Friday, January 27, 2023

Rregullorja e Re e Gjyqësorit do t’i Privojë Shoqatat e Avokatëve nga Autoriteti i Plotë i Tyre; një Akt i Papranueshëm që Duhet Dënuar Fuqishëm

Rregullorja e re ua heq avokatëve të drejtën për t’i mbrojtur klientët; një shkelje e qartë e konventave ndërkombëtare dhe standardeve të të drejtës për mbrojtje

Komiteti për Drejtësinë i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) dënon fuqishëm rregullat e reja të vendosura nga Ebrahim Reisi për të kontrolluar Shoqatën e Avokatëve. Kjo rregullore e re e shkatërron besueshmërinë dhe pavarësinë e Shoqatave iraniane të Avokatëve, të cilat janë trashëgimi e çmuar e të ndjerit Dr. Mohammad Mossadeq, liderit të Lëvizjes Nacionaliste të Iranit.

Në ditët e fundit të tij si Kryegjyqtar, Ra’isi ka miratuar dhe shpallur ligjet e reja që specifikohen në 164 nene.

Këto rregulla të reja ia heqin të drejtën Shoqatës së Avokatëve për të lëshuar liçencat e avokatëve, duke ia kaluar këtë të drejtë Gjyqësorit. Janë shtuar gjithashtu pika të reja si shtimi i teksteve të jurisprudencës në provimet e avokatëve.

Pas instalimit të vrasësit të masave, Ebrahim Raisi, si president i ardhshëm dhe emërimit të Gholam-Hossein Eje’i si Kryegjyqtar, Khamenei tani po përpiqet t’i imponojë ligjet e tij represive mbi të gjitha aspektet sociale, politike, dhe ekonomike të vendit, duke përfshirë krijimin e të njëjtit lloj gjykatash ISIL në Iran, që ka kërkuar Khomeini që në fillim.

Komiteti për Drejtësinë i NCRI-së u bën thirrje njerëzve, avokatëve, profesorëve, studentëve të juridikut, dhe intelektualëve në mbarë Iranin që ta kundërshtojnë aktivisht dhe të protestojnë ndaj këtij akti anti-demokratik, i cili i privon të gjithë iranianët nga e drejta për të mbrojtur veten, si dhe të mos i lejojnë Khamenei-n dhe Raisi-n që ta njollosin profesionin ligjor me ideologjinë e Velayat-e-Faqih dhe ta shndërrojnë Shoqatën e Avokatëve thjesht në një vegël për legjitimizimin e krimeve të tyre.