Wednesday, February 1, 2023

Frika në rritje e Khameneit nga protestat në Iran

Protests by Iranian teachers—September 2021

Protestat e mësuesve iranianë—Shtator 2021

 

Në një fjalim të mbajtur të shtunën, lideri suprem i regjimit iranian Ali Khamenei iu drejtua zyrtarëve të sigurimit dhe paralajmëroi për “kërcënimin e fortë të armiqve,” duke përfshirë “armikun e brendshëm” dhe tha, “Sigurimi është çështja jonë më e rëndësishme.” Khamenei theksoi se forcat e sigurimit, përfshirë Gardën Revolucionare (IRGC), Forcat e Sigurimit të Shtetit (SSF), forcat Basij dhe të tjerë, duhet të jenë “një mburojë kundër kërcënimeve të armikut.”

Ndërkohë që Khamenei mbante fjalimin e tij, mësues, pensionistë dhe punëtorë (“armiku i brendshëm” i Khameneit) zhvillonin protesta në qytete të ndryshme të Iranit dhe thërrisnin me slogane kundër regjimit dhe politikave të tij shkatërrimtare.

Në Teheran, mësuesit zhvilluan një tubim të madh përpara Majlis-it (parlamentit). Protesta të ngjashme u mbajtën në Isfahan, Shiraz, Ahvaz, Zanjan, Kerman dhe qytete të tjera. “Mësuesit më mire vdesin se sa t’i dorëzohen turpit,” thërrisnin protestuesit, duke shprehur vullnetin e tyre për të vazhduar përpjekjet për kërkesat e tyre të drejta pavarësisht mungesës së vëmendjes nga ana e regjimit ndaj nevojave të tyre dhe masave shtypëse për të ndaluar protestat. Mësuesit po përballen me papunësine dhe pagat e ulta dhe mezi arrijnë të sigurojnë jetesën. Zyrtarët e qeverisë vazhdojnë të mos i marrin parasysh kërkesat e tyre pavarësisht protestave prej shumë muajsh.

Në të njejtën kohë, pensionistët, punëtorët dhe punonjësit e qeverisë të dalë në pension zhvilluan protesta në Teheran, Ahvaz, Isfahan, Rasht, Kermanshah, Khorram Abad, Mashhad, dhe Qazvin. Protestuesit thërrisnin, “Do t’i fitojmë të drejtat tona vetëm duke dalë nëpër rrugë,” duke iu referuar injorimit të vazhdueshëm të qeverisë kundrejt kërkesave të tyre.

Këto lëvizje protestuese po zhvillohen çdo ditë nëpër Iran dhe përfshijnë të gjithë segmentet e shoqërisë. Dhe çdo ditë, protestat po rriten në size dhe në numër, gjë e cila po shkakton shumë shqetësim për liderët dhe zyrtarët e regjimit. Khamenei, i cili vazhdimisht jep paralajmërime kundër “armikut”, e di shumë mirë që këto protestajanë duke përgatitur terreninpër telashe shumë më të mëdha për regjimin e tij. Ai dhe liderë të tjerë të regjimit, i kanë ende të freskëta në kujtesë protestat popullore të 2019-ës, të cilat e çuan regjimin e mullahëve në prag të rrëzimit.