Saturday, July 27, 2024

Iran: Vetëvrasja e Kreditorëve të Falimentuar për Shkak të Problemeve të Rënda Financiare

Një anëtar i parlamentit të regjimit ka raportuar “vetëvrasjen” të disa kreditorëve që ranë viktimë e institucioneve financiare të Provincës Lorestan (në Iranin perëndimor) dhe ka bërë thirrje për veprim nga ana e Bankës Qendrore. Megjithatë, shumë veta e konsiderojnë vetë Bankën Qendrore si rrënjën e problemit, pasi ajo është burimi i miratimit të këtyre institucioneve financiare.

Përfaqësuesi i Khoramabadit në Parlament, Mohammad Beyranvandi, ka komentuar mbi vetëvrasjet e raportuara: “institucionet ekonomike dhe financiare përballen me probleme të reja çdo ditë, të cilat fatkeqësisht, kanë çuar në vetëvrasjen e disa kreditorëve (të ‘Arman’ dhe disa institucioneve të tjera në Lorestan) si dhe shkatërrimin e disa familjeve. Prandaj, ne duhet t’i japim fund kësaj katastrofe të vazhdueshme”.

Teksa Beyranvandi adreson institucionet financiare dhe vetëvrasjet e lidhura me to, kreu i Bankës Qendrore bën komente për t’i dhënë “fund plotësisht” cyber-aktiviteteve “të jashtëligjshme”. E në fakt, veprimtaritë e ashtu-quajtura të “jashtëligjshme” të institucioneve financiare të përmendura miratohen nga vetë Banka Qendrore.

Veprimtaritë ekonomike të këtyre instituteve, të cilat janë të lidhura me Trupat e Gardës Revolucionare të regjimit si dhe me sektorë të tjerë të qeverisë, kanë çuar në falimentimin e shumë investitorëve të cilët kanë humbur kursimet dhe asetet e tyre.