Frika në rritje e Khameneit nga protestat në Iran

Protests by Iranian teachers—September 2021

Protestat e mësuesve iranianë—Shtator 2021

 

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei iu drejtua zyrtarëve të sigurimit dhe paralajmëroi për “kërcënimin e fortë të armiqve,” duke përfshirë “armikun e brendshëm” dhe tha, “Sigurimi është çështja jonë më e rëndësishme.” Khamenei theksoi se forcat e sigurimit, përfshirë Gardën Revolucionare (IRGC), Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF), forcat Basij dhe të tjerë, duhet të jenë “një mburojë kundër kërcënimeve të armikut.”

Ndërkohë që Khamenei mbante fjalimin e tij, mësues, pensionistë dhe punëtorë (“armiku i brendshëm” i Khameneit) zhvillonin protesta në qytete të ndryshme të Iranit dhe thërrisnin me slogane kundër regjimit dhe politikave të tij shkatërrimtare.

Në Teheran, mësuesit zhvilluan një tubim të madh përpara Majlis-it (parlamentit). Protesta të ngjashme u mbajtën në Isfahan, Shiraz, Ahvaz, Zanjan, Kerman dhe qytete të tjera. “Mësuesit më mire vdesin se sa t’i dorëzohen turpit,” thërrisnin protestuesit, duke shprehur vullnetin e tyre për të vazhduar përpjekjet për kërkesat e tyre të drejta pavarësisht mungesës së vëmendjes nga ana e regjimit ndaj nevojave të tyre dhe masave shtypëse për të ndaluar protestat. Mësuesit po përballen me papunësine dhe pagat e ulta dhe mezi arrijnë të sigurojnë jetesën. Zyrtarët e qeverisë vazhdojnë të mos i marrin parasysh kërkesat e tyre pavarësisht protestave prej shumë muajsh.

Në të njejtën kohë, pensionistët, punëtorët dhe punonjësit e qeverisë të dalë në pension zhvilluan protesta në Teheran, Ahvaz, Isfahan, Rasht, Kermanshah, Khorram Abad, Mashhad, dhe Qazvin. Protestuesit thërrisnin, “Do t’i fitojmë të drejtat tona vetëm duke dalë nëpër rrugë,” duke iu referuar injorimit të vazhdueshëm të qeverisë kundrejt kërkesave të tyre.

Këto lëvizje protestuese po zhvillohen çdo ditë nëpër Iran dhe përfshijnë të gjithë segmentet e shoqërisë. Dhe çdo ditë, protestat po rriten në size dhe në numër, gjë e cila po shkakton shumë shqetësim për liderët dhe zyrtarët e regjimit. Khamenei, i cili vazhdimisht jep paralajmërime kundër “armikut”, e di shumë mirë që këto protestajanë duke përgatitur terreninpër telashe shumë më të mëdha për regjimin e tij. Ai dhe liderë të tjerë të regjimit, i kanë ende të freskëta në kujtesë protestat popullore të 2019-ës, të cilat e çuan regjimin e mullahëve në prag të rrëzimit.

 

 

Iran: Guximi i Dëshmorëve të Iranit Duhet ta Nxisë Perëndimin që të Veprojë Për t’u Ofruar Atyre Drejtësi

 

Shkruar nga Asghar Mehdizadeh

 

Nga: Asghar Mehdizadeh 

Për 13 vjet, duke filluar nga 1982, unë isha një i burgosur politik në Iran. Gjatë asaj kohe, isha dëshmitar i tmerreve të panumërta dhe iu nënshtrova edhe vetë torturave brutale dhe keqtrajtimeve. Gjatë burgosjes time fillestarenëburgun Gohardasht, isha i shoqëruar nga Mohsen, një tjetër mbështetësi Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK). Pak kohë pasi na kishin bashkuar në pavijonin politik të burgut, Mohsen iu dorëzua torturave që sa vinin e përkeqësoheshin. Vdekja e tij nuk më surprizoi, por në atë kohë, nuk e parashikoja shkallën e vrasjeve për të cilat do të isha dëshmitar.
Shumë të burgosur të tjerë politikëu vranë në të njëjtën mënyrë si Mohsen gjatë viteve që pasuan. Por gjatë gjashtë vitet e para të burgosjes time nuk ndodhi asgjë që mund të krahasohej me atë që do të shihja gjatë vetëm pak muajve në 1988-ën. Ai ishte viti gjatë të cilit Lideri Suprem i regjimit, Ruhollah Khomeini,lëshoi një fetva që deklaronte se mbështetësit e MEK ishin armiq të Zotit dhe do të dënoheshin me vdekje. Ishte viti gjatë të cilit klerikët, zyrtarët e gjyqësorit, dhe përfaqësues të Ministrisë së Inteligjencës u mblodhën në “komisione të vdekjes” të ngarkuar me detyrën e zbatimit të kësaj fetva në të gjithë vendin.
Afërsisht mes korrikut dhe shtatorit të 1988-ës, mbi 30,000 të burgosur politikë, kryesisht mbështetës të MEK, u vranë në repartet politike të burgjeve të Iranit. Unë vëtë isha dëshmitar nga afër i një dyzine të këtyre vrasjeve dhe indirekt i qindra të tjerave. Komisioni kryesor i vdekjes në vendmë mori shumë të njohur, disa prej të cilëve i njihja vetëm kalimthi nga koha kur ishim bashkë në burg, ndërsa të tjerë i kisha të njohur prej vitesh, si kolegë në luftën kundër teokracisë fondamentaliste të Iranit.
Gjatë masakrës, të gjithë të burgosurit e ndihmonim njëri tjetrin për të kuptuardetajet dhe shkallën e saj. Ndërkohë që na fusnin dhe na nxirrnin nga izolimi, ne komunikonim përmes alfabetit Mors dhe shkëmbenim lajme se kush nga ishte zhdukur, kush kishte hyrë në “korridorin e vdekjes” dhe ishte kthyer, dhe se çfarë kishin parë atje. Do të kalonte ca kohe para se ta përjetoja vetë atë që kisha dëgjuar nga historitë e të tjerëve, por nuk mund të them se ato më kishin përgatitur sadopak për atë që do të shikoja kur më në fund më lidhën dhe mua sytë dhe më marshuan drejt koridorit të vdekjes.

Raisi, Butcher of 1988 Massacre in Iran

A Ka Zgjidhje për Krizën Ekonomike të Iranit?

Iran: Poverty And Misery And Regime's 2021 Presidential Elections

Foto fajli

 

Situata ekonomike e Iranit vazhdon të përkeqësohet ditë pas dite. Thellësinë e kësaj krize e tregojnë edhe raportet e manipuluara të mediave shtetërore të Iranit. Ata e pranojnë gjithashtu se presidenti i ri i regjimit, Ebrahim Raisi, dhe administrata e tij nuk do t’i zgjidhin këto probleme ekonomike.

“Fuqia blerëse e iranianëve ka rënë jashtëzakonisht, dhe ata mezi arrijnë t’i përballojnë edhe nevojat bazë të jetesës, ndërkohë që konsumi i artikujve të rëndësishëm ushqimorë si mishi, vezët, dhe prodhimet e bulmetit në tryezën iraniane ka rënë në mënyrë dramatike, me 50 përqind,” shkruante më 2 tetor e përditshmja shtetërore Jahan-e Sanat.
“Me fjalë të tjera, gjatë vitit të shkuar, konsumi i artikujve ushqimorë të importuar nga iranianët është ulur me 40 deri në 50 përqind, dhe kjo tregon  se iranianët janë përgjithësisht më të varfër, dhe tryeza e tyre është edhe më bosh,” shton Jahan-e Sanat.

Sipas të përditshmes Kar-o Kargar më 3 tetor, “Çmimet tejet të larta dhe inflacioni në rritje i kanë rritur kostot e jetesës të njerëzve nga 40 milion toman në vit në 2018-ën në mbi 63 milion toman në 2021-in.”
Me fjalë të tjera, Iranianët mezi arrijnë të sigurojnë jetesën pavarësisht se jetojnë në një nga vendet më të pasura në botë për sa i përket burimeve natyrore.
Sipas të përditshmes shtetërore Hamdeli më 2 tetor, “siguria ushqimore e popullit iranian është në rrezik.”

E përditshmja shtetërore Mardom Salari, në një artikull më 2 tetor shtronte pyetjen “Pse nuk zgjidhen problemet tona urgjente ekonomike, dhe pse situata po përkeqësohet madje?”
Më pas artikulli pohon se në këtë regjim, “politika e brendshme dhe e jashtme nuk shërben për të zgjidhur problemet ekonomike. Nëse themi që ekonomia ka përparësi, i gjithë pushteti politik, si ai i brendshëm ashtu edhe ai i jashtëm, duhet t’i shërbejë ekonomisë, por kjo nuk ndodh.”
Ekonomia e Iranit vuan nga korrupsioni i institucionalizuar i regjimit dhe nga politikat e gabuara ekonomike.

Raport mbi Protestat e Shtatorit në Iran: 340 protesta

September Iran Protests Report

Sipas raporteve të mbledhura nga burimet e lidhura me Rezistencën Iraniane, në shtator ka patur të paktën 340 protesta të regjistruara në 109 qytete.

Mësuesit kanë zhvilluar 145 protesta në 57 qytete, punëtorët kanë bërë 65 protesta në 26 qytete, pensionistët kanë bërë 15 protesta në tetë qytete dhe kreditorët e mashtruar kanë mbajtur shtatë protesta në tre qytete. Gjithashtu, tregtarët e pazareve kanë mbajtur dy protesta, studentët kanë zhvilluar dy protesta, shoferët e kamionëve kanë zhvilluar dy protesta, dhe fermerët janë mbledhur një herë. Fermerët që rrisin pula, mjekët, dhe shoferët e taksive janë mbledhur një herë. Sektorë të tjerë kanë zhvilluar 90 protesta në 48 qytete.

 

Iran: Dhunimet e të Drejtave Njerëzore nga Ebrahim Raisi, Rrëfimet e Dëshmitarëve, Ali Zolfaghari

Iran: Human Rights record of Ebrahim Raisi, Eyewitness Accounts, Ali Zolfaghari

Shkruar nga Shkrimtar i Stafit

Iran: Human Rights record of Ebrahim Raisi, Eyeëitness Accounts, Ali Zolfaghari

Emri im është Ali Zolfaghari. Më kanë arrestuar në vitin 1981 për shkak të mbështetjes sime ndaj Mojahedin-e Khalq (MEK). Kalova disa kohë në një burg në Rasht të Iranit verior. Shumë nga njerëzit që ndanin një qeli me mua ishin mbështetës e anëtarë të MEK. Ata u ekzekutuan pak vite më vonë për shkak të këmbënguljes në idealet e tyre dhe mbështetjes për MEK.

Një nga shokët e mi të qelisë ishte Reza Niknam. Ai i pranoi heroikisht të gjitha përgjegjësitë për veprimet e kryera nga grupi ynë prej pesë personash. Ai u ekzekutua më 30 qershor 1982. Regjimi nuk i lejoi prindërit e Reza Niknami-t ta varrosnin djalin e tyre në varreza. Kështu që e ëma u detyrua ta varroste atë poshtë shkallëve në shtëpi.

Ai ishte thjesht një shembull i një njeriu që e donte MEK-un.
Takova shumë anëtarë të MEK ndërkohë që isha në Rasht. Zhvilluam një ceremoni përkujtimore më 25 maj 1983. Pas kësaj ceremonie përkujtimore, rojat na transferuan në bodrumin e burgut dhe më pas në burgun Gohardasht. Atje pashë të burgosurit që rezistonin. Ata na kishin internuar në Gohardasht për të na ndëshkuar. Donin të na e thyenin shpirtin. Një natë para se të shkonim në Gohardasht, na çuan në burgun Evin.

Krimineli famëkeq Lajevardi erdhi e na tha: “Do t’jua ndreqim! Këtu nuk jeni në Rasht.” Siç e thashë, donin të na e thyenin shpirtin.
Unë jam një nga të mbijetuarit e masakrës së 1988-ës. Regjimi e kishte planifikuar këtë masakër të fillim të vitit 1987, kohë kur e kishte humbur kontrollin mbi burgjet dhe rezistenca e të burgosurve po rritej ditë pas dite.

Më çuan në korridorin e vdekjes në 1988-ën. Pas pak kohe, hyra në sallën e gjyqit, që kryesohej nga Nayeri. Presidenti aktual i regjimit, Ebrahim Raisi, ishte gjithashtu i pranishëm. Në fillim nuk e njihja. Më vonë, të burgosurit që ishin në Karaj më thanë se ai ishte prokurori i Karaj. Shushtari ishte gjithashtu në atë dhomë. Atë e njihja nga gazetat.
Nuk është e mundur të përshkruhet rezistenca heroike e të burgosurve.

Ata i thanë me gjithë zemër jo regjimit. Unë nuk qeshë në gjendje ta mbështesja MEK-un në atë kohë. Por i kam ende ato kujtime. Më kujtohet që, kur shokët e mi i çuan në grupe për t’i varur, ata kishin zgjedhur me vetëdije të vetë-sakrifikoheshin dhe ta mbronin identitetin e tyre si mbështetës apo anëtarë të MEK. Njëri prej tyre ishte Behrooz Shah-Moghani, i cili më tha: “E mbrojta MEK-un përpara komisioneve të vdekjes.”

 

 

Iran: Pensionistët dhe Mësuesit Protestojnë në Teheran e në 16 Qytete të Tjera

 

Protestuesit: “Mësues, Kërko të Drejtat e Tua,” “Pensionistët më Mirë Vdesin sesa të Pranojnë Poshtërimin,” “Pjatat Tona Janë Bosh, Mjaft Më me Premtime Boshe”

Znj. Maryam Rajavi: Rezistenca, kryengritja, dhe përmbysja e fashizmit fetar janë e vetmja mënyrë për të fituar të drejtat e pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve. Mullahët i kanë shpërdoruar asetet dhe pasuritë e shumicës dërrmuese të iranianëve për shtypje, luftënxitje, terrorizëm, dhe për programe raketore e bërthamore, dhe u kanë sjellë atyre vetëm shtypje, diskriminim, varfëri, papunësi, dhe inflacion.

Mëngjesin e të dielës, më 3 tetor 2021, mësuesit dhe pensionistët në Teheran dhe në 16 qytete të tjera u mblodhën për të protestuar kundër diskriminimit, pagave të ulëta, kushteve të rënda të jetesës, dhe mospërfilljes së regjimit për kërkesat e tyre legjitime.

Më herët, agjentët e Ministrisë së Inteligjencës të regjimit i kishin paralajmëruar ata që të mos organizonin tubime. Mësuesit thërrisnin: “Mësues, kërkoni të drejtat tuaja,” “Nuk duam premtime boshe,” “jetesa është e drejta jonë e patjetërsueshme,” dhe “arsimi falas është e drejta e fëmijëve tanë.”

Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), ka përshëndetur mësuesit dhe pensionistët liri-dashës në Iran të cilët kanë dalë nëpër rrugë për të kërkuar të drejtat e tyre pavarësisht rrezikut të lartë dhe kërcënimeve nga forcat e sigurisë. Rezistenca, kryengritja, dhe përmbysja e fashizmit fetar janë e vetmja mënyrë për të fituar të drejtat e pensionistëve, mësuesve, dhe punëtorëve, tha ajo, duke shutar se për vite të tëra, mullahët i kanë shpërdoruar asetet dhe pasuritë e shumicës dërrmuese të iranianëve për shtypje, luftënxitje, terrorizëm, dhe për programet jo-patriotike raketore e bërthamore. Regjimi i ka sjellë popullit vetëm shtypje, diskriminim, varfëri, papunësi, dhe inflacion.

Mahboubeh Farahzadi, një aktiviste për të drejtat e grave dhe mësuesve, u thirr në gjykatë

 

Mahboubeh Farahzadi, a women’s and teachers’ rights activist, summoned to courtMahboubeh Farahzadi

Gjykata Revolucionare e Teheranit thirri znj. Mahboubeh Farahzadi që të raportonte deri më 2 tetor 2021.

Mahboubeh Farahzadi është një aktiviste për të drejtat e mësuesve dhe anëtare e Shoqatës Zërat e Grave iraniane (Neda-ye Zanan-e Iran).

Gjykata Revolucionare e Teheranit thirri mësuesin në pension me telefon. Ajo duhej të raportonte deri në orën 9 të mëngjesit, 2 Tetor 2021.

Forcat e sigurisë hynë në shtëpinë e zonjës Farahzadi dhe e arrestuan atë më 29 maj 2021. Dega 7 e Zyrës së Prokurorisë për Marrjen në pyetje të Evin ngriti akuzat e saj, vendosi një garanci prej 50 milion Tomanë dhe e la atë përkohësisht të lirë pas disa orësh.

Dega e 7 -të e Marrjes në pyetje të Evinit e ka thirrur znj. Farahzadi dy herë, një herë më 19 maj dhe përsëri më 30 shtator. Akuzat e saj përfshijnë “propagandë kundër shtetit dhe institucioneve publike”.

Kleriku iranian: Coronavirus është një keqkuptim

 

Kleriku iranian Alireza Panahian këtë javë tha: “Diskutimi filloi me lutje, i cili çoi në diskutimin e koronavirusit dhe diskutime të tjera, Inshallah, të cilat shpresoj që bashkë me gjithë incidentin e koronavirusit janë një keqkuptim i madh ”

E përditshmja shtetërore Aftab-e-Yazd, 29 shtator 2021: “Njerëzit kanë vdekur si gjethet që bien në vjeshtë muajt e fundit, dhe një nga klerikët tanë në televizion thotë se ka pasur një keqkuptim.”

Alireza Panahian: “Eshtë e rëndësishme të shohësh ata që drejtojnë opinionin publik të botës, sa të zgjuar janë treguar në mënyrë që të jenë në gjendje të bëjnë një gabim kaq të madh.”

Televizioni shtetëror i Iranit, 29 shtator 2021: “Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, 13,271 pacientë të rinj u identifikuan brenda natës dhe për fat të keq 272 pacientë vdiqën.”

Aftab-e-Yazd, 29 shtator 2021: “As incidenti i koronavirusit nuk është një keqkuptim i madh, as drejtuesit si ju zoti Panahian që vendosin mbi fatin e disa breza njerëzish në këtë tokë. Do të doja të dinim se në cilin Iran jetoni, ku vdekja zyrtare e 120,000 njerëzve është një keqkuptim.”

“Sa vajza dhe djem humbën prindërit e tyre dhe sa njerëz humbën bashkëshortët, nga ky keqkuptim. Aktualisht, problemi më i rëndësishëm i vendit është koronavirusi, dhe cili krim është më i keq se ai që po kryen Panahian? Ndalojeni atë të dalë publikisht në TV. ”

Shprehjet e një prej mbështetësve të udhëheqësit suprem të regjimit Ali Khamenei ishin aq katastrofike saqë edhe gazetat shtetërore si Aftab-e-Yazd u detyruan të reagonin, gjë që natyrisht është për shkak të frikës së tyre nga reagimi i njerëzve.

Vendimi i Gjykatës Zvicerane është një hap jetik drejt përgjegjësisë për zyrtarët e regjimit iranian

 

Të mërkurën, zonja Maryam Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI, përshëndeti një “pikë kthese historike” në kuptimin perëndimor të krimeve të kryera nga regjimi iranian. Zonja Rajavi po komentonte mbi vendimin e javës së mëparshme nga Gjykata Penale Federale Suedeze, e cila miratoi një apel të paraqitur nga opozita iraniane.

Vitin e kaluar, Rezistenca Iraniane sfidoi një vendim të shpallur nga një prokuror publik i Vaud, në lidhje me vrasjen e vitit 1990 të Dr. Kazem Rajavi, atëherë përfaqësues në Zvicër i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit. Dr Rajavi u zu në pritë dhe u qëllua për vdekje pranë shtëpisë së tij në Gjenevë në një operacion që u zhvillua nën drejtimin e Ministrisë së Inteligjencës të Iranit. Anëtarët e skuadrës së goditjes u identifikuan shpejt, por të 13 u larguan përsëri në Teheran.

Megjithëse urdhër -arrestet mbeten në fuqi për të 13, si dhe për ish -ministrin e Inteligjencës të regjimit Ali Fallahian, autoritetet zvicerane ishin të përgatitura për të mbyllur çështjen bazuar në një statut të kufizimeve. Në fakt, krimi në fjalë nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë statuti kufizimesh për shkak se është pjesë e një fenomeni më të madh ku regjimi iranian kërkoi të eliminonte kundërshtimin e organizuar ndaj diktaturës së tij teokratike.

Zonja Rajavi përsëriti këtë fakt të mërkurën ndërsa komentoi suksesin e saj përfundimtar. Vrasja e doktor Rajavit ishte vazhdimi i ekzekutimit dhe masakrimit të këmbëngulësve [MEK], bazuar në fetvën e Khomeinit, ”tha ajo. Ruhollah Khomeini, themeluesi dhe udhëheqësi i parë suprem i regjimit iranian, lëshoi ​​fetvanë në fjalë në 1988 afër fundit të luftës Iran-Irak dhe bëri thirrje shprehimisht për ekzekutimin sistematik të mbështetësve të Muxhahedinëve Khalq (MEK) me akuzën e “armiqësisë kundër Zotit”.

Motivet fetare të shfaqura në atë fetva u theksuan në gusht nga studiuesit juridikë të cilët morën pjesë në një konferencë ndërkombëtare që zbatoi kontekstin e “gjenocidit” në masakrën pasuese të të burgosurve politikë. Në verën e vitit 1988, “komisionet e vdekjes” në të gjithë Iranin mbikëqyrën ekzekutimin sistematik të mbi 30,000 të burgosurve, shumë prej të cilëve u varrosën fshehurazi në varre masive pasi u mohuan kontaktet me të dashurit për disa javë. Konferenca e gushtit përsëriti thirrjet e gjata për një hetim ndërkombëtar mbi vrasjet dhe vuri theks të veçantë në rolin e Ebrahim Raisi, i cili tani është president i regjimit iranian.

EDITORIAL: Një fitore historike për të drejtat e njeriut

Shkruar nga Bordi

RedaktuesNë një vendim historik javën e kaluar, një gjykatë federale zvicerane urdhëroi rihapjen e hetimeve për vrasjen e një prej avokatëve më të njohur të Iranit për të drejtat e njeriut, të ndjerit Dr. Kazem Rajavi. Vendimi ka pasoja të gjera si në aspektin e drejtësisë për familjet e viktimave të regjimit iranian ashtu edhe për të drejtën ndërkombëtare.Gjykata Penale Federale Zvicerane tha në vendimin e saj më 23 shtator 2021 se rasti nuk është një “vrasje”, por një “gjenocid” dhe një “krim kundër njerëzimit”. Ai shtoi se profesori Rajavi u vra në 1990 si një vazhdim i masakrës së 30,000 të burgosurve politikë në 1988, e cila ligjërisht duhet të klasifikohet si gjenocid dhe një krim kundër njerëzimit.Pas revolucionit të vitit 1979, për shkak të reputacionit dhe popullaritetit të tij në Iran, Dr. Rajavi u zgjodh të shërbente si ambasadori i parë i vendit në selinë evropiane të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë. Sidoqoftë, në vitin 1981, ai dha dorëheqjen nga pozicionet qeveritare në shenjë proteste ndaj shkeljeve në rritje të teokracisë borgjeze të të drejtave të njeriut.Përveç mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Dr. Rajavi kishte një rezyme akademike mbresëlënëse. Ai mbante gjashtë diploma doktorature në drejtësi dhe shkenca politike nga universitetet në Francë dhe Zvicër. Ai ishte profesor i ligjit dhe shkencave politike në universitete të ndryshme zvicerane.Ai gjithashtu shërbeu si përfaqësues i opozitës kryesore të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI) në Zvicër. Ai u bë një avokat i vendosur i të drejtave të njeriut në Iran në Kombet e Bashkuara, duke luajtur një rol kyç në ekspozimin e shtypjes brutale , torturës dhe ekzekutimeve të regjimit në vitet 1980. Për këtë arsye, ai tërhoqi zemërimin e regjimit. Një ekip prej 13 vrasësish u dërgua nga Teherani në Zvicër, për doktorin Rajavi më 24 prill 1990. Vrasja ndodhi me urdhër të drejtpërdrejtë të ministrit të atëhershëm të Inteligjencës Ali Fallahian, kundër të cilit një gjykatë zvicerane lëshoi ​​një urdhër arresti në 2006.