E burgosura politike rezistente bën thirrje për bojkot të zgjedhjeve nga prapa hekurave
E burgosura politike rezistente, Maryam Akbari Monfared, ka dërguar një letër nga burgu i Semnan, ku bën thirrje për bojkot të farsës së zgjedhjeve presidenciale të regjimit klerikal. Maryam Akbari Monfared ka 12 vite në burg pa asnjë ditë të vetme leje. Kjo e burgosur politike rezistente thotë se zëri i saj nga prapa hekurave u bën jehonë nënave iraniane të cilat vazhdojnë të vuajnë që në vitet 1980 për bijtë e bijat e tyre.
Më poshtë vijon përkthimi i tekstit të letrës së saj nga burgu i Semnan:
Unë e bojkotoj farsën e zgjedhjeve; vota ime është për ndryshim regjimi! Ky është zëri im nga prapa hekurave në burgun e Semnan, në kushtet më të tmerrshme që mund të ekzistojnë. Zëri im u bën jehonë zërit 33-vjeçar të nënave që kërkojnë drejtësi për viktimat e (masakrës së) 1988 dhe të kasaphanës së nëntorit 2019.