Sipas Raporteve Botërore të Lumturisë të ndërmarra nga organizatat ndërkombëtare, Irani është një nga vendet më të palumtura, i cili sipas statistikave të këtij viti (2018) mban vendin e 108-të nga 155 vende. Nga ana tjetër, Finlanda mban titullin e vendit më të lumtur këtë vit (ndryshe nga viti i kaluar, ku titullin e mbante Norvegjia).
Rëndimi i pabarazisë ekonomike është një nga shkaqet e njohura të sëmundjeve mendore në Iran.
Aktualisht, afërsisht 40% e fshatrave dhe 30% e qyteteve në Iran janë poshtë kufirit të varfërisë. Kjo ka kuptim pasi është e vërtetuar që vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë kanë më shumë probleme ekonomike dhe shoqërore.
Mosafa Moeen, profesor në Universitetin e Shkencave Mjekësore të Teheranit tha më 9 maj 2018: “Statistikat tregojnë se pabarazia dhe padrejtësia në vendin tonë është shumë e rëndë dhe serioze; dhe si rezultat, populli ynë përballet me shumë probleme”.
Ai shtoi: “Sipas Indeksit të Shtetit të Brishtë të vitit 2014, Irani është një nga vendet më të brishta; me fjalë të tjera, ai është një nga më të paqëndrueshmit, për sa i përket faktorëve shoqërorë, ekonomikë, dhe politikë; pabarazia midis gjinive është gjithashtu shumë e madhe, dhe si rezultat, shumë e rrezikshme”.
Niveli i ‘lumturisë’ është normalisht i lidhur me nivelin e kënaqësisë dhe besimit të popullit, që në fund të fundit reflekton mirëqenien dhe zhvillimin e atij vendi; dhe sipas statistikave globale, Irani mban një vend shumë të ulët në këtë aspekt.
Besimet personale dhe shoqërore të popullit iranian anojnë nga “trishtimi”.