Friday, July 26, 2024

Iran: 60 të burgosur të vrarë ose të plagosur në repartin 7 të burgut Evin

Identifikohen gjashtë të burgosur politikë të plagosur në repartin 8

Deklarata kontradiktore, qesharake të regjimit në lidhje me incidentin e burgut të Evinit

Sipas dëshmitarëve okularë, mbrëmjen e së shtunës, më 15 tetor, kur të burgosurit e repartit 7 dhe 8 në burgun Evin ishin në oborrin e ajrimit dhe filluan të brohoritnin “Vdekje Khamenei” në mbështetje të kryengritjes, forcat e Gardës Speciale hynë në burg. dhe sulmuan të burgosurit e pambrojtur duke përdorur shkopinj, duke hedhur gaz lotsjellës, municion të vërtetë dhe të shtëna me çifte.

Nga Reparti 8 ku mbahen të burgosurit politikë u morën 50 të burgosur. Pesëmbëdhjetë prej tyre janë dërguar në spitalin e burgut për shkak të ashpërsisë së plagëve të marra dhe pjesa tjetër janë dërguar në burgun e Gohardashtit dhe në vende të tjera të panjohura.

Në Repartin 7, të burgosurit i vunë zjarrin disa prej batanijeve të tyre për t’iu kundërvënë gazit lotsjellës dhe mbytjes së shkaktuar prej tij. Njëkohësisht, rrahjet e të burgosurve u shtuan dhe përplasjet mes të burgosurve të repartit 8 dhe gardianëve u intensifikuan.

Sipas një dëshmitari okular, rojet nxorën 11 mbështetës të PMOI/MEK nga Reparti 8, ndërsa mbështetësit e tjerë mbetën nën zjarr. Disa nga të burgosurit që u goditën nga plumbat dhe të shtënat me çifte janë Mehdi Vafa’i, Meysam Dehbanzadeh, Hossein Kayhan, Sepehr Imam Jum’e, Reza Qalandari dhe Seyyed Javad Seyyedi.

Prej mesditës së së dielës, fishekët kanë mbetur në trupin dhe këmbët e disa të burgosurve dhe disa prej tyre janë goditur nga plumbat në të dyja këmbët. Ata u rrahën me shkopinj, u goditën me grushte dhe shkelma edhe pasi u qëlluan.

Sipas dëshmitarëve të tjerë okularë, Reparti 7 mori zjarr plotësisht dhe më shumë se 60 të burgosur u vranë ose u plagosën nga të shtënat me armë. Në vendngjarje janë gjetur dhe janë parë gëzhoja plumbash. Sipas një raporti tjetër nga Reparti 4, ku mbahen të burgosur ordinerë dhe politikë, përfshirë mbështetës të PMOI/MEK, të burgosurit thyen derën dhe dolën jashtë gjatë gjuajtjes me gaz lotsjellës dhe armë zjarri.

Përleshjet, brohoritjet dhe rrahjet e të burgosurve vazhduan deri në orën 01:30 të mëngjesit me orën lokale. Agjentët me rroba civile dhe forcat e IRGC rrethuan repartet e burgut dhe qëlluan pa dallim në dritare për të parandaluar arratisjen e të burgosurve që kishin shkuar në çati. Në të njëjtën kohë, rreth Evinit, agjentët e regjimit sulmonin shtëpi e dritare me municion të vërtetë, fishekë dhe gaz lotsjellës kudo ku dëgjoheshin thirrjet e parullave.