Thursday, March 28, 2024

Dy milionë iranianë vuajnë nga uria

NCRI – Zëvendësministri i Punës i regjimit të Iranit kishte thënë se ka dy milionë njerëz që vuajnë nga uria në vend. Një shifër vërtet tronditëse, thotë një deputet i regjimit.

Anëtari i komitetit të Çështjeve Sociale të parlamentit të regjimit beson se me kaq shumë njerëz që vuajnë nga uria, numri i përgjithshëm i njerëzve të privuar në vendiduhet të jetë shumë më i lartë.

Agjencia shtetërore e lajmeve IRNA ka raportuar në një takim të titulluar ‘Buxheti i vitit 2018: do ta rrisë apo ulë varfërinë?’, në të cilën zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Ahmad Maydari tha se “sipas vlerësimeve të brendshme dhe ndërkombëtare, dy deri në katër përqind e popullsisë iraniane vuan nga varfëria e skajshme, që do të thotë se nuk ka mundësi të ushqehet, gjë që gjithashtu quhet varfëri e dhunshme “.

Më parë, Ahmad Maydari kishte deklaruar se numri i njerëzve të uritur në vend është rreth dy milionë. Megjithatë, disa nga ekspertët e regjimit besojnë se kjo është një shifër tepër optimiste, duke thënë se numri i njerëzve që vuajnë nga varfëria ekstreme arrin në pesë milionë.