Tuesday, January 31, 2023

Mini Raporti i të Premtes për Iranin – 18 Maj, 2018

  • Arrestimi i 20 vajzave dhe djemve për pjesëmarrje në një festë

FREIDOUNKENAR, Irani Verior, 17 Maj, 2018. Forcat e sigurisë arrestuan 20 vajza dhe djem sepse morën pjesë në një parti në qytetin Khezer-Shahr Jugor, ka shpallur agjencia e shtypit e sistemit të drejtësisë më 18 maj, 2018.

  • Ish Senatori Demokrat Joe Lieberman: E mbështes Trump në lidhje me daljen nga marrëveshja bërthamore e Iranit

Lieberman ka thënë që administrata Trump “ka bërë mirë” në lidhje me rreziqet që paraqet Irani për SHBA dhe botën. Dalja nga marrëveshja bërthamore e negociuar nga administrata Obama dhe kërcënimi për të rivendosur sanksionet janë hapa të matur, ka thënë ai.

“Kjo ka qenë gjithmonë një marrëveshje e keqe,” tha ai për marrëveshjen e vitit 2015 midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Gjermanisë, Kinës dhe Rusisë për ta frenuar programin e tij bërthamor në këmbim të heqjes së sanksioneve ekonomike. “Një Iran bërthamor dhe radikal është kërcënimi më i madh për ne, për stabilitetin botëror.”

  • Maersk Tankers i Danimarkës i jep fund transportit të mallrave për në Iran pas sanksioneve të rivendosura të SHBA

Maersk Tankers do t’i zbatonte marrëveshjet konsumatore përpara 8 majit, por do t’i shkelte ato më 4 nëntor, “siç kërkohen nga sanksionet e rivendosura të SHBA,” ka thënë kompania për AFP.

Grupi ka thënë se ai “ka transportuar ngarkesa për konsumatorë drejt Iranit dhe prej tij në mënyrë të kufizuar,” pa sjellë shifra të sakta për aktivitetet e tij.

  • Protestueset gra dalin në gjyq

Njëmbëdhjetë të ndaluar, përfshirë një grua, të arrestuar në Arak gjatë kryengritjes së Iranit në dhjetor 2017- janar 2018 dolën në gjyq.

Neda Yousefi dhe dhjetë të tjerë u përballën me gjyqin me akuzën se “kanë prishur rendin publik” në degën 102 të Gjyqit penal të Shazand, Arak, të hënën, 14 maj, 2018.

  • Skuadra futsal e grave U17 të Iranit është tërhequr nga olimpiada rinore

Është e drejta e grave U17 të marrin pjesë në Lojrat Olimpike Rinore në Argjentinë.

Ky ishte reagimi i trajneres kryesore të skuadrës futsal të grave U17 ndaj tërheqjes së skuadrës së saj nga lojrat olimpike rinore. Ajo ka thënë, “Pjesëmarrja e vajzave në këto konkurime është e drejta e tyre.”

Duke iu përgjigjur zyrtarëve të federatës të cilët kanë thënë se skuadra e saj nuk do të dërgohet në olimpiadën rinore në Argjentinë, Shahnaz Yari ka thënë: “këto vajza kanë të drejtën të marrin pjesë në turne. Pse i shkelin kaq kollaj të drejtat e tyre?”