Saturday, July 27, 2024

Mini Raporti i së Premtes për Iranin – 25 Maj, 2018

Publikuar më 25 maj 2018.

  • SHBA merr në shenjë kompanitë ajrore në sanksionet më të fundit për Iranin

Shtetet e Bashkuara të enjten vunë sanksione mbi disa kompani iraniane dhe një numër avionësh në një lëvizje që merr në shenjë katër kompani ajrore iraniane.

Këto kompani ishin të lidhura me Mahan Air dhe Meraj Air, ka thënë Departamenti i Thesarit të SHBA në një deklaratë. Ai ka thënë gjithashtu se po merrte në shenjë disa prej avionëve të tyre, si dhe avionë nga Caspian Airlines dhe Pouya Air.

  • FBI: Irani do të Lëshojë Sulme të Reja Kibernetike

FBI është duke paralajmëruar se hacker-ët iranianë mund të ndërmarrin sulme të reja kibernetike mbi bizneset dhe rrjetet e qeverisë amerikane në përgjigje të tërheqjes së administratës Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

“FBI llogarit që aktorët e huaj kibernetikë që operojnë në Republikën Islamike të Iranit kanë mundësi të përdorin një sërë operacionesh të rrjeteve kompjuterike—që nga skanimi i rrjeteve për dobësi të mundshme deri në sulme të fshirjes së të dhënave—kundër rrjeteve të bazuara në SHBA si përgjigje ndaj tërheqjes së qeverisë amerikane nga Plani i Përbashkët i Veprimit (JCPOA),” ka thënë FBI në një paralajmërim kibernetik për bizneset e SHBA.

  • Dita e tretë e grevës së shoferëve të kaminëve në mbarë Iranin

Të enjten, më 24 maj, greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve dhe automjeteve të rënda vazhdoi në qytete të ndryshme për të tretën ditë. Greva është përhapur në 168 qytete në 29 provinca të vendit, dhe rradhët e kamionëve që refuzojnë të ngarkohen me mallra po bëhen gjithnjë e më të gjata. Kjo ndodh pavarësisht faktit që agjentët e inteligjencës i kanë kërcënuar të mos bëjnë greva që ditën e parë në mënyra të ndryshme, duke përfshirë dërgimin e SMS-ve kërcënuese në celularët e shoferëve, dhe thirrjen e disa prej tyre në degët e Ministrisë së Inteligjencës në qytetet e tyre.

  • Më shumë patrulla sigurie për të shtypur gratë

Grupe të reja patrullash sigurie do të fillojnë shtypjen e grave në Ardebil, në Iranin veri-perëndimor.
Prokurori i përgjithshëm i Ardebilit ka shpallur se patrulla të reja do të fillojnë veprimtarinë në Ardebil.

Në një intervistë të mërkurën, më 23 maj, 2018, me agjencinë e lajmeve ISNA, e cila drejtohet nga shteti, Seyed Nasser Atabati tha, “Përveç veprimtarive të patrullave të Zyrës së Prokurorit, Patrullat Talayedaran që kanë për qëllim të promovojnë virtytin dhe të ndalojnë të keqen do të udhëzojnë dhe paralajmërojnë me fjalë gratë që mbulohen në mënyrë jo të përshtatshme si dhe biznesmenët që shkelin ligjet në fusha të ndryshme.

  • Punonjëset gra protestojnë në një universitet në Mashhad

Punonjësit e Universitetit Payam Noor në Mashhad, në Iranin veri-perëndimor, përfshirë punonjëset gra, dolën në protestë tek universiteti.

Më shumë se 90 gra dhe burra të punësuar në Universitetin Payam Noor në Mashhad dolën nga zyrat e tyre dhe u mblodhën të mërkurën, 23 maj, 2018, për të protestuar ndaj uljes së rrogave dhe shtimit të një dite në numrin e ditëve të tyre të punës.