Thursday, March 28, 2024

Iran: Hamid-Reza Derakhshandeh Varet në Publik në Kazerun

Regjimi iranian të mërkurën vari publikisht një person për faktin që kishte vrarë një udhëheqës të lutjeve të së premtes në qytetin Kazerun, në jug të Iranit.

Hamid-Reza Derakhshandeh, i cili vrau me thikë mullahun Mohammad Khorsand më 29 maj 2019, u ekzekutua me varje në publik më 28 gusht 2019 në vendin e vrasjes.

Udhëheqësit e Lutjeve të së Premtes janë mullahë që përfaqësojnë liderin suprem të regjimit iranian, Ali Khamenei, në qytete të ndryshme, gjë që i bën ata të urryer për popullsinë iraniane e cila nuk mund ta durojë më represionin e korrupsionin e zyrtarëve të regjimit.

Derakhshandeh, 47 vjeç, kishte thënë më përpara se e kishte ndëshkuar udhëheqësin e lutjeve të së premtes ngaqë ai kishte vjedhur nga të varfrit.

Në komentet e tij pas vrasjes së liderit të Lutjeve të së Premtes të regjimit në Kazerun, Derakhshandeh tha: “I dashur popull i Iranit, ju dua të gjithëve, i dua njerëzit e varfër të Iranit, ata që nuk kanë bukë për të ngrënë darkave, ata të cilëve u ka ardhur në majë të hundës fakti që u duhet të marrin borxh për bukën e gojës…”

“Kisha parë e dëgjuar raste padrejtësie. Qindra raste të tilla. Unë përpiqem të blej e t’u jap të varfërve por s’mund të bëj më tepër se kaq. I kam parë këto krime. Nuk jam kriminel. Kjo ishte hera e parë për mua. Miqtë e mi më njohin. Nuk jam kriminel.”

Derakhshandeh nuk ka patur precedent kriminal.