Iran: Veprimtaritë e Njësive të Rezistencës të MEK
Publikuar më 31 dhjetor 2019.
Të hënën, më 31 dhjetor 2019, njësitë e rezistencës vendosën postera me foto e mesazhe të znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, dhe z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane, në pjesë të ndryshme të Teheranit, duke përfshirë rrugët Qoddousi, Qasr, Khajeh Nassir Tousi dhe Sabalan, si dhe në Qytetin Qods.
Në postera lexohej, “Përmbysja e armikut anti-njerëzor është e sigurtë,” “Khamenei dhe Rouhani duhet të përballen me drejtësinë për krimin kundër njerëzimit,” “Po afron shkatërrimi i sundimit plot shtypje e padrejtësi të teokracisë” dhe “Njësitë e Rezistencës hapin rrugën dhe shërbejnë si udhëheqje për brezin e rebeluar.”
Në një zhvillim tjetër, mëngjesin e sotëm, të rinjtë e rebeluar u vunë flakën bazave të paraushtarakëve Bassij në Teheran, Karaj, dhe Iranshahr, si dhe një seminari të regjimit në Teheran. Në Mahshahr iu vu flaka posterit të Khamenei-t.
Dje, të rinjtë e rebeluar morën në shënjestër gjithashtu zyrat qendrore të Khatam ol-Anbiya Construction të IRGC-së në Teheran. Sot, regjimi i mullahëve e konfirmoi këtë sulm, duke u përpjekur ta përshkruante sulmin si jo shumë të rëndë, në mënyrë që të minimizonte impaktin mbi moralin e forcave dhe agjentëve të tij. Duke cituar një “burim të informuar,” shtetërorja Asr-e Khabar shkruan, “Në orët e para të mëngjesit të djeshëm, një person i paidentifikuar me motoçikletë hodhi një granatë dore në drejtim të ndërtesës… Nisur nga videot e disponueshme, identiteti i tij është në hetim e sipër.”
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit
31 dhjetor 2019
Teheran – Rruga Sabalan, Rrugica Latif
Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së
Teheran – Rruga Khajeh Nassir Tousi
Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së
Teheran – Qyteti Qods
Foto dhe mesazh i znj. Maryam Rajavi, Presidentes së zgjedhur të NCRI-së
Teheran – Rruga Qasr
Foto dhe mesazh i z. Massoud Rajavi, Liderit të Rezistencës Iraniane
Teheran – Bazë Paraushtarake Bassij
Teheran – Chizar – Seminar i Regjimit
Karaj – Bazë Paraushtarake Bassij
Mahshahr – Foto e Khamenei-t
Iranshahr – Bazë Paraushtarake Bassij