Friday, March 29, 2024

Iran: Greva Mbarëkombëtare e Shoferëve të Kamionëve Përhapet në më Shumë Qytete

Të premten, më 25 maj,  greva mbarëkombëtare e shoferëve të kamionëve vazhdoi në Iran për të katërtën ditë. Greva është përhapur në 177 qytete në 29 provinca të vendit.

Të enjten, shoferët e minibuseve dhe taksive në disa qytete, përfshirë Shiraz dhe Yazd, iu bashkuan grevës mbarëkombëtare.

Shoferët grevistë kërkojnë rritje të rrogës, dalje në pension pas 25 vitesh shërbim, ulje të tarifave, si dhe të një komisioni, të cilin agjentët e regjimit e kërkojnë në çdo terminal si të duan vetë, pa asnjë sistem specifik. Gjithashtu, ata kërkojnë t’i jepet fund masave shtypëse mbi shoferët nga Forcat e Sigurisë së Shtetit.

Të premten, në disa qytete, grevistët neutralizuan përpjekjet e Gardës Revolucionare të regjimit iranian për t’iu kundërvënë grevës duke vendosur disa tanke me karburant të IRGC.

Grevistët në disa qytete, duke përfshirë Abarghoo në provincën Yazd, Benrood dhe Kafrood në provincën Isfahan, Saleh Abad në provincën Hamedan, e prishën komplotin e regjimit duke penguar lëvizjen e tankeve të IRGC.

Të enjten, autoritetet e regjimit tek Kompania Kombëtare e Shpërndarjes së Produkteve të Naftës në Isfahan, kërcënuan shoferët grevistë me pushim nga puna. Ky paralajmërim u shpërfill nga shoferët.

Forcat shtypëse të Sigurisë së Shtetit të regjimit iranian kërcënuan shoferët grevistë të tankeve të karburantit. Ata hoqën targat e automjeteve të shoferëve që refuzonin të ngarkonin karburant dhe u konfiskuan lejet e hyrjes në rafineri.

Ndërkohë, në qytetin Isfahan, pavarësisht presioneve nga forcat e sigurisë së shtetit, greva vazhdoi. Shoferët bashkëpunues të tankeve të ziftit dhe karburantit, të cilëve u ishte bërë presion, u përplasën me forcat represive.

Rezistenca Iraniane përshëndet shoferët grevistë që janë ngritur kundër shtypjes nga regjimi i Velayat-e-Faqih për të siguruar të drejtat e tyre minimale dhe i bën thirrje popullit iranian për t’i mbështetur.

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
25 Maj, 2018