Maryam Rajavi Takohet Me Viktimat E Tërmetit Në Shqipëri

1473

Në prag të ardhjes së Vitit të Ri, Maryam Rajavi u takua me disa nga banorët e Manzës dhe Durrësit në zonat e goditura nga tërmeti dhe u shprehu atyre keqardhjen e saj.

Duke uruar shërim të shpejtë për të lënduarit, Maryam Rajavi shprehu shpresën se dëmet dhe vuajtjet e shkaktuara nga tërmeti do të marrin fund sa më shpejt në këtë Vit të Ri.

Administratori i Manzës, z. Muharrem Sula, e mirëpriti Maryam Rajavi-n dhe shprehu mirënjohjen e tij për solidaritetin dhe ndihmën e Rezistencës Iraniane për qytetarët shqiptarë. Z. Sula tha se që nga themelimi i Ashraf 3, ata kanë gjetur marrëdhënie të sinqerta dhe solidaritet të çmuar tek Muxhahedinët.