjatë protestës në qytetitn Shadegan të hënën, forcat represive u mobilizuan dhe qenë të pranishme në vendndodhje duke arrestuar një numër protestuesisht të cilët kishin nevojë për punë.
DEZ DAM, Irani Jug-perëndimor. Fermerët Protestojnë për të Drejtat për Ujin
Të hënën, më 11 qershor, 2018, një grup fermerësh në brigjet e Dez Dam u mblodhën në protestë ndaj mungesës së të drejtave të tyre për ujin nga qeveria iraniane dhe ndaj marrjes së pompave motorike që i përkisnin këtyre fermerëve.
Fermerët në brigjet e Lumit Dez kishin protestuar më parë ndaj ndalimit të kultivimit nga agjentët e qeverisë dhe mbylljes së pompave të ujit në fshatra nga kompania e ujit dhe elektricitetit.
Në vijim të këtij incidenti, një numër fermerësh u mblodhën me lopata dhe mjete të tjera bujqësore për të protestuar ndaj ndalimit të kultivimit në tokat e tyre.
Dez Dam ndodhet në provincën Khuzestan të Iranit dhe një nga arsyet për krizën e ujit në këtë rajon është shtimi progresiv i puseve të thella dhe të paligjshme që rezulton në konsumimin e tepruar të akuiferëve të ujërave nëntokësore në sektorin bujqësor gjë që ua vështirëson fermerëve kultivimin në tokat e tyre.
Blerësit e Automjeteve të Kerman Motor Protestojnë ndaj Mashtrimit të Kompanisë dhe Kërkojnë Automjetet e Tyre në Teheran, Iran
Konsumatorët e Kerman Motor, të cilët u përpoqën të shisnin makina në shkurtin e shkuar, u mblodhën të hënën në mëngjes, 11 qershor, 2018, përpara ndërtesës së kompanisë në Teheran për të protestuar kundër mashtrimeve të kompanisë e cila nuk ua ka dhënë automjetet e blera konsumatorëve të saj.
Kerman Motor, një nga kompanitë më të vjetra dhe më të mëdha të automjeteve në vend, është një korporatë që mund të quhet si prodhuesi më i madh i makinave në Iran pas Iran Khodro dhe SAIPA.
Protesta e Njerëzve në Borazjan ndaj Mungesës së Ujit Gjatë Temperaturave Jashtëzakonisht të Larta të Provincës Bushehr në Iran
Në mëngjes herët të hënën, 11 qershor, 2018, një numër njerëzish në Borazjan u mblodhën në protestë ndaj mungesës së ujit përpara Kompanisë së Ujit dhe Ujrave të Zeza në provincën Bushehr, Iran.
Nxehtësia e ajrit dhe mungesa e ujit në Borazjan është bërë irrituese për banorët e qytetit dhe departamenti i ujit i qytetit nuk ka bërë asgjë për të zgjidhur problemet e njerëzve.
Për më tepër, nxehtësia, agjërimi i Ramazanit, dhe mungesa e ujit vazhdojnë në provincën Bushehr, veçanërisht në Dashtestan dhe Borazjan, dhe njerëzit vazhdojnë të protestojnë.
Banorët e Borazjan u mblodhën përpara departamentit të ujit dhe ujrave të zeza të Borazjan-it që nga mbrëmja e së dielës deri në mëngjes herët të hënën dhe bllokuan rrugët me motoçikletat e tyre duke prtoestuar ndaj mungesës disa ditore të ujit.