Burgu Qendror i Zahedanit – Një grua mes 12 viktimave të një ekzekutimi masiv.
Mes 12 viktimave të një ekzekutimi masiv të kryer në Burgun Qendror të Zahedanit ishte edhe një grua.
Të hënën, më 6 qershor 2022, një grua e identifikuar vetëm me mbiemër, Gergich, u var në Burgun Qendror të Zahedanit. Në këtë burg u varën 12 persona brenda një dite. Të 12 të burgosurit ishin dërguar në izolim të shtunën, më 4 qershor.
Gruaja e etnisë Baluch, e identifikuar vetëm me mbiemrin Gergich, ishte dënuar me vdekje për akuzën e vrasjes me dashje të bashkëshortit të saj.
Me këtë ekzekutim të fundit, numri i grave të ekzekutuara në Iran që nga shtatori 2013, arrin në 136.
https://women.ncr-iran.org/2022/06/07/central-prison-of-zahedan-hanging/