WASHINGTON, DC, SHBA, 6 janar 2018 / Megjithë temperaturat nën zero, qindra amerikano iranianë bënë tubimin e tyre të dytë përballë Shtëpisë së Bardhë brenda pak javësh për të shprehur solidaritetin me protestat mbarëkombëtare kundër regjimit klerikal në Iran. Zonja Rajavi presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit dërgoi një mesazh video në këtë tubim, në vijim është pjesë e mesazhit:
Bashkëatdhetarë liridashës, personalitete të nderuara,
Doja t’ju përshëndesja që jeni mbledhur këtu për të shprehur mbështetjen për protestuesit e guximshëm dhe të rinjtë e të rejat që janë ngritur në Iran dhe për të përkujtuar dëshmorët fisnikë të kryengritjes së Iranit.
Mijëra nderime për dëshmorët e mëdhenj të Doroudit, Tuyserkanit Noorabadit, Izehit, Shahinshahrit, Ghahdarijanit, Homayounshahrit dhe Jouyabadit të Isfahanit dhe qyteteve të tjera iraniane.
Me kryengritjen e tyre, bashkatdhetarët tanë e kanë sjellë kombin më afër realizimit të ëndrrave që i janë shtypur për më shumë se 100 vjet. Ata kanë dëshmuar se vërtet është e mundur të çlirohet Irani nga zgjedha e një diktature fetare.
I bëj thirrje Komunitetit Ndërkombëtar të mbështesë popullin e Iranit dhe Rezistencën iraniane dhe të përmbushin detyrimet e tyre. Përveç dënimit të regjimit dhe mbështetjes së protestuesve, Komuniteti Ndërkombëtar duhet të ndërmarrë masa specifike praktike për të parandaluar që regjimi në pushtet në Iran të godasë më tej demonstruesit.