Saturday, July 27, 2024

Në Uashington DC, Ekspertë të Sigurisë Kombëtare dhe Punëve të Jashtme Bëjnë Thirrje për Politikë të Rreptë Kundër Teheranit

Me rastin e festës së Novruzit dhe vitit të ri iranian, Zyra e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit në Uashington organizoi një konferencë ku ish-zyrtarë dhe ekspertë amerikanë për sigurinë kombëtare dhe çështjet e jashtme, duke përfshirë studiues nga think tank-e, theksuan nevojën për ta mbajtur Gardën Revolucionare të regjimit iranian në listën e organizatave të huaja terroriste të Departamentit të Shtetit, për të rritur sanksionet kundër Teheranit dhe për të mbështetur luftën e iranianve për liri dhe demokraci në vendin e tyre.

Në fjalën e saj hyrëse, Znj. Soona Samsami, Përfaqësuesja e NCRI në Shtetet e Bashkuara theksoi faktin se udhëheqësi suprem i regjimit Ali Khamenei, i cili caktoi Ebrahim Raisin, një vrasës të masave, si president për të konsoliduar regjimin e tij dhe për të parandaluar shpërthimin e më shumë kryengritjeve, përfundimisht ka dështuar.

“Vitin e kaluar, Irani ishte skena e kryengritjeve të mëdha kundër regjimit çdo katër muaj nga fermerët, punëtorët, mësuesit, infermierët, investitorët e mashtruar, punëtorët e çelikut dhe transportuesit e karburanteve,” tha zonja Samsami, duke shtuar: “Në vend që të vrasin mendjen se cilat etiketime duhen hequr nga makineritë e terrorit të regjimit iranian, SHBA-ja dhe vendet perëndimore duhet të kërkojnë mënyra se si t’i kërkojnë llogari regjimit për dekada të tëra represion, gjenocid dhe terrorizëm të cilat vazhdojnë ende. Udhëheqësit e regjimit duhet të përballen me drejtësinë për katër dekada të krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë luftën e popullit iranian për të përmbysur regjimin klerikal dhe për të krijuar një Republikë demokratike, laike, jo-bërthamore të Iranit. Asgjë nuk mund të pengojë fitoren e popullit iranian, i cili ka treguar guxim, qëndrueshmëri dhe vendosmëri të jashtëzakonshme përballë vështirësive.”

Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Politiko-Ushtarake në administratën Bush, Amb. Lincoln Bloomfield Jr., tha: “Irani vazhdon të shkelë normat ndërkombëtare. Kriza në Ukrainë na kujton se normat ndërkombëtare janë ato në bazë të të cilave duhet të jetojmë në një botë paqësore. Pra, kur kjo të marrë fund, mbani mend fjalët e mia, do të jetë koha për të bërë një bisedë të rëndësishme rreth rikthimit të vendeve demokratike, botës së pavarur dhe grupeve si NCRI, për të mbështetur planin 10-pikësh të Zonjës Rajavi, i cili është plotësisht në përputhje me të gjitha vlerat tona.”

“Që nga viti 2018, ka patur 8 kryengritje madhore në Iran, të cilat kanë përfshirë 200 qytete dhe qindra mijëra njerëz,” tha ambasadori Mitchell Reiss, ish-Drejtor i Planifikimit të Politikave në Departamentin e Shtetit të SHBA, duke shtuar: “Protestat kanë vazhduar në 2022. Njësitë e Rezistencës, të organizuara nga opozita kryesore iraniane, MEK, dhe të përbëra nga të gjithë sektorët e shoqërisë iraniane, kanë udhëhequr protestat dhe kanë marrë në shënjestër simbolet e represionit në të gjithë Iranin.”