Provat tregojnë se vëllezërit Afkari janë torturuar në burg

Afkari brothersNga e majta në të djathtë: Navid, Vahid dhe Habib Afkari

 

Saeed Afkari, vëlla i kampionit të ekzekutuar të mundjes Navid Afkari dhe i vëllezërve të burgosur Afkari, tha dje në Twitter se forensika ka konfirmuar që plagët e dy vëllezërve të tij janë nga tortura.

“Sipas forensikës, vëllai im Habib ka pësuar thyerje të gishtit të këmbës, thyerje të kyçit të dorës që nuk është shëruar ende, dhe këputje në shpatull nga koha e mbajtjes së tij në Inteligjencë. Vahid ka lënduar qafën dhe krahun pas tentativës për vetëvrasje në protestë ndaj torturës fizike e psikologjike. Ata janë mbajtur të burgosur në izolim për 279 ditë pa kujdes mjekësor,” shkruan Saeed në Twitter.

Tre vëllezërit Afkari janë arrestuar për pjesëmarrje në protesta mbarëkombëtare në gusht 2018. Pas ekzekutimit të Navid-it në shtator, Vahid dhe Habib janë mbajtur në burgim të izoluar dhe u janë ndaluar telefonatat në Burgun Adel Abad të Shiraz-it në Iranian jug-perëndimor për më shumë se nëntë muaj.

 

Mediat Shtetërore të Iranit e Pranojnë Shkakun e Krizave Ekonomike

Irani po përjeton kriza të shumta ekonomike. Populli iranian vuan nga rritja ekstreme e çmimeve. Ndërkohë që shumë përpiqen të fajësojnë sanksionet për vështirësitë e popullit, faktet e pranuara nga mediat shtetërore tregojnë se si korrupsioni dhe politikat e gabuara të regjimit e kanë dëmtuar ekonominë e Iranit.

“Duket se rrënjët e inflacionit dhe rënies ekonomike gjenden në mungesën e përgjegjësisë dhe në neglizhencën e zyrtarëve,” shkruante më 9 qershor 2021 e përditshmja shtetërore Hamdeli.

Një nga arsyet kryesore të rritjes së inflacionit në Iran është sasia tepër e madhe e likuiditetit, e cila nuk përputhet me prodhimin dhe ekspotet e Iranit.

“Situata e tregut të parave është bërë alarmuese gjatë tre viteve të fundit. Likuiditeti po rritet vazhdimisht nën hijen e rritjes së koefiçentit të likuiditetit pa asnjë ndryshim në sasinë e prodhimit në vend,” shkruante të mërkurën e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat.

“Shkaku i rritjes së likuiditetit mund të gjendet tek rritja e shpenzimeve të qeverisë që i kalojnë të ardhurat e saj. Kështu, printimi i kartmonedhave nga rritja e aseteve të huaja të bankës qendrore apo lëshimi i bonove të thesarit mund të konsiderohet si burimi i qeverisë për kompensimin e defiçitit të saj buxhetor,” shton Jahan-e Sanat.

“Shpenzimet aktuale vetëm të qeverisë llogariten të jenë në shifrën nëntë kuadrilion toman këtë vit. Të ardhurat e qeverisë nga taksat nuk e mbulojnë as një të tretën e kësaj shume.

Si rezultat, kur shpenzimet i tejkalojnë të ardhurat, qeveria ose fillon të printojë kartmonedha, lëshon bono thesari, ose merr hua nga banka qendrore,” thotë Jahan-e Sanat.

Jahan-e Sanat shton se, për sa kohë që regjimi do të vazhdojë me të njëjtën procedurë, likuiditeti dhe inflacioni “do të rriten me shpejtësi.”

 

Zgjedhjet në Iran 2021: Debati Ndihmoi Fushatën për Bojkot Mbarëkombëtar

Të shtunën, regjimi iranian zhvilloi debatin e parë presidencial përpara farsës së zgjedhjeve që do të zhvillohen më 18 qershor. Ky spektakël rikonfirmoi angazhimin e iranianëve për t’i bojkotuar zgjedhjet dhe për të shprehur mbështetje për ndryshimin e regjimit. Vetëm shtatë të ashtu-quajtur “kandidatë” do të garojnë në votimet e këtij muaji, nga gati 600 që ishin regjistruar përpara vetingut nga Këshilli i Gardianëve. Këto zgjedhje janë thjesht një formalitet dhe shfaqje publike, dhe kanë për qëllim të instalojnë Kryegjyqtarin aktual të regjimit, Ebrahim Raisi – kandidatin e preferuar të Liderit Suprem të mullahëve, Ali Khamenei – si president të ardhshëm.

Me sa duket, ky debat shërbeu kryesisht për t’i dhënë Raisi-t dhe anëtarëve të tjerë të fraksionit të tij një mundësi për të fajësuar presidentin e regjimit Hassan Rouhani për përkeqësimin e problemeve ekonomike të vendit dhe për përhapjen e Covid-19. Por asnjëri nga kandidatët nuk ofroi ndonjë plan për krizat aktuale, pasi ata të gjithë janë të përfshirë në krijimin e këtyre krizave dhe në intensifikimin e tyre.

Kush është Ebrahim Raisi, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të Iranit dhe një ekzekutues në masakrën e 1988-ës

Kjo përqasje i mbrojti kandidatët nga përgjegjësia për të prezantuar preferenca politike që mund të adresonin inflacionin e shfrenuar, papunësinë, dhe rritjen e çmimeve të artikujve bazë, faktorë që kontribuojnë në krijimin e një situate ku mbi 50 përqind e gjithë popullsisë iraniane jeton nën pragun e varfërisë.

Autoritetet e regjimit dhe mediat shtetërore kanë kohë që paralajmërojnë për nivelet më të ulëta ndonjëherë të pjesëmarrjes së votuesve, dhe kritika që ato vetë i kanë bërë procesit të së shtunës tregon se këto pritshmëri vetëm sa janë përforcuar.

Bojkoti mbarëkombëtar i farsës së zgjedhjeve nuk është thjesht tregues i apatisë së votuesve, por në fakt është rezultat i një fushate të koordinuar për bojkot që është promovuar nga opozita iraniane, Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK)“Njësitë e Rezistencës” të MEK, vetëm brenda prillit, i kanë shfaqur publikisht nxitjet e tyre për bojkot në të paktën 250 lokacione në mbarë vendin, dhe përpjekjet e tyre kanë vazhduar edhe gjatë majit e qershorit, duke tërhequr vëmendjen e shumë pjesëmarrësve në protestat kundër problemeve ekonomike.

Zgjedhjet në Iran 2021: Ish të Burgosurit Politikë Anëtarë të MEK Hedhin Dritë mbi Rekordin Kriminal të Ebrahim Raisi-t

Të martën më 8 qershor, një grup ish të burgosurish politikë iranianë, anëtarë dhe mbështetës të MEK, morën pjesë në një konferencë të zhvilluar nga komiteti i punëve të jashtme i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke hedhur dritë mbi rekordin kriminal të kandidatëve të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit, veçanërisht të Ebrahim Raisi-t. Ky event u drejtua nga Z. Hossain Abedini, zëvendës drejtori i zyrës përfaqësuese të NCRI në Mbretërinë e Bashkuar.

Këta ish të burgosur politikë kishin qenë personalisht dëshmitarë të masakrës së 1988-ës ndaj të burgosurve politikë në Iran. Kandidati kryesor në farsën e zgjedhjeve presidenciale të regjimit është Ebrahim Raisi, kryegjyqtari aktual i Iranit, dhe anëtar i komisionit të vdekjes. Raisi ka luajtur një rol thelbësor në masakrën ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica anëtarë e mbështetës të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit (PMOI/MEK).

Në fjalën e tij hyrëse, Z. Abedini iu referua qëllimit të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei, për ta konsoliduar pushtetin duke nxjerrë fitues Raisi-n nga votimet.

“Irani gjendet në prag të një transformimi thelbësor në “zgjedhjet” presidenciale të këtij viti. Lideri Suprem i regjimit, Ali Khamenei, ka hedhur një hap madhor për ta nxjerrë në avantazh kandidatin e tij të preferuar për presidencë, Ebrahim Raisi-n, kryegjyqtarin aktual, tha Z. Abedini.

  1. Abedini më pas foli shkurtimisht për rekordin e errët të Raisi-t.

“Populli iranian e njeh Raisi-n si “Laroja i masakrës së 1988-ës.” Ai ka qenë një nga autorët kryesorë të vrasjes së mbi 30,000 të burgosurve politikë, shumica dërrmuese e të cilëve ishin aktivistë të Organizatës Muxhahedine të Popullit të Iranit ose MEK në 1988-ën. Për më tepër, ai nuk ka kredenciale akademike apo fetare as brenda teokracisë vrasëse. Thënë shkurt, Raisi i ka fituar kredencialet e tij në regjim si një vrasës zemërgur i cili është ngritur në radhët e banditëve injorantë, me një rekord të vërtetuar 40-vjeçar për ekzekutime e represion,” tha Z. Abedini.

“Në verën dhe vjeshtën e 1988-ës, ai ka qenë anëtar i Komisionit të Vdekjes në burgjet Evin dhe Gohardasht. Në këtë komision të vdekjes, Raisi luante rolin e prokurorit. Ai shërbente si ndërmjetës i Khomeini-t dhe merrte misione të veçanta për të kryer spastrime në provincat e tjera, duke përfshirë Lorestan, Kermanshah, dhe Semnan. Khomeini i kishte dhënë Raisi-t autoritet të plotë, dhe ata nuk ishin të detyruar t’u bindeshin asnjë kufizimi apo urdhri administrativ e qeveritar,” shtoi Z. Abedini.

Iran: Fatalitetet e Koronavirusit Shkojnë në Mbi 308,000

Rritje prej 49% në numrin e vdekjeve nga COVID-19 dhe prej 80% në numrin e infektimeve të reja në një ditë

  • Vala e pestë e koronavirusit ka mbuluar jugun dhe, në një farë mase, edhe perëndimin e vendit, dhe numri i qyteteve të kuqe do të rritet në 1-2 javët në vazhdim. (e përditshmja shtetërore Arman, 8 qershor 2021)
  • Guvernatori i Teheranit: Numri i shtrimeve në spital ka qenë i qëndrueshëm për disa ditë. Kjo tregon se duhet të intensifikohen protokollet. (media shtetërore, Khabar-Online, 8 qershor 2021)
  • Universiteti i Shkencave Mjekësore në Azerbaixhanin Perëndimor: Numri i pacientëve ishte 314 më 21 maj, por arriti në 2,157 më 1 qershor 2021. Po hyjmë në valën e pestë. (Khabar-Online, 8 qershor 2021)
  • Nga 5.7 milion doza vaksinash të importuara, janë injektuar 4.8 milion. Ku janë 900,000 dozat e mbetura? Janë vjedhur për t’u përdorur në fushatat zgjedhore? (media shtetërore, Salamat news, 8 qershor 2021)

Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) shpalli të martën, më 8 qershor 2021, se bilanci i vdekjeve nga koronavirusi në 547 qytete të Iranit e ka tejkaluar shifrën 308,000.

Përmbledhje e Protestave të Iranit: Rritja e Mospajtimit Çon në Bojkot të Zgjedhjeve

Sipas një raporti të mbledhur nga Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), në Iran vazhdojnë protestat nga të gjithë sektorët e shoqërisë kundër problemeve ekonomike e sociale. Këto protesta, ku njerëzit theksojnë se “nuk do të votojnë” pasi “nuk kanë parë drejtësi,” parathonë një bojkot mbarëkombëtar të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit.

Të martën më 8 qershor 2021, një grup mësuesish të shkollave të ashtu-quajtura “jo fitimprurëse” zhvilluan protestën e tyre të tretë përpara parlamentit të regjimit, duke protestuar për kushtet e këqija të punës dhe pagat e ulëta. Ka patur shumë protesta nga mësuesit e shkollave jo fitimprurëse të hënën në qytete të tjera të Iranit.

Ndërkohë që shkollat jo fitimprurëse në Iran marrin shuma të stërmëdha nga familjet e nxënësve, rrogat e mësuesve janë sa një e treta e rrogës së një mësuesi që punon në shkollat e zakonshme. Vlen të përmendet që mësuesit iranianë në shkollat e zakonshme marrin një rrogë që është shumë herë më e ulët sesa pragu i varfërisë.

Gjithashtu, të hënën, një grup edukatorësh të arsimit para-shkollor në Izeh të provincës Lorestan zhvilluan një tubim për të protestuar kundër pagave të ulëta dhe refuzimit të regjimit për t’ua mbuluar shpenzimet e udhëtimit.

Zgjedhjet në Iran 2021: Mbështetësit e MEK i Shtojnë Veprimtaritë për Bojkotin e Zgjedhjeve

Vetëm disa ditë përpara farsës së zgjedhjeve presidenciale të Iranit, thirrjet dhe veprimtaritë për bojkotimin e zgjedhjeve të regjimit janë shumëfishuar, si brenda, ashtu edhe jashtë Iranit. Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK), mbështetësit e saj brenda dhe jashtë Iranit, dhe kryesisht rrjeti i brendshëm i kësaj organizate, i njohur si “Njësitë e Rezistencës,” kanë luajtur një rol kyç në popullarizimin e thirrjes për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit.

Të premten, mbështetësit e MEK dhe pjesëtarët e diasporës iraniane zhvilluan tubime protestuese në Londër të Mbretërisë së Bashkuar dhe në Oslo të Norvegjisë. Iranianët thërrisnin me sllogane kundër Ebrahim Raisi-t, kandidatit të parapëlqyer të Liderit Suprem të regjimit, Ali Khamenei. Ata theksuan se “Populli iranian nuk e ka harruar, Raisi është vrasësi i masakrës së 1988-ës.” Raisi ka luajtur një rol kyç në masakrën e 1988-ës ndaj mbi 30,000 të burgosurve politikë, kryesisht mbështetës të MEK.

Pesë organizata iraniane të grave bojkotojnë farsën e zgjedhjeve të mullahëve

 

Five Iranian women’s organizations boycott the mullahs’ sham electionPesë organizata iraniane të grave nga etni të ndryshme e kanë bojkotuar farsën e zgjedhjeve presidenciale të mullahëve. Ato i kanë bërë thirrje grave iraniane që të “përfshihen në përpjekjen kombëtare, dhe të përmbushin detyrën e tyre politike e shoqërore për bojkotimin e zgjedhjeve.”

Qendra e Grave të Kurdistanit Iranian, Zëri i Grave të Ahvaz (Nebras), Shoqata e Grave e Solidaritetit Bankan, Komiteti i Grave i Organizatës së Mbrojtësve të të Drejtave Njerëzore të Turkmen Sahara, dhe Shoqata e Grave Turke publikuan një deklaratë më 5 qershor 2021, ku bëjnë thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve të regjimit.

Me poshtë vijojnë fragmente nga deklarata e këtyre pesë organizatave iraniane të grave:

 

Iraniano-Kurdi vritet nga policia në Karaj

 

Iranian Kurd - Kourosh HeidariNjë iraniano-kurd është vrarë nga forcat e policisë më 2 qershor në Karaj, pranë Teheranit. Sipas Organizatës Hengaw, ky person është identifikuar si 35-vjeçari Kourosh Heidari. Një burim i informuar ka thënë se policia dyshonte se Kourosh mbante drogë dhe hapi zjarr mbi të pa paralajmërim.

Sam Heidari, vëllai i Kourosh, pësoi atak në zemër dhe humbi jetën pasi kishte parë trupin e vdekur të Kourosh të nesërmen.

Koursh kishte qenë i burgosur më përpara në burgun Dizel Abad të Kermanshah për shtatë vite.

Policia dhe forcat iraniane të sigurisë i kryejnë këto vrasje me pandëshkueshmëri.

Një raport vjetor i një organizate të të drejtave njerëzore thotë se të paktën 204 qytetarë iranianë janë sulmuar në mënyrë direkte apo indirekte nga forcat iraniane të sigurisë së shtetit në 2020-ën, dhe 74 prej tyre kanë humbur jetën.

Iran: Mesazhi i Zonjës Maryam Rajavi Pas Publikimit të Raportit të IAEA  dhe Komenteve të Drejtorit të Përgjithshëm të Kësaj Agjencie

Pas raportit të IAEA dhe komenteve të drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie, zonja Rajavi tha:

  • Regjimi klerikal nuk e ka braktisur projektin për një bombë atomike dhe është duke vazhduar me punimet e tij klandestine.
    • Implementimi i gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit, mbyllja e komplekseve bërthamore, dhe inspektimet në çdo kohë e në çdo vend janë të nevojshme për të mos lejuar që regjimi të prodhojë një bombë.

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka thënë se raporti më i fundit i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) dhe komentet e drejtorit të përgjithshëm të saj tregojnë edhe një herë se, për të garantuar mbijetesën e vet, regjimi klerikal nuk e ka braktisur projektin e bombës atomike. Raporti tregon gjithashtu se, për të fituar kohë, regjimi e ka vazhduar politikën e tij të fshehtësisë për ta mashtruar komunitetin ndërkombëtar. Në të njëjtën kohë, regjimi po u bën shantazh bashkëbiseduesve të huaj që t’ia heqin sanksionet e të mos u kushtojnë vëmendje programeve të tij raketore, eksportit të terrorizmit, dhe ndërhyrjeve kriminale në rajon.

Znj. Rajavi shtoi se, siç ka deklaruar vazhdimisht Rezistenca Iraniane, hyrja përsëri në fuqi e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB kundër regjimit, mbyllja e komplekseve bërthamore dhe inspektimet në çdo kohë e në çdo vend janë të domosdoshme për të mos lejuar që regjimi të prodhojë një bombë.

Sipas raportit të ri të IAEA, pavarësisht marrëveshjes së mëparshme, regjimi klerikal refuzon t’u përgjigjet pyetjeve të IAEA-së lidhur me katër komplekse të debatuara dhe (për të fituar kohë) i ka shtyrë bisedimet deri pas zgjedhjeve presidenciale. Sipas raportit, rezervat e regjimit me uranium të pasuruar janë bërë 16 herë më të mëdha sesa limiti i lejuar nga pakti bërthamor. Është tepër shqetësues prodhimi i 2.4 kg uranium të pasuruar me 60% dhe i rreth 62.8kg uranium të pasuruar me 20%.

Mëngjesin e sotëm, në hapjen e mbledhjes së Bordit të Guvernatorëve, Rafael Grossi, Drejtori i Përgjithshëm i IAEA-së, tha: Pavarësisht kushteve të pranuara, “Pas shumë muajsh, Irani nuk i ka dhënë shpjegimet e nevojshme për praninë e thërrmijave të lëndëve bërthamore…Gjendemi përballë një vendi që ka një program bërthamor të avancuar e ambicioz dhe që po e pasuron uraniumin shumë afër nivelit të duhur për prodhimin e armëve.” Komentet e Z. Grossi, të raportuara sot edhe nga Reuters, përsërisin se “Mungesa e sqarimit për pyetjet e agjencisë për sa i përket saktësisë dhe integritetit të Deklaratës së Masave Mbrojtëse të Iranit do ta pengojë në mënyrë serioze aftësinë e agjencisë për të garantuar natyrën paqësore të programit bërthamor të Iranit.”