Iran: 25 Ekzekutime në Javën e Fundit të Korrikut

567

Duke Përfshirë Tre Gra dhe një Burrë 72-Vjeçar

Mullahët shtojnë gjakderdhjen për të frikësuar publikun dhe për të parandaluar protestat publike,

Krime të tilla vetëm sa shtojnë vendosmërinë e publikut dhe të Rezistencës për të përmbysur regjimin

Regjimi është një mallkim për njerëzimin bashkëkohor dhe duhet të përjashtohet nga komuniteti botëror, dhe liderët e tij duhet të ndiqen penalisht

Agjentët e Khameneit varën një rekrut, si hakmarrje për vdekjen e një majori të SSF (Forcës së Sigurisë së Shtetit), në burgun e Rashtit, dhe dy të burgosur të quajtur Hiva Ahmadi dhe Payam Yazdani, që kishin qenë në burg për 7 vjet të dy, në Sanandaj të enjten më 28 korrik.

Një i burgosur i quajtur Mohammad Reza Arjamandi në Bam, një i burgosur 72-vjeçar i quajtur Abdullah Rahimi – pas 14 vitesh burgim, një e burgosur femër e quajtur Soheila Abedi në Sanandaj, një tjetër e burgosur me emrin Faranak Beheshti – pas 5 vitesh burg në Urmia, dhe një e burgosur e quajtur Senobar Jalali u varën në burgun e Gohardashtit më 27 korrik. Këto e çuan në 25 numrin e të burgosurve të ekzekutuar që nga 23 korriku.

Regjimi i mullahëve ka rritur gjakderdhjen në një përpjekje për ta zgjatur pak më shumë jetën e tij përballë zemërimit të popullit iranian. Megjithatë, këto krime të tmerrshme vetëm sa do ta forcojnë vendosmërinë e popullit dhe të Rezistencës Iraniane për ta përmbysur këtë regjim.