Iran: Khamenei shpreh shqetësim të madh lidhur me MEK

468

Iranian regime Supreme Leader Ali Khamenei Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian, Ali Khamenei

Raportim nga PMOI/MEK

Iran, 19 maj 2020—Udhëheqësi Suprem i regjimit iranian Ali Khamenei bëri disa komente interesante gjatë takimit të tij me anëtarë të rinj të Basij të Gardës Revolucionare (IRGC) të dielën, më 17 maj. Ai shprehu shqetësim të madh lidhur me faktin që opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), po e rrit ndikimin e saj dhe mbështetjen që merr nga brezi i ri i Iranit.

“Të gjithë duhet të jenë të kujdesshëm lidhur me rekrutimin e anëtarëve të shoqërisë sonë të re nga armiku… E kam thënë gjithmonë se besoj dhe shpresoj që të kemi një qeveri ‘të re dhe si Hezbollah’, domethënë një qeveri të efektshme dhe energjike e cila të mund t’i zgjidhë problemet tona,” tha ai.

“Në ditët e para të revolucionit [të 1979-ës] kishim të rinj… besimet e të cilëve nuk ishin të forta, dhe që u rekrutuan nga grupe që kishin perspektiva të përziera,” shtoi Khamenei duke iu referuar popullaritetit të lartë të MEK në shoqërinë iraniane, sidomos pas revolucionit të 1979-ës.

“Nuk duhet ta lini armikun t’i shfrytëzojë protestat tuaja. Ata mezi presin të përdorin çdo mundësi të tillë… Çfarëdo teme të kenë protestat tuaja, armiku do t’i përshkruajë ato si mospajtim kundër shtetit, dhe do t’ua ofrojë shikuesve të tij një imazh të tillë… Kini kujdes nga ata që i shfrytëzojnë këto protesta për të arritur objektivat e tyre kundër shtetit,” vazhdoi Khamenei duke i theksuar edhe më tej shqetësimet e tij lidhur me gjendjen si fuçi baruti të shoqërisë iraniane dhe faktin që MEK i raporton këto zhvillime si shenjë të rritjes së mospajtimit tek populli.

“I kam këshilluar shumë herë zyrtarë të ndryshëm që të shkojnë e të vizitojnë universitetet tona dhe të flasin me studentët. Por si përgjigje ata thonë se sa herë që shkojmë, studentët nuk kanë për qëllim të informohen për problemet e vendit; në fakt, ata janë të interesuar në njollosjen e imazhit të shtetit. Kjo është arsyeja pse zyrtarët nuk u bëjnë vizita universiteteve tona. Po ju lutem që të mos parandaloni një atmosferë dialogu,” tha Khamenei në hipokrizi të plotë. Megjithatë, fjalët e tij hedhin dritë mbi shqetësimin e tij lidhur me urrejtjen e të rinjve iranianë, sidomos të studentëve, për regjimin e mullahëve.

“Kur i referohem një qeverie të re e si Hezbollah, nuk them që, për shembull, një 32-vjeçar duhet të bëhet president. Na duhet një qeveri e re dhe aktive që të mund t’i zgjidhë problemet e vendit. Ka nga ata që punojnë mirë edhe në moshë të madhe dhe nuk lodhen kurrë. Për shembull, martiri ynë i dashur Qassem Soleimani për të cilin mendoj çdo ditë…,” shtoi ai, duke nxjerrë në pah edhe një herë hendekun mes zyrtarëve të lartë të regjimit dhe se si Khamenei humbi njeriun më të besuar me vdekjen e ish-kreut të Forcave Quds të IRGC-së, Qassem Soleimani.

“Zgjerojini radhët tuaja duke rekrutuar anëtarë të rinj. Mos i largoni njerëzit menjëherë për shkak të një mosmarrëveshjeje… sigurisht nuk e kam fjalën për [MEK]. Dua të them që, përpiquni të rekrutoni ata që mund të kenë pikëpamje pak të ndryshme. Megjithatë, nuk këshilloj që t’i paqësoni njerëzit që nuk besojnë tek revolucioni ynë,” vazhdoi Khamenei. Fjalët e tij tregojnë së pari shqetësimin e madh të regjimit për humbjen e rinisë në bazën e tij shoqërore dhe për rritjen e ndikimit të MEK tek brezi i ri i Iranit.

Kjo gjë merr një domethënie të madhe pas akuzave të drejtësisë së regjimit se dy studentë shumë të vlerësuar janë të lidhur me MEK.

“Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm se ata po punojnë për të ndikuar tek rinia jonë, për ta shfrytëzuar brezin e ri. Sa herë që u nevojiten elementë brenda vendit, ata i fokusojnë përpjekjet tek të rinjtë tanë,” konkludoi ai.