Mullahët shtojnë gjakderdhjen për të frikësuar publikun dhe për të parandaluar protestat publike,
Krime të tilla vetëm sa shtojnë vendosmërinë e publikut dhe të Rezistencës për të përmbysur regjimin
Regjimi është një mallkim për njerëzimin bashkëkohor dhe duhet të përjashtohet nga komuniteti botëror, dhe liderët e tij duhet të ndiqen penalisht
Agjentët e Khameneit varën një rekrut, si hakmarrje për vdekjen e një majori të SSF (Forcës së Sigurisë së Shtetit), në burgun e Rashtit, dhe dy të burgosur të quajtur Hiva Ahmadi dhe Payam Yazdani, që kishin qenë në burg për 7 vjet të dy, në Sanandaj të enjten më 28 korrik.
Një i burgosur i quajtur Mohammad Reza Arjamandi në Bam, një i burgosur 72-vjeçar i quajtur Abdullah Rahimi – pas 14 vitesh burgim, një e burgosur femër e quajtur Soheila Abedi në Sanandaj, një tjetër e burgosur me emrin Faranak Beheshti – pas 5 vitesh burg në Urmia, dhe një e burgosur e quajtur Senobar Jalali u varën në burgun e Gohardashtit më 27 korrik. Këto e çuan në 25 numrin e të burgosurve të ekzekutuar që nga 23 korriku.
Regjimi i mullahëve ka rritur gjakderdhjen në një përpjekje për ta zgjatur pak më shumë jetën e tij përballë zemërimit të popullit iranian. Megjithatë, këto krime të tmerrshme vetëm sa do ta forcojnë vendosmërinë e popullit dhe të Rezistencës Iraniane për ta përmbysur këtë regjim.
Njësitë e Rezistencës projektuan imazhin e liderit të Rezistencës Iraniane së bashku me një slogan për përmbysjen e regjimit, duke përdorur projektorë të jashtëm, në faqen e një ndërtese të lartë të kompleksit rezidencial Koorosh në Bulevardin Saket në Isfahan të premten në mbrëmje, më 29 korrik, në orën 21:30. Imazhet e projektuara ishin 12 metra në diametër.
Njësitë e Rezistencës zhvillojnë rregullisht aktivitete që synojnë të sfidojnë dhe të shkatërrojnë përpjekjet e regjimit për të imponuar një atmosferë represioni.
Një komb është i njohur për gatimet e tij tradicionale dhe unike. Me historinë e tij të pasur dhe diversitetin kulturor, Irani ka një reputacion për ushqimin e shijshëm. Megjithatë, fatkeqësia financiare e vendit i pengon njerëzit të përballojnë një tryezë të mirë, madje edhe të hanë një mëngjes të thjeshtë.
Për vite me radhë, djathi, buka, arra dhe çaji kanë bërë mëngjesin e miliona iranianëve. Në vitet e fundit, ndërsa ekonomia e vendit filloi të shembet për shkak të veprimeve të regjimit, shumë iranianë mund të përballonin vetëm atë që kishin për shumë vite si mëngjes.
Megjithatë, tani, sipas mediave shtetërore të Iranit, njerëzit nuk mund të përballojnë as bukë dhe djathë.
“Me sa duket, inflacioni dhe rritja e çmimeve në qiell nuk e kanë kursyer ushqimin më të thjeshtë që kishin shumë iranianë. Hulumtimet tona tregojnë se çmimet e arrës, bukës dhe djathit i kalojnë 50 milionë rialët,” pranoi e përditshmja shtetërore Hamdeli më 26 korrik.
Bisedimet bërthamore të Iranit në Vjenë [Foto e Dosjes]
Programi bërthamor i Iranit po “ecën përpara” dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka shikueshmëri shumë të kufizuar për atë që po ndodh, tha shefi i IAEA Rafael Grossi në një intervistë me gazetën spanjolle El Pais më 22 korrik. Këto komente janë përshkruar nga analistët si një ngrohjes rreth shndërrimit të Teheranit në një shtet të pragut bërthamor në të ardhmen e afërt. Wall Street Journal publikoi një artikull më 25 korrik të titulluar “Vdekja konvulsive e marrëveshjes bërthamore të Iranit”.
Gjatë gjithë kohës, pretendimet e bëra nga Teherani paraqesin një pamje krejtësisht të ndryshme. Rruga është e hapur për një marrëveshje në të ardhmen e afërt,- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Teheranit në konferencën për shtyp më 20 korrik. “Nëse pala e kundërt vepron me logjikë dhe arsye, negociatat mund të çojnë në rezultate,”- tha Presidenti i regjimit iranian Ebrahim Raisi më 26 korrik.
Natyra e saktë e këtyre dy këndvështrimeve të ndryshme mund të konkludohet nga pozicioni i fundit i shefit të politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell dhe komenti i tij në Financial Times, më 26 korrik. Kam arritur në përfundimin se hapësira për kompromise të tjera të rëndësishme është ezauruar -, theksoi ai.
Gazetat në Iran, si e përditshmja shtetërore Hamdeli, po botojnë gjithashtu artikuj që përshkruajnë se “drita e marrëveshjes bërthamore është më e zbehtë se kurrë”, sipas një artikulli të botuar më 22 korrik. “Nuk ka asnjë motiv për të ringjallur JCPOA ”, thuhet në një artikull në të përditshmen shtetërore Setareyeh-Sobh më 25 korrik, duke iu referuar marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me akronimin e saj zyrtar, Plani i Përbashkët Gjithëpërfshirës i Veprimit. Para kësaj, gazetat e lidhura me udhëheqësin suprem të regjimit Ali Khamenei, duke përfshirë Kayhan dhe Vatan-e Emruz, kanë përshkruar prej kohësh përpjekjet për të ringjallur JCPOA si të padobishme dhe e konsiderojnë marrëveshjen si një kufomë të kalbur.
Pyetja është kur palët përkatëse flasin për “shkatërrimin e JCPOA” dhe mundësisë që po i vjen fundi për një kompromis, pse jemi dëshmitarë të sinjaleve pozitive nga vetë Raisi dhe Ministria e Jashtme e regjimit?
Përgjigja mund të gjendet në pasojat e pakëndshme të pranimit të dështimit të tyre, të theksuara në një artikull të botuar në të përditshmen shtetërore Resalat më 25 korrik: “Irani nuk është në gjendje të pranojë përgjegjësinë, peshën dhe çmimin e negociatave bërthamore, duke cuar ne një dështim zyrtar dhe nje mosringjallje te JCPOA… Shpallja e përfundimit zyrtar të bisedimeve bërthamore dhe vdekja e JCPOA do të rezultojë në një status shpërthyes brenda Iranit. Përveç ndikimit të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në kushtet ekonomike të vendit, kushtet e jetesës së njerëzve dhe inflacionin e shfrenuar, ai do të ketë një ndikim të thellë psikologjik në opinionin publik. Dhe më e rëndësishmja nga të gjitha, nuk ka asnjë metodë për të zëvendësuar JCPOA.”
Kjo që vjen nga e përditshmja Resalat, duke marrë parasysh lidhjet e saj të ngushta me elitën në pushtet të regjimit iranian, është domethënëse në vetvete.
Udhëheqësi i Rezistencës iraniane Massoud Rajavi tha në janar 2022: “Tani që Raisi është presidenti i regjimit, në lidhje me dosjen bërthamore, regjimi i mullahëve bën përparime ose pëson pengesa në lojën si macja me miun dhe keshtu JCPOA në 2022 nuk do të ketë nje rezultat kuptimplote. Rezultati do të shihet në protesta dhe kryengritje të mëtejshme.”
Të mërkurën, më 27 korrik 2022, në burgun Gohardasht të Karajit u ekzekutua një shtetase afgane e quajtur Senobar Jalali. Ekzekutimi e çon në 140 numrin e grave të ekzekutuara në Iran që nga vera e vitit 2013.
Senobar Jalali u burgos në burgun e Qarçakut. Ajo u transferua nga reparti 7 i burgut të Qarçakut të martën më 26 korrik dhe u vendos në izolim në burgun e Gohardashtit.
Senobar Jalali kishte vrarë burrin e saj në një përleshje familjare. Një burim i informuar tha: -Isha me të në repartin 5. Ajo u përpoq shumë që të lirohej. Ajo punonte shumë në burg, lante enët dhe rrobat. Ajo ishte nervoze, por shpresonte për lirinë. Ajo punonte vazhdimisht. Ajo duhej të paguante paratë e gjakut sipas rregullave të Afganistanit dhe të kalonte kohë në burg për pjesën tjetër të saj, por ata e ekzekutuan. Ekzekutimi i Senobar Jalalit në Burgun e Gohardashtit u bë në të njëjtën ditë me ekzekutimin e Soheila Abedit në Burgun Qendror të Sanandajt dhe të Farank Beheshtit në Burgun Qendror të Urmisë. Regjimi klerik dërgoi në të njëjtën ditë tre gra në trekëmbësh.
Më 21 korrik 2022, Robab Danaii u ekzekutua në burgun e Yazd, në Iranin qendror. Kështu regjimi ka ekzekutuar katër gra në vetëm një javë.
Përmbytje në Iran në provincën Kohgiluyeh dhe Boyer Ahmad
Gratë dhe fëmijët humbën jetën në përmbytjet në Iran që ndodhën në 62 qytete
Gra dhe fëmijë u vranë nga përmbytjet në Iran në 17 provinca, duke përfshirë Hormozgan, Sistan dhe Baluchestan dhe Teheran. Dy vajza të vogla u mbytën nga përmbytjet në provincën Hormozgan, në jug të Iranit.
Katër dekada të sundimit grabitqar të mullahëve kanë shkatërruar infrastrukturat e Iranit, duke e lënë popullin e Iranit të pambrojtur ndaj fatkeqësive natyrore. Ata përballen çdo ditë me një fatkeqësi të re.
Autoritetet e regjimit iranian në provincën Sistan dhe Baluchestan kanë raportuar tre vdekje dhe dëmtime në 51 njësi banimi pas përmbytjeve në Iran.
Përmbytjet në Hormozgan kanë marrë dy vajza të vogla. Guvernatori i Goharan Bashagard njoftoi se dy vajzat e moshës 8 dhe 14 vjeç nga fshati Posman, ranë në ujë të thellë dhe humbën jetën pasi hynë në lumin sezonal. (Khabarfoori.com i drejtuar nga shteti – 26 korrik 2022)
Organizata Meteorologjike lëshoi një paralajmërim të kuq dhe njoftoi se provincat Sistan dhe Baluchestan, Hormozgan, Fars, Kerman, Yazd dhe Khorasan Jugor do të preken nga përmbytjet në Iran.
Natën e së mërkurës, 27 korrik 2022, reshjet e dendura të shiut në provincën e Teheranit shkaktuan rrëshqitje dherash, vërshime dhe grumbullim balte në disa pjesë të kësaj krahine. Imamzadeh Davoud ishte ndër rajonet e prekura.
Më 28 korrik 2022, Tabnak.ir shtetërore raportoi gjashtë të vdekur dhe nëntë të plagosur për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Shumë prej tyre janë ende të zhdukur dhe identiteti i tyre ende nuk është përcaktuar.
Imamzadeh Davud
Agjencia zyrtare e lajmeve IRNA raportoi gjithashtu shira të dendur në Damavand. Shumë fshatra përreth u dëmtuan nga përmbytjet e Iranit në Damavand. Viktimat e para të përmbytjeve në këto fshatra të privuara janë gratë dhe fëmijët e tyre.
Dy vajza të reja, Sheklieh Paritash, 19 vjeç, dhe Parvin Rahmandoust, 27, u mbytën në përmbytjet e shpejta që përshkuan një fshat në Sistan dhe Baluchestan për shkak të gjendjes së pafavorshme.
Të enjten në mëngjes, më 28 korrik, megjithë paralajmërimet nga forcat e sigurisë së shtetit, banorët e Baneh dolën nga shtëpitë e tyre për të marrë pjesë në një ceremoni varrimi për një ‘kulbar’ (banorë të varfër që bartin ngarkesa të rënda përtej kufirit për të siguruar jetesën) që ishte vrarë nga regjimenti kufitar i regjimit.
Viktima më e fundit, baba i dy fëmijëve nga qyteti Sardasht, ishte Shirkuh Chavshini.
Nga frika e protestave publike, zyrtarët shtetërorë e varrosën viktimën në mes të natës në prani të një numri të madh agjentësh me rroba civile, por të nesërmen banorët e Baneh erdhën te varri i Chavshinit dhe mbajtën një ceremoni për ta nderuar këtë baba të gjorë punëtor.
Pasditen e së mërkurës, 27 korrik, forcat kriminale të sigurisë së regjimit kanë qëlluar 3 ‘kulbarë’ në postin kufitar të Mele Sartzan në qytetin Bane. Për pasojë ka humbur jetën Shirkuh Chavshini, 32 vjeç, dhe kanë mbetur të plagosur dy të tjerë.
Të mërkurën, më 27 korrik, gjyqësori i regjimit iranian ekzekutoi dy gra të burgosura.
Sipas një raporti, në burgun e Sanandaj është ekzekutuar 33-vjeçarja Soheila Abedi, e cila kishte tetë vite në burg, ndërsa Faranak Beheshti, banuese në Sharif Abad Takab, e cila ishte në burg prej 5 vitesh, është ekzekutuar në Urmia. Amnesty International lëshoi një deklaratë të mërkurën, duke paralajmëruar kundër rritjes së numrit të ekzekutimeve dhe duke kërkuar t’i jepet fund valës së tmerrshme të ekzekutimeve brenda Iranit.
Gjykata e Shkallës së Parë në Bruksel njoftoi sot se seanca për shqyrtimin e kërkesës së paditësve të shumtë për të parandaluar transferimin e diplomatit-terrorist të dënuar, Assadollah Assadi, në Iran do të mbahet më 19 shtator 2022.
Të premten, më 22 korrik, Gjykata e Apelit në Bruksel e ndaloi përkohësisht shtetin belg të procedonte me një transferim të mundshëm të Assadi-t në Iran. Assadi u dënua në vitin 2021 nga gjykata e Anversës me 20 vjet burg për terrorizëm. Parlamenti belg ratifikoi të mërkurën në mbrëmje një traktat midis Belgjikës dhe Iranit për transferimin e të arrestuarve.
Vendimi i gjykatës së apelit të premten, që ndalon përkohësisht transferimin e Assadollah Assadi në Iran apo në çdo vend tjetër, do të mbetet në fuqi derisa të merret vendimi në seancën dëgjimore. Kërkesa iu paraqit gjykatës nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, Presidentja e zgjedhur e tij, zonja Maryam Rajavi, dhe nëntë persona të tjerë fizikë, duke përfshirë disa personalitete të shquara nga SHBA dhe Evropa. Muajin e shkuar, qeveria belge i paraqiti parlamentit një traktat që kishte nënshkruar me Teheranin në mars, nën titullin “Transferimi i personave të dënuar”. Parlamenti belg e ratifikoi traktatin, duke lejuar transferimin e të burgosurve të dënuar midis dy vendeve.
Nga ana e Iranit, qëllimi i qartë i traktatit ishte të siguronte lirimin e Assadollah Assadi, një diplomat-terrorist i rangut të lartë i dënuar në shkurt 2021 me 20 vjet në një burg belg si pasojë e rolit të tij si organizatori i një komploti terrorist të vitit 2018. Ai komplot u pengua për fat të mirë nga bashkëpunimi midis disa agjencive evropiane të zbatimit të ligjit. Por nëse do të ishte realizuar sipas planit, mund të ishte shndërruar në sulmin më të rëndë terrorist në tokën evropiane. Assadi, që shërbente si këshilltar i tretë në ambasadën e regjimit në Vjenë në atë kohë, kishte futur kontrabandë personalisht në Evropë 500 gram eksploziv të lartë TATP së bashku me një detonator dhe më pas ua kishte dorëzuar ato dy bashkëpunëtorëve me udhëzime se ku dhe si t’i përdornin.
Objektivi i përgjithshëm i atij komploti ishte grumbullimi i përvitshëm i emigrantëve iranianë, i organizuar jashtë Parisit nga Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit. Objektivi i veçantë ishte presidentja e zgjedhur e NCRI, Maryam Rajavi. Meqenëse përpjekja për ta shënjestruar atë do të përfshinte vendosjen e pajisjes shpërthyese pranë skenës, nuk ka dyshim se ajo do të kishte vrarë dhe plagosur gjithashtu një numër politikanësh, studiuesish dhe personalitetesh të tjerë perëndimorë që ishin të pranishëm, së bashku me rreth 100,000 iranianë. Assadi nuk ishte i vetëm në pranimin e rrezikut të një incidenti ndërkombëtar që do të kishte pasuar një sulm të tillë. Hetuesit belgë konkluduan pa asnjë dyshim se urdhrat për komplotin terrorist të vitit 2018 vinin nga nivelet më të larta të regjimit iranian.
Zbatimi i traktatit për “Transferimin e Personave të Dënuar” do të ishte një hap shumë i madh drejt sigurimit të një strehe të sigurt për terroristët e Iranit në Belgjikë dhe Evropë. Irani është sponsori kryesor shtetëror në botë i terrorizmit dhe ky traktat do ta kthejë Brukselin në një qendër për ta. “E kam thënë tashmë, dhe e kam përsëritur, se t’i varësh shpresat tek lirimi i një pengu të pafajshëm belg në Iran është një hap përpara dhe 100 hapa prapa, sepse në të ardhmen askush nuk do të jetë i sigurt. Çdo qytetar evropian dhe amerikan në Iran do të bëhet një peng i mundshëm. A nuk është ky një pakt me djallin kundër sigurisë së qytetarëve evropianë dhe amerikanë, popullit iranian dhe rezistencës së tyre?” tha zonja Maryam Rajavi në një mesazh për demonstratën e iranianëve në Berlin më 23 korrik.
Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit dënon fuqishëm traktatin e turpshëm midis qeverisë belge dhe fashizmit fetar që sundon Iranin dhe do të ndjekë dhe shterojë të gjitha rrugët e mundshme politike dhe ligjore për të parandaluar transferimin e një diplomati terrorist të dënuar në Iran. Ky traktat i turpshëm do ta inkurajojë regjimin iranian, si shteti numër një sponsorizues i terrorizmit në botë, që ta përdorë edhe më shumë pengmarrjen e shtetasve të huaj dhe të dyfishtë dhe të kryejë edhe më shumë veprimtari terroriste në Evropë.
Dyzet e dy laureatë të çmimit Nobel lëshuan një deklaratë në lidhje me Samitin Botëror për Iranin e Lirë 2022. Në deklaratë, ata theksuan mbështetjen e tyre për planin me dhjetë pika të zonjës Maryam Rajavi, presidentes së zgjedhur të Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit ( NCRI).
Ata gjithashtu mbështetën protestat e popullit iranian kundër regjimit klerikal. Në deklaratë thuhet pjesërisht:
“Regjimi iranian po përpiqet të përhapë dëshpërim tek të rinjtë duke deklaruar se nuk ka asnjë alternativë ndaj sundimit të tij dhe se e vetmja zgjedhje e mbetur është midis teokracisë aktuale dhe ish-diktaturës monarkike. Kjo po ndodh ndërkohë që populli iranian, në demonstratat dhe protestat e tij, vazhdimisht thërret “As Shahu dhe as Mullah, mallkuar qofshin të dy”.
Ata gjithashtu shprehën miratim për kërkesën e demonstruesve iranianë gjatë kryengritjeve, të cilët thërrisnin: “As Shahu dhe as Mullah, mallkuar qofshin të dy”.
10 korrik, 2022
Ne, laureatët e poshtëshënuar të Nobelit, shprehim shqetësimin tonë të thellë për gjendjen e tmerrshme dhe që përkeqësohet gjithnjë e më shumë, të të drejtave të njeriut në Iran.
Në raportin e tij të fundit të paraqitur në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së më 21 qershor 2022, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres shprehu shqetësim të thellë në lidhje me numrin në rritje të ekzekutimeve në Republikën Islamike të Iranit, si dhe “modelet e privimit arbitrar të jetës për shkak të forcës së tepruar të përdorur nga autoritetet kundër korrierëve kufitarë, protestuesve paqësorë dhe atyre në paraburgim, të shoqëruar me pandëshkueshmëri.”
Ndërsa Hassan Rouhani përfundoi mandatin e tij tetë-vjeçar verën e kaluar me afro 5,000 ekzekutime, numri i ekzekutimeve është rritur që kur Raisi u bë president i regjimit. Afro 480 persona janë ekzekutuar që kur ai mori këtë detyrë.
Që nga fillimi i vitit 2022, demonstratat dhe protestat kundër regjimit kanë vazhduar të zhvillohen me këmbëngulje nga sektorë të ndryshëm shoqërorë në qytete dhe qyteza anembanë Iranit ndërsa populli iranian është ngritur për të kërkuar të drejtat e tij.
Regjimi iranian, duke u përballur me kriza në të gjitha arenat e brendshme dhe të jashtme, e sheh të vetmen rrugëdalje në intensifikimin e represionit, terrorizmit, luftënxitjes dhe përshpejtimit të programit të tij bërthamor. Për ta arritur këtë objektiv, vitin e kaluar, Khamenei u detyrua të braktiste aktrimin teatral dyzetvjeçar “reformistët kundër fondamentalistëve” në regjimin e tij dhe vendosi Raisin si president për të imponuar një rregull shumë më të ashpër. Raisi është një nga zyrtarët përgjegjës për masakrën e vitit 1988 në një hark kohor prej disa javësh ndaj 30,000 të burgosurve politikë, 90% e të cilëve ishin anëtarë dhe mbështetës të Mujahedin-e Khalq (PMOI/MEK). Krimi i vetëm i viktimave ishte këmbëngulja në mbështetjen e tyre ndaj MEK.
Nga ana tjetër, regjimi iranian po përpiqet të përhapë dëshpërim tek të rinjtë duke deklaruar se nuk ka asnjë alternativë ndaj sundimit të tij dhe se e vetmja zgjedhje e mbetur është mes teokracisë aktuale dhe ish-diktaturës monarkike. Kjo po ndodh ndërkohë që populli iranian në demonstratat dhe protestat e tij vazhdimisht thërret “As Shahu dhe as Mullah, të mallkuar qofshin të dy”.
Ne, laureatët e Nobelit, bashkohemi me qindra personalitete të shquara nga pesë kontinentet dhe dhjetëra mijëra iranianë jashtë Iranit për të shprehur solidaritetin me Samitin Botëror 2022 për Iranin e Lirë për lirinë dhe demokracinë në Iran. Ne besojmë se dëshira e madhe e popullit iranian për liri përfaqësohet në planin prej 10 pikash të lideres së opozitës, Maryam Rajavi, për të ardhmen e Iranit, i cili bën thirrje për votim universal, zgjedhje të lira dhe një ekonomi tregu, dhe mbron gjininë, fenë, dhe barazinë etnike, një politikë të jashtme të bazuar në bashkëjetesën paqësore dhe një Iran jo-bërthamor.
Nënshkruesit:
Profesor Barry C Barish, çmimi Nobel, Fizikë 2017, SHBA
Professor J. Michael Bishop, çmimi Nobel, Mjekësi 1989, SHBA
Profesor Thomas R. Ceck, çmimi Nobel, Kimi 1989, SHBA
Profesor Aaron Ciechnover, çmimi Nobel, Kimi 2004, Izrael
Profesor Johann Deisenhofer, çmimi Nobel, Kimi 1988, SHBA
Profesor Joachim Frank, çmimi Nobel, Kimi 2017, SHBA
Profesor Jerome Friedman, çmimi Nobel, Fizikë 1990, SHBA
Profesor Sheldon Glashow, çmimi Nobel, Fizikë 1979, SHBA
Profesor Oliver Hart, çmimi Nobel, Ekonomi 2016, SHBA
Profesor Alan Heeger, çmimi Nobel, Kimi 2000, SHBA
Profesor Dudley Herschbach, çmimi Nobel, Kimi 1986, SHBA
Profesor Roald Hoffmann, çmimi Nobel, Kimi 1981, SHBA
Profesor H. Robert Horvitz, çmimi Nobel, Mjekësi 2002, SHBA
Profesor Louis J. Ignarro, çmimi Nobel, Mjekësi 1998, SHBA
Profesor Elfriede Jelinek, çmimi Nobel, Letërsi 2004, Austri
Profesor Takaaki Kajita, çmimi Nobel, Fizikë 2015, Japoni
Profesor Brian Kobilka, çmimi Nobel, Kimi 2012, SHBA
Profesor Roger D. Kornberg, çmimi Nobel, Kimi 2006, SHBA
Profesor Finn Kydland, çmimi Nobel, Ekonomi 2004, Norvegji
Profesor John C. Mather, çmimi Nobel, Fizikë 2006, SHBA
Profesor Patrick Modiano, çmimi Nobel, Letërsi 2014, Francë
Profesor Paul Modrich, çmimi Nobel, Kimi 2015, SHBA
Profesor John Polanyi, çmimi Nobel, Kimi 1986, Kanada
Profesor Sir Peter J. Ratcliffe, çmimi Nobel, Mjekësi 2019, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Charles M. Rice, çmimi Nobel, Mjekësi 2020, SHBA
Profesor Sir Richard J. Roberts, çmimi Nobel, Mjekësi 1993, SHBA
Profesor Randy Schekman, çmimi Nobel, Mjekësi 2013, SHBA
Profesor Richard Schrock, çmimi Nobel, Kimi 2005, SHBA
Profesor Vernon Smith, çmimi Nobel, Ekonomi 2002, SHBA
Profesor Wole Soyinka, çmimi Nobel, Letërsi 1986, Nigeri
Profesor Morio Vargas Llosa, çmimi Nobel, Letërsi 2010, Peru
Profesor Sir John E. Walker, çmimi Nobel, Kimi 1997, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Arieh Warshel, çmimi Nobel, Kimi 2013, Izrael
Profesor David J. Wineland, çmimi Nobel, Fizikë 2012, SHBA
Profesor Sir Gregory P. Winter, çmimi Nobel, Kimi 2018, Mbretëria e Bashkuar
Profesor Edvard Moser, çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji
Profesor Gerhard Ertl, çmimi Nobel, Kimi 2007, Gjermani
Profesor Elias Corey, çmimi Nobel, Kimi 1990, SHBA
Profesor Harald zur Hausen, çmimi Nobel, Mjekësi 2009, Gjermani
Profesor John Lewis Hall, çmimi Nobel, Fizikë 2005, SHBA
Profesor Georg Bednorz, çmimi Noble, Fizikë 1987, Gjermani
Profesor May-Britt Moser, çmimi Nobel, Mjekësi 2014, Norvegji