Autoritetet federale të Shteteve të Bashkuara kanë akuzuar një njeri se po planifikonte për të eksportuar makineri të procesimit të metaleve në Iran, duke shkelur kështu sanksionet amerikane kundër proliferimit bërthamor dhe terrorizmit mbi regjimin në Teheran.
Sekretari Pompeo Nxit OKB-në që ta Rinovojë Embargon e Armëve mbi Regjimin Iranian
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Mike Pompeo, ka paralajmëruar kundër përfundimit të embargos së armëve mbi regjimin iranian, duke e krahasuar çdo ditë deri në skadimin e marrëveshjes në tetor 2020 si një “#Numërim Mbrapsht Drejt Terrorit.”
Një Cisternë e Dytë me Naftë Iraniane në Drejtim të Sirisë: Burimet
Një anije e re cisternë e mbushur me naftë iraniane është drejtuar për në Siri në shkelje të sanksioneve aktuale amerikane, kanë thënë për Fox News burime perëndimore të inteligjencës.
SHBA Ka Hequr Nga Tregu Pothuajse 2.7 Milion Fuçi Nafte Iraniane: Sekretari Pompeo
Shtetet e Bashkuara kanë hequr afërsisht 2.7 milion fuçi nafte iraniane nga tregjet botërore duke rivendosur sanksionet mbi të gjitha blerjet e naftës së papërpunuar të regjimit iranian, tha të martën Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo.
EDITORIAL: Kujtimi i Masakrës së 1988-ës e Përndjek Regjimin Iranian, Është Nevoja për Aksion nga OKB
Publikuar më 20 gusht 2019.
Pas 31 vitesh, masakra e 1988-ës në Iran, e cila çoi te trekëmbëshi mbi 30,000 të burgosur politikë brenda pak muajve, bazuar në një fatwa nga Khomeini, është gjallëruar përsëri si çështje në shoqërinë iraniane.
SHBA i Transmeton Greqisë ‘Pozicionin e Saj të Fortë’ Lidhur me Cisternën e Regjimit Iranian
Shtetet e Bashkuara i kanë transmetuar qeverisë greke “pozicionin e tyre të fortë” lidhur me një anije iraniane cisternë që u nis për në Greqi të hënën pasi u lirua nga Gjibraltari, dhe për të cilën Uashingtoni thotë se mbart naftë për t’ia dërguar Sirisë, sipas një zyrtari të Departamentit të Shtetit.
OKB: Regjimi Iranian Ka Varur të Paktën 7 Kundërvajtës Fëmijë Vitin e Shkuar
Shkruar nga Mahmoud Hakamian më 19 gusht 2019.
Regjimi iranian ka ekzekutuar të paktën shtatë kundërvajtës fëmijë vitin e shkuar, ndërsa 90 minorenë të tjerë janë të dënuar me vdekje, sipas një raporti të ri për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara nga Raportuesi Special mbi situatën e të drejtave njerëzore në Iran.
Punëtorët Grevistë në Iran Dënohen me Rrahje me Kamxhik dhe Burgim
16 gusht 2019
Shtatë punëtorë të Fabrikës së Sheqerit Haft Tappeh, në provincën jug-perëndimore Khuzestan të Iranit, kanë marrë një dënim të pezulluar prej tetë muajsh burg dhe tridhjetë goditjesh me kamxhik për faktin se kanë ushtruar të drejtën e tyre për protestë paqësore lidhur me mos-marrjen e rrogave dhe kërkesën për kushte më të mira pune.
Rezistenca Iraniane Dënon Fuqishëm Udhëtimin e Javad Zarif për në Europën Veriore dhe Bën Thirrje për Anullimin e Tij
Një vizitë e tillë vetëm sa do t’i nxisë më tej shkeljet barbare të të drejtave të njeriut, eksportin e terrorizmit dhe nxitjen e konflikteve
Sipas agjensive shtetërore të lajmeve të regjimit iranian, Ministri i Jashtëm i mullahëve Javad Zarif ka në plan të vizitojë Finlandën, Suedinë dhe Norvegjinë duke filluar më 19 gusht 2019.
Britanikja Express: Masakra e 1988-ës në Iran duhet të Njihet si Krim Kundër Njerëzimit
17 gusht 2019.
Britanikja Express ka publikuar rrëfime tronditëse personale nga të afërm të të burgosurve politikë iranianë që kanë vdekur në masakrën e 1988-ës në Iran.


















