Pesë Goditje Fatale ndaj Regjimit Iranian nga MEK

775

Këto janë pesë goditje fatale ndaj regjimit iranian nga grupi opozitar më i madh dhe më i organizuar, Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit (PMOI), ose Mujahedin-e Khalq (MEK):

  1 – Ekspozimi i Khomeini-t si tiran

Më 11 shkurt 1979, pas rrëzimit të Shahut nga iranianët, rreth gjashtë milion njerëz u dyndën për në Teheran për të mirëpritur Khomeini-n, duke i dhënë atij pushtet të pashembullt politik, fetar e revolucionar. Asnjë grup nuk kishte guximin ta sfidonte – askusht përveç Mujahedin-e-Khalq. Udhëheqësi i MEK-ut Massoud Rajavi mbajti menjëherë një seri fjalimesh publike ku dënonte kufizimet e reja ndaj lirive dhe ekspozonte tiraninë që po themelonte Khomeini. Për 2 vite e gjysëm, MEK i ekspozoi në mënyrë paqësore të metat e sistemit teokratik, ndërkohë që militantët e armatosur të Khomeini-t mësynin zyrat e tubimet e MEK-ut, duke vrarë dhjetëra mbështetës të MEK e duke arrestuar mijëra prej tyre. Më 20 qershor 1981, Khomeini i dha urdhër Gardës Revolucionare që të qëllonte mbi një tubim paqësor të MEK-ut ku merrnin pjesë gjysmë milioni njerëz. Pas kësaj filloi sundimi i terrorit i Khomeini-t. Mijëra mbështetës të MEK u ekzekutuan në mënyrë jashtë-ligjore. Që nga ajo ditë, iranianët e kuptuan që Khomeini ishte një diktator i pamëshirshëm që po e keqpërdorte emrin e Islamit për të mbajtur pushtetin. Regjimi i tij e humbi krejt legjitimitetin, dhe kështu filloi Rezistenca për t’i përmbysur mullahët.

2 – Dhënia fund e politikës së paqësimit të Perëndimit

Pas vdekjes së Khomeini-t në vitin 1989, liderët perëndimorë, të cilët kërkonin kontrata për naftën iraniane, nisën menjëherë t’u thurnin lavde të rreme të moderuarve që supozimisht kishin marrë drejtimin e Iranit. MEK, dhe koalicioni më i gjerë NCRI në të cilin ky grup bën pjesë, nisën një fushatë për të ekspozuar kërcënimin global që vjen nga lloji i fondamentalizmit islamik të Teheranit dhe sponsorizimi shtetëror që ai i bën terrorizmit. Massoud Rajavi pati thënë një shprehje të famshme: “Nga një nepërkë nuk do të lindte kurrë pëllumbi.” Fushata ndërkombëtare e MEK-ut fitoi mbështetjen e një shumice ligjvënësish në Kongresin e SHBA-së dhe në Parlamentet e Europës.

3 – Zbulimet bërthamore që çuan në sanksionet e OKB-së

Në vitin 2002, në një konferencë për shtyp në Uashington, NCRI ekspozoi vendin e fshehtë të regjimit iranian për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe reaktorin e ujit të rëndë në Arak. Ky zbulim, i bazuar në informatat e MEK-ut të marra fshehurazi nga brenda regjimit, çoi në një hetim nga rojtari bërthamor i OKB-së, hetim i cili gjeti se regjimi po zhvillonte një program të fshehtë bërthamor. MEK dhe NCRI më pas mbajtën dhjetëra konferenca për shtyp ku zbuluan detaje të projekteve të tjera të paligjshme e vendeve të prodhimit të armëve bërthamore, armëve të shkatërrimit masiv e raketave balistike. Këto zbulime rezultuan në sanksione ndërkombëtare dhe të OKB-së mbi regjimin, sanksione të cilat vazhdojnë t’i dëmtojnë mullahët edhe sot.

4 – Bllokimi i strategjisë luftënxitëse të Khomeini-t në Irak

Khomeini e përdori luftën Iran-Irak të viteve 1980-88 si mbulim për vazhdimin e represionit brenda vendit dhe për ta shfajësuar regjimin për paaftësinë e tij në drejtimin e një shteti modern. Në vitin 1983, qeveria e Irakut firmosi ‘Planin e Paqes’ të NCRI-së për përfundimin e luftës. MEK-ët, të cilët kishin luftuar kundër forcave pushtuese irakene në fillim të luftës, u dhanë fund të gjitha armiqësive me Irakun sapo forcat irakene u tërhoqën nga territori iranian dhe dhe firmosën Planin e Paqes. Khomeini, ndërkohë, refuzoi ta firmoste planin dhe u betua se do ta vazhdonte luftën deri kur të shembej edhe çatia e fundit në Iran, me objektivin final të ‘Çlirimit të Jeruzalemit përmes Karbalas.’ Qeveria irakene e lejoi MEK-un të krijonte baza në kufirin Iran-Irak. Prania e MEK-ut në Irak ishte e bazuar në një pavarësi të plotë nga qeveria irakene. Në 1987-ën, MEK krijoi Ushtrinë Kombëtare të Çlirimit (NLA), e cila mori mbështetje të gjerë në vend. Në secilin nga operacionet madhore të NLA-së kundër Gardës Revolucionare të regjimit, banorët e qyteteve të çliruara dyndeshin për t’iu bashkuar rangjeve të lëvizjes që luftonte për lirinë e kombit të tyre. Në 1988-ën, një operacion i NLA-së që çliroi qytetin Mehran, çoi në një sllogan popullor, “Sot Mehranin, nesër Teheranin.” Suksesi i MEK-ut dhe NLA-së dhe mundësia e mposhtjeve të mëtejshme ushtarake për regjimin e frikësuan Khomeini-n deri në pikën që e shkeli betimin që kishte bërë për vazhdimin e luftës deri në mposhtjen e ‘armiqve të Islamit’, dhe u detyrua të pranonte një armëpushim me Irakun.

5 – Shkëputja e pasuesit të Khomeini-t nga regjimi

Dy herë brenda katër dekadave të fundit, MEK ka shkaktuar përçarje të mëdha brenda regjimit të Iranit. Në vitin 1981, MEK e bindi Presidentin e atëhershëm që të shkëpuste lidhjet me Khomeini-n. Në vitin 1988, ndërsa po kryhej një masakër, me urdhër të Khomeini-t, ndaj të gjithë të burgosurve politikë që mbeteshin besnikë ndaj MEK-ut, pasuesi i atëhershëm i Khomeini-t, Ajatollah Hossein-Ali Montazeri, e ngriti zërin kundër masakrës, duke e përshkruar atë si “krimi më i madh kundër njerëzimit për të cilin do të na dënojë historia.” Khomeini i zemëruar e përjashtoi Montazeri-n i cili më vonë u vu nën arrest shtëpie. Në 2016-ën doli në sipërfaqe një regjistrim zëri i bisedës së Montazeri-t me anëtarë të Komisioneve të Vdekjes të 1988-ës, gjë që nxiti shtimin e kërkesave publike për drejtësi lidhur me këtë masakër.

Roli i MEK-ut në Iran sot

NCRI dhe MEK përfaqësojnë një alternativë të fuqishme demokratike ndaj regjimit. MEK ka fituar një mbështetje të gjerë në popull gjatë 40 viteve të fundit pavarësisht ekzekutimit të 100,000 aktivistëve të MEK-ut dhe sulmeve terroriste kundër anëtarëve të MEK e marrëveshjeve të pisëta politike kundër këtij grupi.

Vitet e fundit, MEK ka mundur ta zgjerojë e ta organizojë rrjetin e saj brenda Iranit pavarësisht represionit të madh. MEK ka krijuar ‘Njësi Rezistence‘ në Iran, objektivi i të cilave është të përhapin mesazhin e Rezistencës dhe t’i kthejnë protestat ekonomike e shoqërore në një kryengritje mbarëkombëtare kundër mullahëve.

Në dhjetor 2017 dhe gjatë gjithë 2018-ës, një kryengritje madhore në mbi 140 qytete, me thirrje për ndryshim regjimi, e tronditi regjimin. Më 9 janar 2018, Lideri Suprem i regjimit Ali Khamenei deklaroi qartë se MEK qëndronte prapa këtyre protestave. Presidenti Hassan Rouhani më 2 janar 2018 i tha Presidentit francez Emmanuel Macron përmes një telefonate se MEK i kishte shkaktuar trazirat dhe kërkoi (më kot) që Franca ta frenonte këtë grup.

Ministri i Inteligjencës Mahmoud Alavi tha më 19 prill 2019 se 116 skuadra të lidhura me MEK ishin arrestuar gjatë vitit të shkuar. Drejtori i përgjithshëm i kësaj ministrie në provincën e Azerbaixhanit Lindor tha më 22 prill 2019 se veprimtaritë e MEK-ut ishin zgjeruar në mënyrë të konsiderueshme dhe se 60 aktivistë të MEK-ut ishin arrestuar së fundmi në provincë.

Duke reaguar ndaj komenteve të Alavi-t, MEK deklaroi se numri i arrestimeve të aktivistëve të saj vitin e shkuar është në fakt shumë më i lartë.

Regjimi i Iranit është i paralizuar nga kriza të mëdha dhe i tmerruar nga populli iranian si armiku i tij i vërtetë. Ai ka frikë nga organizimi i popullit, dhe sigurisht që nuk dëshiron të shohë as hijen e një alternative ndaj sundimit të tij autoritar. Regjimi është në ndjekje të kujtdo që ka lidhje me MEK-un.

Komuniteti ndërkombëtar duhet ta njohë të drejtën demokratike të popullit iranian për ndryshim regjimi. Irani ka një alternativë, të udhëhequr nga MEK, e cila është e aftë të themelojë një republikë demokratike dhe pluraliste të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, barazinë gjinore, autonominë e grupeve etnike të Iranit, dhe një Iran jo-bërthamor.

Falë organizimit dhe kohezionit të saj, Rezistenca Iraniane mund ta zëvendësojë regjimin dhe është e aftë të garantojë një tranzicion paqësor të pushtetit tek përfaqësuesit e zgjedhur të popullit iranian.