Zarif: Soleimani dhe unë kemi bashkëpunim shumë të mirë dhe takohemi çdo javë

799

Ministri i Jashtëm i regjimit iranian Javad Zarif, duke u përulur përpara komandantit kriminel të Forcës terroriste Qods, Qassem Soleimani, përsëriti mesazhin se ai dhe ministria e tij nuk përfaqësojnë asgjë tjetër veçse politikat terroriste e luftënxitëse të teokracisë në pushtet.

“Komandant Soleimani dhe unë asnjëherë nuk kemi ndier se kemi ndonjë mospajtim. Kemi bashkëpunuar ngusht së bashku për më shumë se 20 vite,” tha ai për të përditshmen shtetërore Entekhab më 1 shtator 2019.

 

“Gjatë sulmit të SHBA-së mbi Irakun, si përfaqësues i Iranit në New York, nën urdhrat e udhëheqjes së lartë të vendit, kam folur me zyrtarë amerikanë dhe kam patur koordinimin më të madh me komandantin Soleimani. Më vonë, kur u bëra ministër, ne të dy vendosëm të takoheshim me patjetër të paktën një herë në javë kur ishim të dy në Teheran, për të shqyrtuar zhvillimet më të fundit dhe për të bërë koordinimin e nevojshëm,” shtoi Zarif.

 

Më 5 nëntor 2018, Zarif pati thënë gjithashtu se, “Ne nuk jemi një sistem që operon më vete… Si mund të bëjmë çfarëdo gjëje në këtë vend pa e raportuar atë? Nuk është se kemi tentuar të bëjmë ndonjë gjë që u bie kundër dëshirave të Lartësisë së Tij, Udhëheqësit.”

 

Këto komente e bëjnë krejtësisht të qartë faktin që çështjet madhore të politikës së jashtme drejtohen nga Udhëheqësi Suprem i regjimit Ali Khamenei dhe Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC). Për sa i përket politikave themelore të regjimit, d.m.th., shtypjes së popullit e luftënxitjes si dhe nxitjes për të zotëruar armë bërthamore dhe për të prodhuar raketa balistike, nuk ka absolutisht asnjë ndryshim mes grupimeve të ndryshme brenda regjimit.

 

Bërja e tregtisë, ruajtja e lidhjeve diplomatike, dhe takimet me liderët e regjimit nga cilido grupim, vetëm sa i forcojnë e i fuqizojnë IRGC-në dhe Forcën terroriste Qods, si dhe i japin energji makinerisë së mullahëve për terror e luftënxitje.

 

 

Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit

2 shtator 2019

 

 

 

www.ncr-iran.org