Thursday, March 28, 2024

Rezoluta e IAEA kundër regjimit do të prishë bisedimet e Vjenës, kërcënon deputeti

Në një intervistë me agjencinë shtetërore të lajmeve Tasnim, Mahmoud Abbaszadeh Meshkini, zëdhënësi i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe Politikës së Jashtme të regjimit, paralajmëroi kundër një rezolute të mundshme në mbledhjen e Bordit të Guvernatorëve të IAEA dhe tha: “Unë nuk mendoj se IAEA dëshiron të luajë me besueshmërinë e saj duke nxjerrë një rezolutë kundër Iranit. Vetë perëndimorët e dinë se nxjerrja e rezolutave të tilla kundër Iranit nuk është detyruese”.

Meshkini madje shkoi aq larg sa të pretendonte se asnjë nga vendet anëtare të NPT-së nuk e ka pasur nivelin e bashkëpunimit me mbikëqyrësin bërthamor të OKB-së sa Teherani.

Ai paralajmëroi: “Nëse ka sado pak racionalitet te zyrtarët e agjencisë, asnjë rezolutë nuk do të dalë kundër vendit tonë. Nëse IAEA dëshiron të luajë një rol politik në procesin e programit bërthamor paqësor të vendit tonë, së pari, ajo ka djegur (shkatërruar) besueshmërinë e saj dhe, së dyti, po prish procesin e negociatave të Vjenës.