
Të gjitha këto gra ecën krah për krah së bashku, duke shpresuar se revolucioni do t’u sillte një përmirësim në statusin e tyre ekonomiko-social dhe lirinë politike.

Të gjitha këto gra ecën krah për krah së bashku, duke shpresuar se revolucioni do t’u sillte një përmirësim në statusin e tyre ekonomiko-social dhe lirinë politike.

Pensionistët po protestojnë rregullisht dhe këto tubime po përshkallëzohen pas dy serive të fundit të protestave të mëdha kundër regjimit në javët e fundit, të shkaktuara nga kushtet jashtëzakonisht të këqija ekonomike, rritja e inflacionit dhe rritja e çmimeve të produkteve ushqimore, duke përfshirë bukën, qumështin, bulmetin., vajin e gatimit dhe të tjera.

Të paktën 13 persona raportohet se janë vrarë dhe dhjetëra të plagosur deri më tani, sipas mediave shtetërore. Nuk është ende e qartë se si dhe pse është vendosur ekskavatori në hekurudhë.
Mehdi Valipur, kreu i Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të regjimit për shpëtim dhe ndihmë, i tha agjencisë zyrtare të lajmeve ISNA: -Në orën 5:30 të mëngjesit të sotëm, treni i pasagjerëve Tabas-Yazd po udhëtonte në itinerarin e tij, i cili doli nga shinat në stacionin Mazino. Në vendngjarje janë dërguar dy ekipe të ndihmës së Gjysmëhënës së Kuqe, e cila ndodhet 50 km nga aksi i Tabasit.
Treni kishte gjithsej 430 pasagjerë dhe ekuipazh, dhe gjashtë vagonë u dëmtuan pas aksidentit, nga të cilët tre u përmbysën.

Njësitë e Rezistencës në Tabriz, Iran, transmetuan thirrje kundër regjimit të dielën, me 5 qershor 2022, ne përvjetorin e vdekjes së Khomeinit në Parkun Eynali në orën 21:20 me kohën lokale. Thirrjet përfshinin: “Jo shahut, jo mullahëve, unë jam për popullin”; “vdekje Khamenei-t, rrofte Rajavi”, “regjimi klerikal duhet të përmbyset” dhe “vdekje parimit të liderit suprem. ,”. Ata transmetuan gjithashtu pjesë të fjalimeve të liderëve të Rezistencës Iraniane për domosdoshmërinë e rënies së regjimit dhe bënë thirrje për përmbysjen e regjimit.

Zonja Rudik vlerësoi këmbënguljen e Rezistencës Iraniane për më shumë se katër dekada kundër tiranisë fetare të Iranit. Ajo tha: Është një nder të takohem me ju dhe të njihem me ata që e kanë vazhduar këtë betejë të vështirë gjatë shumë viteve dhe që janë bërë simbol për popullin e Iranit.
Duke vënë në dukje të përbashkëtat me rezistencën për liri dhe pavarësi, ajo tha: Ashtu si Organizata e Muxhahedinëve të Popullit të Iranit, ne po luftojmë për liri dhe pavarësi dhe për një vend demokratik. Skenat e krimeve çnjerëzore në Bucha janë të ngjashme me pamjet e masakrës ndaj anëtarëve të PMOI/MEK në Ashraf, të cilat më prekën shumë. Dhimbja dhe vuajtja që PMOI ka duruar gjatë 40 viteve të fundit më motivojnë të vazhdoj luftën dhe aktivitetet e mia më shumë se kurrë.
Maryam Rajavi i uroi mirëseardhjen zonjës Rudik dhe nënvizoi mbështetjen dhe solidaritetin e popullit iranian dhe rezistencës ndaj popullit të Ukrainës. Ajo shtoi: Populli në Iran ndjen solidaritet të madh ndaj jush. Populli dhe Rezistenca iraniane vuajnë nga dhimbjet dhe vuajtjet tuaja dhe e admirojnë rezistencën dhe përparimin tuaj. Zonja Rajavi vlerësoi rolin unik të grave në luftën e Ukrainës. Ajo shtoi: Unë kam besim se me gra gtë forta si ju, Rezistenca e Ukrainës do të jetë këmbëngulëse, historike dhe e pathyeshme.
Zonja Rudik i dhuroi Maryam Rajavit një punim artizanal të bërë nga gratë e Rezistencës Ukrainase si një mesazh rezistence. Maryam Rajavi gjithashtu i dhuroi zonjës Rudik dhe përfaqësuesve të zgjedhur të popullit ukrainas në parlament, një pllakë të Rezistencës dhe listën e 20,000 dëshmorëve të PMOI-së.
https://www.maryam-rajavi.com/en/kira-rudik-parliament-ukraine-ashraf3-iran/

Mes 12 viktimave të një ekzekutimi masiv të kryer në Burgun Qendror të Zahedanit ishte edhe një grua.
Të hënën, më 6 qershor 2022, një grua e identifikuar vetëm me mbiemër, Gergich, u var në Burgun Qendror të Zahedanit. Në këtë burg u varën 12 persona brenda një dite. Të 12 të burgosurit ishin dërguar në izolim të shtunën, më 4 qershor.
Gruaja e etnisë Baluch, e identifikuar vetëm me mbiemrin Gergich, ishte dënuar me vdekje për akuzën e vrasjes me dashje të bashkëshortit të saj.
Me këtë ekzekutim të fundit, numri i grave të ekzekutuara në Iran që nga shtatori 2013, arrin në 136.
https://women.ncr-iran.org/2022/06/07/central-prison-of-zahedan-hanging/

Protestat e pensionistëve, të cilat zhvillohen rregullisht, po ndodhin pasi Irani ka parë dy valë protestash intensive kundër regjimit në muajin e kaluar, të shkaktuara nga rënia e kushteve ekonomike, rritja e inflacionit dhe rritja e tepërt e çmimeve të të mirave bazë.

Por faktet në terren tregojnë se regjimi në fakt është bllokuar në një rrugë pa rrugëdalje. Një vështrim në krizat e ndryshme që kaplojnë mullahët ofron një kuptim më të mirë se sa të dëshpëruar po bëhen Khamenei dhe Garda e tij Revolucionare (IRGC) pavarësisht nga brenga e tyre përballë komunitetit ndërkombëtar.

Kjo deklaratë, e publikuar të dielën, më 5 qershor, e përkufizon arsyetimin pas këtyre udhëzimeve si “komplikime të fundit të vërejtura në aplikacionet e Bashkisë së Teheranit dhe veçanërisht në portalet e brendshme në të gjithë qytetin e Teheranit”.

Meshkini madje shkoi aq larg sa të pretendonte se asnjë nga vendet anëtare të NPT-së nuk e ka pasur nivelin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së sa Teherani.
Ai paralajmëroi: “Nëse ka sado pak racionalitet te zyrtarët e agjencisë, asnjë rezolutë nuk do të dalë kundër vendit tonë. Nëse IAEA dëshiron të luajë një rol politik në procesin e programit bërthamor paqësor të vendit tonë, së pari, ajo ka djegur (shkatërruar) besueshmërinë e saj dhe, së dyti, po prish procesin e negociatave të Vjenës.