Saturday, July 27, 2024

A do ta Ndihmojë një Marrëveshje Bërthamore Ekonominë e Shkatërruar të Iranit?

Ndërkohë që vazhdojnë bisedimet midis fuqive botërore dhe regjimit të mullahëve mbi programin klandestin bërthamor të Iranit, shumë vëzhgues pyesin nëse mundet arritja e një marrëveshjeje të ndihmojë ekonominë e shkatërruar të Iranit dhe të përmirësojë jetën e mjerueshme të njerëzve.

Teherani po përjeton tani një krizë të paprecedent ekonomike. Fuqia blerëse e njerëzve ka rënë në mënyrë dramatike dhe sipas mediave shtetërore, iranianët mezi arrijnë të fitojnë bukën e gojës.

Qendra Statistikore e Iranit njoftoi më 22 mars se norma e inflacionit në vend kishte arritur në 40.2%, duke shënuar herën e tretë që kjo normë tejkalon shifrën dyzet për qind që nga viti 1979.

Vite të tëra keqmenaxhim, korrupsion dhe paaftësi kanë dëmtuar ekonominë e Iranit. Këmbëngulja e regjimit për të ndjekur aventurizmin e tij rajonal ka çuar në sanksione gjithëpërfshirëse nga SHBA-ja dhe Evropa, duke rritur më tej presionin mbi ekonominë tashmë në kolaps të Iranit.

Pra, pse likuiditeti i Iranit po rritet me shpejtësi?

Për të kompensuar deficitin masiv buxhetor, regjimi iranian filloi të marrë hua nga Banka Qendrore. Duke qenë se Banka nuk kishte valutë të mjaftueshme, ajo filloi shtypjen e kartëmonedhave, duke rritur kështu normën e likuiditetit.

“Qeveritë kanë përdorur mjete të tilla si huamarrja e parave nga Banka Qendrore,” pranoi Afghe, duke shtuar se “nuk ka rrugë tjetër. Me kalimin e viteve, situata ekonomike u përkeqësua dhe fuqia blerëse e njerëzve u zvogëlua.

Në fjalimin e Vitit të Ri, presidenti i regjimit iranian Ebrahim Raisi pretendoi paturpësisht se qeveria e tij ka ulur inflacionin, një pretendim që u tall nga zyrtarët e regjimit dhe mediat shtetërore.

“Kanë kaluar shtatë muaj që kur Ebrahim Raisi mori pushtetin, por nuk ka patur asnjë ndryshim të dukshëm,” shkroi uebsajti shtetëror Bahar më 26 mars.

“Qeveria e Raisit i dha fund Vitit të Ri Pers 1401 duke fajësuar administratën e mëparshme. Ai thjesht ka shtyrë kohën,” tha Gholamali Jafarzadeh, ish-deputet i regjimit, për uebsajtin Bahar News.

Jafarzadeh u tall me urdhrin qesharak të Raisit për “çrrënjosjen e varfërisë”, duke pranuar se “varfëria absolute është zgjeruar dhe do të rritet. Do të shohim rritje ekstreme të çmimeve, tavolina gjithnjë e më bosh të iranianëve, dhe qeveritë kanë vetëm retorika e premtime boshe!”

Më pas ai iu referua pretendimeve të Raisit dhe qeverisë së tij për “arritje ekonomike”, duke thënë: “Si guxoni të fyeni intelektin e njerëzve? Ata nuk janë të verbër. Ata i shohin tavolinat e veta dhe e dinë sa u është zvogëluar fuqia blerëse.”

“Pa tregojuni njerëzve se çfarë keni bërë konkretisht. Populli nuk ka çfarë të hajë!” tha Jafarzadeh.

Është absurde të mendosh se Jafarzadeh shqetësohet për gjendjen e vështirë të popullit iranian. Ai derdh lot krokodili për popullin nga frika e zemërimit publik për shkak të ekonomisë në rënie. Kësaj frike i kanë bërë jehonë edhe të ashtuquajturit ekspertë të regjimit dhe mediat shtetërore.

Teherani me siguri do t’i shtojë përpjekjet për të mxjerrë më shumë naftë në treg pasi të hiqen sanksionet. Megjithatë, çdo qindarkë do të shpenzohet për makinerinë e represionit dhe terrorizmit të regjimit. Një vërshim i menjëhershëm parash nuk do ta ndihmonte infrastrukturën ekonomike joefikase e të korruptuar të Iranit nën teokracinë në pushtet.