
Vazhdojnë protestat në universitete, përkujtimi i martirëve dhe djegja e simboleve të regjimit
Mëngjesin e sotëm, e martë, 8 nëntor, në ditën e 54-të të kryengritjes mbarëkombëtare, studentët e Fakultetit të Matematikës në Universitetin Melli, Universitetit të Shkencës dhe Teknologjisë, Universitetit të Shkencës dhe Kulturës në Teheran, Universitetit Allameh, Universitetit Sharif të Teknologjisë, Universitetit Ershad në Damavand, Fakultetit të Arkitekturës në Universitetin Azad në Najafabad, Universitetit Noshirvani në Babol, si dhe studentë dhe profesorë të Universitetit të Shkencave Mjekësore të Kurdistanit organizuan protesta.
November 8 – Tehran, #Iran
Students of Allameh Tabataba'i University chanting:
"We are standing firm, college students and workers!"#IranRevolution#آزادی_آزادی_آزادی pic.twitter.com/ied5s2izNa— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 8, 2022
Studentët thërrisnin: “Studentët e burgosur duhet të lirohen”, “Jemi gati të sakrifikojmë, nuk e durojmë më shtypjen”, “Universitetet janë kthyer në burgje”, “IRGC po humbet forcat – vdekje regjimit”, “Tanke dhe armë”. – nën petkun e liderit (Khamenei)” dhe “Betohemi për gjakun e shokëve tanë – do të qëndrojmë deri në fund”. Studentët e Universitetit Allameh thërrisnin: “Edhe sikur të bjerë gjak nga qielli – studentët e bashkuar të Allameh nuk do të dorëzohen”.
Sot punonjësit e kompanisë Esfahan Steel kanë hyrë në grevë. Banorët e Marivanit u mblodhën për të nderuar Nasrin Qaderin në ditën e tretë të martirizimit të saj duke thirrur “Vdekje Khameneit”. Banorët e Karajit vendosën lule në vendin e martirizimit të Mehran Shekarit. Ai u vra më 3 nëntor në një nga rrugët e Karaj, në perëndim të Teheranit. Në Zanjan, të rinjtë sulmuan një bazë të Basijit me kokteje molotovi dhe në Gonbad Kavous, ata sulmuan zyrën e një deputeti të parlamentit të regjimit dhe i vunë flakën. Në Marivan të rinjtë protestuan duke ndezur zjarr në rrugë.
Agjencia e lajmeve Fars, e lidhur me IRGC-në, shkroi në raportin e saj mbi një konferencë për shtyp më 8 nëntor nga Massoud Setayeshi, zëdhënësi i Gjyqësorit, “Lidhur me statistikat më të fundit rreth ngritjes së aktakuzave në Teheran për të arrestuarit e incidenteve të fundit, ai tha, ‘Deri më tani janë ngritur 1024 aktakuza’”.
Sekretariati i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI -Paris)
8 nëntor 2022
November 8 – Isfahan, central #Iran
Workers and employees of the Isfahan steel mill are on strike and continuing the nationwide protests against the regime on the 54th day of the uprising.#IranRevolution#اعتصابات_سراسریpic.twitter.com/E4JiF6vJBf— People's Mojahedin Organization of Iran (PMOI/MEK) (@Mojahedineng) November 8, 2022



Natën e së hënës, më 7 nëntor, natën e 53-të të kryengritjes mbarëkombëtare, rrethe të ndryshme të Teheranit dhe qyteteve të tjera dëshmuan demonstrata të natës, bllokimin e rrugëve me ndezjen e zjarrit dhe përleshje mes të rinjve dhe forcave shtypëse. Në Teheran, slogani “Vdekje diktatorit” jehoi nga dritaret e shtëpive në Kaitarieh Jugor dhe Bagh Feiz. Në Sheshin e Dytë të Sadeghiyeh, regjimi dërgoi një Njësi Speciale Garde me kalë për t’u përballur me njerëzit. Në lagjen Gohardasht të Karaj, njerëzit kanë brohoritur nga dritaret e shtëpive të tyre parulla kundër Khameneit.
Protesta në Iran-Nr. 113
Iran- Protesta nr 111
Protesta në Iran
Të enjten, disa ceremoni zie për dëshmorët e kryengritjes iraniane u shndërruan në protesta të mëdha kundër regjimit. Qytetet në të gjithë Iranin dëshmuan përleshje mes njerëzve dhe forcave plotësisht të armatosura të sigurisë. Demonstratat vazhduan një ditë pasi udhëheqësi suprem i regjimit, Ali Khamenei, i cilësoi protestuesit si agjentë të huaj, duke pretenduar se trazirat kishin përfunduar.
Të premten, më 4 nëntor 2022, qytetarët rifilluan protestat në të gjithë Iranin. Mijëra besimtarë u mblodhën në xhamitë e Khash, Zahedan, Saravan, Rask, Suran, Sarbaz, Iranshahr dhe qytete të tjera në Sistan & Baluchestan. Megjithatë, si në javët e kaluara, namazi i xhumasë u shndërrua në demonstrata kundër regjimit.
Dita e 50-të e kryengritjes në Iran u shënua nga protesta të zemëruara dhe memorial i ditës së 40-të. Në ditën e 50-të të kryengritjes së Iranit, të premten, më 4 nëntor 2022, njerëzit e Isfahanit u mblodhën në varrezat Bagh-e Rezvan për të përkujtuar Shirin Alizadeh në ditën e 40-të pas vdekjes së saj. Nëna 35-vjeçare e një fëmije 7-vjeçar, Shirin Alizadeh, është qëlluar me plumb në fytyrë teksa filmonte forcat represive nga një makinë që kalonte.
Kryengritja mbarëkombëtare e Iranit po shënon tani ditën e saj të 50-të të premten pas një dite intensive protestash intensive nga njerëzit në qytete të ndryshme anembanë vendit.
Protesta në Iran – Nr. 106